zoom

Të gjitha

7 gjërat që e bëjnë Victoria Beckham një yll të vërtetë

Janë disa personazhë të famshëm që në një mënyrë ose tjetër të “imponojnë” t’i besosh sekretet e bukurisë sepse është vetë lëkura, pamja dhe fiziku i tyre në tërësi që flet më shumë se gjithçka tjetër. Një nga rutinat më interesante për t’u dëgjuar është ajo e Victoria Beckham.

Ikona e modës është plot 47-vjeç, por përtej gjenevë, zakonet e përditshme të bukurisë e kanë bërë të duket siç duket sot! Çfarë bën zonja Beckham për të qëndruar në formë?

  1. Nuk heq dorë nga masazhet e fytyrës!
  2. Nuk harron të përdorë kremra/vajra natyralë sa herë del nga dushi! 
  3. Rregulli numër 1 është hidratimi. Beckham s’del nga shtëpia nëse s’ka lëkurë të hidratuar.
  4. Kujdesi për thonjtë dhe kutikulat është detaj shumë i rëndësishëm i pamjes së saj!
  5. Eshtë fanse e maskave për sytë
  6. Kujdesi i saj për lëkurën nis nga brenda-jashtë.
  7. Victoria përdor vetëm nuancat rreth nude-it për buzët, sepse kështu duken më të plota.

Epo këto janë disa prej këshillave që ylli i modës ua jep ndjekësve të saj për të qenë në formë perfekte si dhe për të patur një shëndet sa më të mirë./L.K