zoom

Aktualitet

Si u arrestua, a po tentonte të largohej Thoma Gëllçi nga Shqipëria

Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre mbrëmjen e sotme, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’.

Burime për zoom.al bëjnë me dije se Gëllci është arrestuar ne Kolonjë tek shtëpia e prindërve të tij. Ai është kapur nga policia e Kolonjës ndërsa mësohet se është përgjuar për lëvizjet që po bënte.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka dyshime që ai do largohej drejt Greqisë për ti shpëtuar arrestimit.

Aksioni i Spak është organizuar pasi bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

 

Postime të lidhura