Aplikacion
Tabela e dëmeve ekonomike 2013-2021
Buletini i vitit 2015
| 1,177,61 mln euro |
Buletini i vitit 2016
| 534 mln euro |
Buletini i vitit 2017
| 825,6 mln euro |
Buletini i vitit 2018
| 1,073 mln euro |
Buletini i vitit 2019
| 1,293,6 mln euro |
Buletini i vitit 2020
| 711.8 mln euro |
Buletini i vitit 2021 (periudha Janar-Shtator)
| 430 mln euro |
Totali i dëmit ekonomik | 6,045,610,000 miliard euro
|
Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Qeveria shqiptare nuk ka arritur të rrisë standartet e familjes shqiptare sepse dhuna në familje ka ardhur duke u rritur ku vetëm gjatë periudhës Janar-Tetor 2021 janë regjistruar 1363 raste , më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Numri i grave të vrara është rritur me 33% në krahasim me vitin 2020 dhe rrogat në vendin tonë po përballen me një inflacion në rritje. Qeveria shqiptare flet për rritje të pagës minimale por nuk ka një studim të mirëfilltë se si do krijohet një familje nga një çift që merr rroga minimale 30 000 mijë lek.
Ne kemi një administratë të refomuar por sipas raporteve të KLSH-së ne e kemi më të korruptuarën e dekadës që lamë pas sepse 6 miliard euro, pasuri e popullit shqiptar që janë sa 66% e borxhit publik nuk dihet nga kanë shkuar dhe ato kanë humbur nën përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe buxhetore.
Më shqetësues është fakti se KLSH në 8 vitet e fundit, 2012-2019, ka përcjellë 337 Kallëzime Penale për 999 persona. Numri i kallëzimeve penale në 8 vitet e fundit 2012-2019 (337) është 2 herë me shumë krahasuar me periudhën 10 vjeçare 2002 – 2011 (168) ku evidentohet qartë që niveli i korrupsionit është rritur bashkë me nivelin e indiferencës nga politika e cila vazhdon të mbetet pjesa më e dobët e një sistemi politik të kalbur ku shenjat e degradimit janë amnistia e heshtur e këtij lumi korrupsioni që kalon para syve të të gjithëve pasi nuk ka reagim, nuk ka fajtorë dhe mbi të gjitha nuk ka zgjidhje./ Armand Kullau-Zoom.al