zoom

Aktualitet

Nuk shpëtoi dot! Ndërron jetë pas operacionit një 23-vjeçare në Vlorë, nënë e 2 fëmijëve

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.

Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve shkoi në gjendje të rënduar në spital. Burime bëjnë të ditur se vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kaloi në gjendje shoku.

Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore.

Postime të lidhura