zoom

Kosova

7 kushtet e Serbisë/ Osmani dhe Kurti i “tregojnë vendin” Vuçiçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sa i përket shtatë kërkesave që ka paraqitur presidenti seb, Aleksander Vuçiç.

Ai tha se kërkesat e Vuçiç janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja.

“Ndërkaq, ato kërkesat e tij, masat e tij, bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë”, tha kryeministri i Kosovës në një intervistë.

Gjithashtu në lidhje me kërkesat e Vuçiç, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo shprehet se kërkesat që ka paraqitur presidenti serb nuk kanë asnjë rëndësi për Kosovën.

Osmani akuzoi Vuçiç se po punon në prapaskenë për destabilizim të rajonit dhe rikthim në vitet e 90-ta. Sipas saj, në asnjë moment president serb nuk është i interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.