Aplikacion
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur të rikthejë tenderin për ndërtimin e një instalacioni prej druri në oborrin e ndërtesës së qeverisë.
Tenderi ishte pezulluar pas zhurmës së madhe që u bë me denoncimin e këtij tenderi në media (lexo më poshtë në faqen e Zoom.al).
Në Agjencinë e Prokurimit Publik është hequr statusi “i pezulluar” për tenderin “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”, me fond limit 431.403.183 lekë të reja.
FSHZH ka shtyrë datën e mbylljes së tenderit, duke vendosur si afat të fundit 27 janarin e këtij viti.
Vendimi për ndërtimin e instalacionit 3.7 milionë euro u mor nga qeveria me një VKM të korrikut të vitit 2022.
Instalacioni 3.7 milionë euro është projektuar nga arkitekti austriak Chris Precht. Kur lajmi u publikua në media, kryeministri Rama e mohoi atë duke thënë se qeveria nuk do të shpenzojë asnjë qindarkë, por rihapja e tenderit e përgënjeshtron atë. /Zoom.al