zoom

Stil

Këto janë 3 shenjat më manipuluese të horoskopit

Manipulimi në përgjithësi konsiderohet një sjellje mbytëse. Edhe përmendja e thjeshtë e fjalës sjell ndërmend afera të vështira dashurie, kolegë që sabotojnë suksesin, politikanë të korruptuar.
Manipulimi është një talent i rrezikshëm, ndikimi i të cilit mund të përdoret për mirë, ose për keq.

Binjakët: Manipuluesit simpatikë

Me siguri keni dëgjuar shumë herë që Binjakët janë me dy fytyra dhe ja ku do t’ju themi se kjo është një e vërtetë e madhe. Ata janë njerëzit me një mijë fytyra dhe zgjedhin të veshin atë që i përshtatet më së miri mjedisit të tyre.

Ata përshtaten me lehtësi dhe me të njëjtën lehtësi mund të bëjnë që dikush t’i besojë. Kanë një mënyrë të rrezikshme për të luajtur me fjalët, duke kompozuar fraza të bukura që mund ose nuk mund të jenë të vërteta.

Gaforrja: Manipuluesit e ëmbël

Gaforret janë të butë, të ndjeshëm dhe marrin forcë nga emocionet e tyre. Por këto ndjenja nuk janë gjithmonë të qeta. Ato mund të jenë presionues, dhe kjo i bën ata manipulues.

Meqenëse, gaforret nuk janë kurrë të drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për komunikimin e synimeve të tyre, ata mund të përdorin një sërë metodash.

Në fund të fundit, mos harroni se shenja e gaforres, simbolizohet nga gaforret, guaska e fortë e jashtme, e cila tregon mosbesimin e tyre ndaj asaj që i rrethon, ndërsa në të njëjtën kohë janë zbulues shumë të mirë të gënjeshtrave.

Akrepi: Manipuluesit dinakë

Akrepi është shenja më manipuluese nga të gjitha. Është një krijesë e vogël, dinake, goditja e papritur e të cilit është i mbushur me helm vdekjeprurës. Kjo është fuqia që mund të ketë një Akrep.

Ata kanë një ndjenjë të brendshme ambicieje, kalojnë shumë kohë duke vëzhguar të tjerët dhe gjithmonë e mbajnë axhendën e tyre të fshehtë. Ata mund t’ju mbështesin lehtësisht në një moment dobësie, të thonë saktësisht atë që dëshironi të dëgjoni dhe të mësojnë përmendësh gjithçka që ju rrëfeni, vetëm në rast se ky informacion do të jetë i dobishëm më vonë.

Ajo që i bën ata kaq të fuqishëm është se akrepët mund të shohin edhe në errësirë. Ata marrin përgjegjësi, marrin iniciativa të rëndësishme, të cilat shumica e njerëzve kanë shumë frikë t’i kërkojnë. Kjo aftësi u lejon atyre të anashkalojnë me lehtësi të tjerët. Por nën metodat e tyre të liga nuk qëndron vetëm një përpjekje për të fituar kontrollin, por për të mbrojtur interesat e tyre dhe personave që duan.