zoom

Aktualitet

4 viktimat në Qerret, nën efektin e alkoolit? Shoqërohet në polici stafi i hotelit

Katër shtetasit rusë, që u gjetën pa jetë mbrëmë në saunën e një hoteli në Qerret, dyshohet të kenë qenë nën efektin e alkoolit.
Por një përgjigje për këto dyshime mund të vijë pas autopsisë që po u bëhet trupave të tyre.
Policia ka shoqëruar stafin e hotel Gloria për ta marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Si pjesë e hetimeve janë edhe verifikimet  për sistemin e aspirimit të saunës.

Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç kishin prenotuar prej disa ditësh në hotel  për të kaluar disa ditë pushime.
Ata ishin nën shoqërinë e disa miqve përpara se t’i drejtoheshin saunës.

Kanë qenë miqtë ata që kanë nisur kërkimet, pasi nuk po lidheshin më që prej darkës dhe trupat e tyre u gjetën të pajetë rreth orës 22:20. /Zoom.al

Postime të lidhura