Aplikacion
Warner Bros ka njoftuar së fundmi për kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri. Nën drejtimin e Greta Gerwig dhe me skenar të Noah Baumbach, “Barbie” është duke u zhvilluar në projektin Mattel Films dhe Warner Bros.
Filmi është shkruar nga Greta Gerwig dhe Noah Baumbach. Burimet thonë se filmi donte të shfaqej që nga viti 2014. Pothuajse një dekadë më parë, filmi do të dilte në kinema.
Raportimet përshkruanin se Amy Schumer ishte kandidatja e përzgjedhur për të luajtur në “Barbie”. Më pas, Anne Hathaway mori rolin e kukullës. Megjithatë, pati disa vonesa dhe filmi nuk u zhvillua kurrë.
Në vitin 2021, Margot Robbie foli për kukullën “Barbie” dhe e përshkroi atë si një lodër që “vjen me shumë lidhje nostalgjike. Por me këtë vijnë shumë mënyra emocionuese për ta sulmuar atë”. /L.K
/Zoom.al