zoom

Bota

60 minuta në telefon me Zelenskyn/ Trump jep detajet e bisedës

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi pas telefonatës që zhvilloi me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Biseda telefonike zgjati 60 minuta, ndërsa Trump tha në rrjetet sociale se shkoi shumë mirë.

“Ne jemi në rrugën e duhur. Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.

Qëllimi i Trump është të vendosë në zbatimin marrëveshjen e arritur një ditë më parë me Vladimir Putin, i cili tha se pranon propozimin amerikan për një armëpushim 30 ditor në Ukrainë, për të ndaluar sulmet mbi objektet energjetike ukrainase dhe për shkëmbimin e të burgosurve./ Zoom.al

Postime të lidhura