zoom

Aktualitet

60-vjeçari në Korçë dhunohet me sende të forta, një i shoqëruar në polici

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta në lagjen 15 të Korçës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin e për pasojë, mori plagë të lehta 60-vjeçari, në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një person, për të bërë sqarimin e motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

Deri tani për ngjarjen ka dëshmi kontradiktore. Vetë 60-vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person, ndërkohë që të tjerë persona në vendngjarje thonë se ai është rrëzuar aksidentalisht.

60 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.