zoom

Politikë

Berisha voton për kryetarin e PD-së dega nr.2 në Tiranë

Ish-Kryeministri Sali Berisha voton për kryetarin e PD-së, dega nr.2 në Tiranë.

Berisha është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ndërkohë që në qendrën e votimit është pritur nga simpatizantët demokratë.

Në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh:

Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Është procesi më demokratik. Theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare.  Ky është një ogur I bardhë për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë, mund të qëndrojë prballë një diktature. Vetëm një opozitë e vërtetët ka shanset për ta ringritur PD-në dhe për ta shndërruar në një forcë  fitimtare.