Aplikacion
Prestigjozja sportive, në artikullin e saj me titull “Spanja njeh Kosovën si shtet” thotë se përballja e sotme në futboll ndaj një shteti që qeveria s’e njeh, është indirekt njohje për Kosovën.
Marca kujton faktin se Spanja kishte refuzuar të luante kundër BRSS në vitin 1960 pasi nuk kishte marrëdhënie diplomatike, pas Luftës Civile.
Gazeta shkruan gjithashtu se Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka bërë asnjë ankesë në FIFA për të mos luajtur ndaj Kosovës njësoj si me BRSS. ©Zoom.al