zoom

Aktualitet

361 të infektuar dhe 7 viktima nga Covid në 24 orë

361 të infektuar dhe 7 viktima nga Covid në 24 orë

Për 24 orët e fundit në vend janë shënuar 361 të infektuar dhe 7 viktima nga Covid.

Nga 2.478 testime, infektimet vazhdojnë të jenë nën 500. Tirana është me numrin më të lartë të infektimeve.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 361 qytetarë, në këto bashki: 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.
Janë 6,806 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qyetetar nga Korça 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore          361
Të shëruar në 24 orë       1,090
Të shtruar në spitale       92
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 2,478

Testime totale                1,719,796
Raste pozitive                 269,301
Raste të shëruara           259,065
Raste Aktive                    6,806
Humbje jete                     3,430

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             2,301
Fier                  982
Gjirokastër     439
Vlorë               601
Elbasan           560
Berat                491
Shkodër           423
Lezhë               348
Durrës              243
Korçë               196
Kukës               179
Dibër                43