zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në një lokal pranë një qendre tregtare në Fier, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. Nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Arma me të cilën është qëlluar mësohet se është kallash. Dyshohet se personi i plagosur është qëlluar nga persona brenda një automjeti. Po ashtu edhe i plagosur ka qenë brenda një makine “AUDI” kur është qëlluar.