Aplikacion
#1 – Demi (20 prill – 20 maj)
Ju jeni mjaft të sigurt tek vetja, kështu që ju pëlqen të ndihmoni të tjerët të ndihen në të njëjtën mënyrë. Jeni të besueshëm dhe i lini të tjerët të mbështeten tek ju, duke u bërë një hapësirë e sigurt ku njerëzit mund të tregojnë sekretet dhe dobësitë e tyre. Ju sundoheni nga shtëpia e dytë e vlerave dhe pronave materiale, prandaj dhe jeni të qëndrueshëm nga natyra. Natyra juaj besnike bën që njerëzit t’ju duan pranë.
#2 – Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Nëse jeni Akrep, keni tendencë t’i lini shumë vend imagjinatës. Megjithatë, nuk ju pëlqen të shpërndani e të flisni për sekrete. Ndoshta kjo e bën joshëse komunikimin me ju: Ju nuk keni asnjë interes të transportoni fjalë sa në një tavolinë, në tjerën. Mund t’ju duhet kohë që t’i besoni dikujt dhe anasjelltas, por kur ndodh, marrëdhënia është më e vërtetë se kurrë.
#3 – Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Saturni, i njohur si planeti juaj në pushtet, mund të përgjigjet pse jeni burimi përfundimtar për rehati dhe qëndrueshmëri. Ju jeni të besueshëm dhe e respektoni etikën, veçanërisht sepse Saturni është planeti që merret me moralin. Jeni krenarë që jeni të përgjegjshëm, të pjekur dhe gjithnjë në gjendje për të bërë gjënë e duhur. Njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ju, sepse ndihen rehat dhe të sigurt kur ju jeni pranë.