Aplikacion
Eni ka vetëm disa ditë që e ka pranuar publikisht këtë lajm kaq të bukur, pasi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private.
Mbrëmjen e sotme, e ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, moderatorja ka treguar si kurrë më parë disa të fshehta lidhur edhe me bashkëshortin e saj, Armandin.
E pyetur se ku e ka njohur këtë të fundit, Eni u shpreh në Tiranë nga miq të përbashkët.
“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prushën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin do të vazhdojnë në Shqipëri.