Aplikacion
Të vish në këtë jetë nga dy prindër ultra-të pasur vjen me shumë përfitime. Fëmijët e miliarderëve madje edhe fëmijët e fëmijëve të tyre shpesh marrin trashëgimi marramendëse nga prindërit që u japin një dorë të mjaftueshme për të ecur para në jetë.
Por, shumë ikona të biznesit, si Bill Gates apo Ted Turner nuk planifikojnë t’i mbajnë pasuritë e tyre në familje. Në fakt, ata planifikojnë t’i dhurojnë milionat e tyre për bamirësi, ndërsa janë shprehur se duan t’i mësojnë fëmijëve vlerën e të punuarit fort.
Turner, themeluesi i medias së famshme amerikane CNN, ka nënshkruar – The Givign Pledge – një fushatë që inkurajon njerëzit jashtëzakonisht të pasur të kontribuojnë shumicën e pasurisë së tyre për kauza filantropike. Ai njihet që ketë dhuruar rreth $1 miliardë dollarë për Kombet e Bashkuara.
Turner i cili është martuar 3 herë, ka 5 fëmijë të cilët nuk do të trashëgojnë të gjithë pasuritë e tij.
Themeluesi i CNN është gjithashtu pronari i tokës i dytë më i madh në SHBA, një mesatare prej 810,000 hekatrësh.
Bashkë themeluesi i Netflix njihet me shprehjen e tij të famshme në vitin 2017 kur tha se konkurruesi më i madh i platformës së tij është gjumi. Inxhinier në profesion, Hastings themeloi Netflix bashkë me Marc Randolph në vitin 1997. Ai gjithashtu ka thënë se do të dhurojë shumicën e pasurisë së tij.
Shumë shpejt pas blerjes së kompanisë së tij nga Disney, krijuesi i Star Wars bëri lajmërimin se shumica e pasurisë së tij do të shkonte për filantropi shkollore.
Laurene Powell Jobs trashëgoi një pasuri të konsiderueshme pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ndjerë Steve Jobs, themeluesi i Apple. Miliarderi i famshëm është shprehur se ai nuk besonte në akumulimin e pasurisë.
“Marrëdhënia ime me paranë është një mjet për të qenë i vetë-mjaftueshëm por nuk është pjesë e asaj që unë jam.”
Investitori i famshëm, Warren Buffett ka thënë se ai dëshiron t’i japë fëmijëve të tij “mjaftueshëm sa ata të ndjehen që mund të bëjnë diçka por jo aq sa atyre mos t’u bëhet më asgjë”.
Ai ka premtuar se do t’i japë më shumë se 99% të pasurisë së tij për bamirësi.
Bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates është shprehur se “lënia e trashëgimive masive për fëmijët është në dëmin e tyre”.
Si do të kishte qenë bota pa Facebook? Mark Zuckerberg ka thënë se nuk e ka imagjinuar kurrë ç’do të ndodhte më vonë.
Ai dhe e shoqja gjithashtu kanë lënë në testament se duke shkruar se do të dhurojnë 99% të pasurisë së tyre për bamirësi.