zoom

Aktualitet

35 vite burg për vrasësin e Behar Sofisë

Gjykata e Posaçme dënoi me 35 vite burg Jemin Sherën i akuzuar si organizatori i vrasjes së Behar Sofisë, i ekzekutuar më 25 shkurt të vitit 2021.

Vendimi ndaj Sherës u dha në mungesë, pasi i pandehuri është në arrati dhe procesi është zhvilluar në prani të avokatëve të tij.

SPAK tha se nga hetimet, ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen, ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurtit të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Për vrasjen e Behar Sofisë, janë dënuar më herët nga 30 vite burg Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa ekzekutuesi Ernejt Shyti u dënua me vetëm 7 vite burgim për shkak se u bë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe zbardhi të gjithë ngjarjen e tregoi se u pagua 5 milionë lekë.

Postime të lidhura