zoom

Të gjitha

“Rust Movie Productions” gjobitet pas vrasjes së regjisores

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins.

Prodhuesit e filmit Rust, janë gjobitur dhe kritikuar ashpër nga autoritetet për mos ndjekjen e rregullave të sigurisë. Sipas Departamentit të Mjedisit të Nju Meksikos ata kishin treguar indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime.

“Rust Movie Productions” është gjobitur me 136,793 dollarësh për shkeljen e procedurave të sigurisë në vendin e punës. Baldwin ka mohuar se ka përgjegjësi për të shtënat fatale. “Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Aktori kishte deklaruar se ishte informuar se arma që ka përdorur ishte “e sigurt”, por në të ka pasur municion. Rikujtojmë se Alec Baldwin, po përgatitet të shfaqet sërish në ekran.

Sipas “Variety”, Baldwin do të filmonjë dy filma italianë, “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic World”. Aktori do të jetë në Romë për katër javë për të xhiruar skenat e të dy filmave./L.K

/Zoom.al