zoom

Lajme

Zbardhet marrëveshja PS-Rithemelim, ja 2 Komisionet Hetimore dhe detajet pikante

Disa ditë pas dakordësisë, një shkresë e kreut të grupit të Rithemelimit, gazment Bardhi, zbardh edhe marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së, në Konferencën e Kryetarëve.

Palët politike arritën marrëveshjen për të ngritur respektivisht Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Sot në orën 16:00 do mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e Kryetarëve mbahet për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Komisioni Hetimor mësohet se do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit. Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit.

Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. /ZOOM.AL/