zoom

Aktualitet

6 ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset në Athinë për trajtim të specializuar

Pas 6 ditësh në gjendje kome, avokati Sokol Mëngjesi është nisur për në Athinë.

Familjarët e tij i kërkuan sot ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.

Mjekët patën këtë të hënë tentativa për ta nxjerrë nga intubimi. Mësohet se sot i është bërë skaneri, i cili ka treguar një ulje e ënjtjes në tru dhe sipas burimeve ka përmirësime.

Mjekët e Spitalit të Traumës u shprehën optimistë, pasi gjendje e tij është e stabilizuar, por vërejnë se jeta e Mengjesit është ende në rrezik.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre persona, prej pesë ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma.

Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.