zoom

Të gjitha

“Marrëdhëniet e mia kanë qenë toksike”/ Kendall Jenner reagon e acaruar për jetën private

Përpara se Kendall Jenner të bëhet gati për të festuar përvjetorin e saj të dytë me të dashurin Devin Booker, modelja foli për marrëdhëniet e saj toksike në episodin e gjashtë të “The Kardashians”.

26-vjeçarja ka qenë e lidhur në të kaluarën me të famshëm si Harry Styles, Nick Jonas, ASAP Rocky, Blake Griffin dhe Ben Simmons.

Ndërsa Kendall nuk përmendi asnjë emër, ajo foli për të kaluarën e saj, teksa u tregoi motrave Khloe dhe Kourtney pwr debatin e saj të ashpër me Scott Disick.Episodi fillon në shtëpinë e Kris Jenner pasi Kendall Jenner acarohet pas një debati me Scott Disick, i cili ishte i mërzitur që nuk e ftoi atë në festën e ditëlindjes së saj, ndërsa Kris përpiqet të qetësojë Scott.

Kendall pranoi në rrëfim se Scott po viktimizonte veten, ai po keqtrajtonte të gjithë të tjerët.

Disa ditë më vonë, Kendall u përpoq të rregullonte gjërat me Scott, ndërsa ai erdhi në shtëpinë e saj me djalin e tij Reign, pasi Kendall pranon në rrëfim se nuk ka folur me të që nga debati i fundit, por tani ajo është gati./L.K

/Zoom.al