Aplikacion
Tashmë Presidenti i Republikës ka detyrimin që pas konsultimeve me forcat politike të shpallë një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në bashkitë: Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.
Bashkia Shkodër aktualisht drejtohet nga demokratja Voltana Ademi, e cila edhe pse nuk konkurroi në zgjedhjet e 30 qershorit, mbeti në detyrë, pasi kandidati socialist, Valdrin dha dorëheqjen nga marrja e detyrës, për shkak se u zbulua se kishte mashtruar me formularin e dekriminalizimit.
Bashkinë Durrës e drejton gjithashtu një kryetare e emëruar, pasi kryetarja e zgjedhur Valbona Sako dha dorëheqjen pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Vora gjiashtu drejtohet nga nje kryetar në detyrë, pasi kryebashkiaku i zgjedhur më 30 qershor, Agim Kajmaku gjithashtu u penalizua nga ligji i dekriminalizimit.
Ndarja e papritur nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, ka bërë që edhe kjo bashki të drejtohet prej disa kohësh nga një kryetar jo i zgjedhur me votë.
Ndërkohë që pa kryetar të votuar nga zgjedhësit ka mbetur edhe Dibra, për shkak se kryebashkiaku i saj Dionis Imeraj dorëzoi mandatin për të kandiduar për deputet.
E fundit bashki që mbeti pa kryetar të zgjedhur ishte ajo e Lushnjes. Kjo pasi kryebashkiaku i saj, Fatos Tushe u arrestua nga SPAK si i përfshirë në një tender korruptiv.