zoom

Të gjitha

Vrau kineasten gjatë xhirimeve, publikohen për herë të parë pamjet (VIDEO)

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Alec Baldwin ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins.

Së fundmi në media u publikuan pamjet që tregojnë momentet e fundit të kineastes ndërsa mjekët tentonin t’i shpëtonin jetën. Videoja është publikuar nga “Mail Online” dhe tregon momentin kur mjekët i thonë kineastes: “Halina qëndro me ne!”.

Megjithatë, kienastja duket se ishte pa ndjenja dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre. Pamjet tronditëse nga momentet e fundit të 42-vjeçares janë regjistruar nga një kamera trupore dje janë publikuar dje nga zyra e sherifit të Santa Fe në New Mexico si pjesë e provave nga ngjarja fatale e 21 tetorit 2021.

Kujtojmë se prodhuesit e filmit “Rust”, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekjen e rregullave të sigurisë. “Rust Movie Productions” është gjobitur me 136,793 dollarësh për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës./L.K

/Zoom.al