Aplikacion
Gazetari Elton Qyno thotë se nafta e bllokuar nga policia e Durrësit dhe autoriteti doganor, është porositur nga agjensia e hidrokarbureve që menaxhohet nga Piro Bare.
Prokuroria e Durrësit, që po ndjek rastin thotë se anija është nga Azerbajxhani, por nafta rezulton të jetë ngarkuar në një port të Rusisë në Detin e Zi.
Më tej anija ka bërë një ndalesë në Greqi dhe më tej ka vijuar udhëtimin drejt Shqipërisë.
Nafta me vlerë 30 milion dollarë, ishte planifikuar të shkarkohej në depozitat e agjensisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.
Aktualisht hetimet vijojnë, por marinarët dhe kapiteni i anijes Azere deri në këtë fazë ende nuk ka pranuar të flasi për policinë.