zoom

Aktualitet

Identifikohet autori i plagosjes së 2 vëllezërve Doçi në Shkodër

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi.
Ai është Besmir Përkola.
Forcat e FNSH Shkodër janë vënë në kërkim të tij, por deri tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat.

Dy vëllezërit Doçi u plagosën me armë zjarri mbrëmë në orēn 17:45 në fshatin Bardhaj të Shkodrës, teksa po udhëtonin me një makinë “Audi” gri pa targa.
Ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Motivet e krimit nuk janë zbardhur ende. /Zoom.al