Aplikacion
Rezulton se kombinimi i xhenxhefilit me mjaltë ka veti shëruese për trupin tonë. Ky është gjithashtu edhe kombinimi më efikas që mund të bëni me xhenxherfilin. Përmbjatja e lartë e antioksidantëve që gjenden tek këto dy përbërës ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut.
Në fakt, xhenxhefili nuk është vetëm në gjendje të lehtësojë simptomat e ftohjes, por ka aftësi të ndihmojë trupin të luftojë bakteret e dëmshme. Ai mund të ndihmojë duke zvogëluar gazrat në stomak,duke ulur presionin e gjakut e shumë më shumë se kaq.
Për më shumë njohuri, kemi renditur më poshtë disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse e konsumoni rregullisht këtë çaj të mrekullueshëm.
Trajton simptomat e gripit
Ky kombinim zbut me efikasitet simptomat e gripit si teshtima, sytë e lotuar dhe bllokimi i hundëve.
Konsumojeni këtë çaj para se të dilni nga shtëpia ose përpara aktiviteteve fizike. Kështu do të ndiheni më mirë dhe do të keni një mbrojtje shtesë.
Ky kombinim mund të konsumohet edhe nga gratë shtatëzanë për të shmangur të përzierat dhe të vjellat.
Largon krimbat e zorrëve tek fëmiijët
Krimbat e zorrëve janë një sëmundje e zakonshme tek fëmijët. Por nëse nuk trajtohet seriozisht, kjo sëmundje mund të shkaktojë probleme serioze.
Zakonish zgjidhja për këtë problem janë ilaçet, por nëse preferoni një mënyrë më të shëndetshme, mund të provoni çajin me xhenxherfil dhe mjaltë.
Krimbat në trup do të dalin menjëherë përmes jashtëqitjes, nëse ky çaj pihet rregullisht 2 herë në ditë. Në më pak se një javë, krimbat nuk do të shfaqen më.
Ilaç kundër dhimbjeve
Kombinimi i xhenxhefilit dhe mjaltit njihet si një qetësues natyral. Ai ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjeve për shkak të antioksidantëve të lartë që ky çaj përmban.
Përgatitja është e thjeshtë, lajeni mirë xhenxherfilin dhe grijeni. Në një enë më ujë, shtoni xhenxherfilin e grirë dhe lëreni derisa të ziejë.
Më pas largoni xhenxherfilin nga uji dhe shtoni pak mjaltë. Shërbejeni në filxhanë dhe konsumojeni atë të ngrohtë.
Ndihmon Zemrën
Studimet tregojnë se mjalti dhe xhenxhefili janë të mirë për shëndetin e zemrës.
Xhenxhefili është provuar të jetë shumë i dobishëm në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe zvogëlimin e kolesterolit.
Kjo ndihmon në luftimin e sëmundjeve të zemrës ose bllokimin e enëve të gjakut.
Gjithashtu ky çaj është në gjendje të lehtësojë tensionin vaskular, të ulë presionin e gjakut dhe të zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga ateroskleroza, sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Një mënyrë më e mirë për të forcuar sistemin imunitar
Nëse çdo ditë konsumoni një filxhan çaj me xhenxhefil dhe mjaltë, të shoqëruar me pak limon, mund të forconi sistemin imunitar.
Limoni është i pasur me vitaminë C dhe është në gjendje të parandalojë ftohjen, kurse xhenxhefili dhe mjalti veprojnë kundër viruseve./AgroWeb.org
Qeveria kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte nga shtatori në nëntorKëshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër mbledhje të fundit të saj të mbajtura nga shtatori në nëntor ku ndër të tjera bien në sy një seri projektesh kulla të kryesisht mbi 20 kate.
Bëhet fjalë për projekte ku një pjesë janë të njohura tashmë dhe mund të kenë kaluar një hallkë paraprake miratimi të lidhur me lejë zhvillimi apo ndërtimi si dhe nisjen e fazave të tjera të ndërtimit pas fazës së parë.
Ndër të tjera qeveria duket se ka dhënë miratimin edhe për dy projekte kullash të sajat ku e para është ajo në bulevardin Zhan D’Ark. Bëhet fjalë për një nga disa projektet që do të zhvillohen si pjesë e pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin ku do të jepet toka për të përfituar sipërfaqe ndërtimi që do të përdoret për zyra. Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.
Projekti tjetër i ngjashëm me atë tek Zhan Dark është ai që do të ndërtojë zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tek rruga Panorama pranë shkollës Harry Fultz. Ky projekt do të jetë 54 metra i lartë dhe do të zhvillojë dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro.
Të tjera projekte që bien në sy janë një ndërtim 30 kate në zonën e Kamzës, një tjetër 44 kate në rrugën Asim Voksi apo 44 dhe 55 kate në rrugën Dritan Hoxha.
Përveç projekteve të ndërtimeve disa dhjetëra kate KKT ka miratuar në mbledhjet e saj të fundit disa projekte për impiante fotovoltaikë, projekte në infrastrukturë të cilat tashmë kanë filluar zbatimin prej kohësh në terren si zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës por edhe disa ndërtime me qëllime turistike në disa zona në bregdet. Po kështu në rrethina të Tiranës janë miratuar projekte rezidenciale kryesisht me tipologji vilash ose katesh të ulëta.
Katër mbledhjet e fundit të KKT dhe vendimet në rendin e ditës sipas datave
Mbledhja 20.11.2024
Mbledhja 8.11.2024
Mbledhja 4 Tetor 2024
Mbledhja 25.09.2024
Përgjimet në SkyEcc kanë zbuluar aktivitetin kriminal të grupit të strukturuar të Suel Çelës. Në biseda mësohet se si vëllai i kreut të grupit planifikon vrasjen e një personazhi të botës së krimit, i njohur si Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari.
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela komunikon me anëtarin tjetër të bandës, Klaus Matishin, dhe i tregon se “bastardin” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të mbarojë me Ardjan Çapjan një herë.
Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”.
Mario Çela i dërgon mesazhet “…po presim diçka tjetër atë bastardin e kemi në tavë..do e marrim të gjall, atë ku**ën mos i gjinet as nam as nishan e kemi gati po la plan tjetër Deda…ka…se atë e kemi ne tav..po…dhe do e marrim si kec..po ka plan tjetër deda…ktë ku**en e kemi në tav… mrena ditës…sna duhet tashi ky..sa të maroi i pun Deda ky e ka mrapa…le të marri pak xhiro…po kjo ësht ideja…se si qen e vet kollaj atë…po pra ky di shum gjëra…përfundimi dihet mish për qen…”
Leonardo DiCaprio fejohet me modelen 26-vjeçare?Leonardo DiCaprio, 50-vjeçar i njohur për romancat e tij të profilit të lartë, raportohet se është fejuar me të dashurën e tij, modelen Vittoria Ceretti.
Dyshja thuhet se janë në lidhje që nga vera e vitit 2023, dhe lidhja e tyre dukej e fortë, duke bërë që shumë njerëz të pyesin nëse aktori mund të jetë më në fund gati për të marrë një hap.
Thashethemet e fejesës u ndezën më tej kur Ceretti u pa me një unazë diamanti në formë zemre në gishtin e saj të majtë të unazës.
Megjithatë, thashethemet u vunë në dyshim shpejt kur DiCaprio u pa afër me këngëtaren dhe aktoren Teyana Taylor, duke ngritur pikëpyetje rreth statusit të marrëdhënies së tij. Megjithatë burimet e hodhën poshtë duke thënë se s’kanë asgjë më shumë se një lidhje miqësore.
Planet e Suel Çelës për të vrarë Ardian Çapjan, nxjerr zbuluar snajperistin: Atë e kishte karameleJanë zbardhur bisedat në SkyEcc që tregojnë planet e Suel Çelës për të vrarë rivalin e tij në Elbasan, Ardian Çapja.
Nga bisedat është zbuluar se kreu i bandës kriminale, që kontrollonte territorin e Elbasanit me lekët e trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë, kishte kontaktuar snapjeristin Prekë Kodra për të kryer atenatit.
Ai ka nxjerrë zbuluar Prekë Kodrën, duke treguar se qëndron pas atentatit ndaj Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në 07 janar 2020.
Në dosjen thuhet se: Marjus Lulaj alias Suel Çela komunikon me një përdorues të paidentifikuar në Sky Ecc “kot pyta..po le Resheni…,e intereson gjë ta dish…është malazes…ai që ka gjujt…po…ai rrok deri në 1 mij metër…atë e ka pas karramele….po njifen….hahahaha…kismet….ka arrdh 5 her ky…smë ka hec….po një her do më heci…”.
Nga konteksti i bisedës dyshohet se Marjus Lulaj alias Suel Çela kishte informacione në lidhje me autorin e vrasjes së shtetasit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur në Rrëshen në datën 07.01.2020. Vrasja e tij është kryer nga distanca me snajper.
Marjus Lulaj shprehet se autori i kësaj ngjarje është një malazez i cili sipas tij është i aftë të realizojë qitje të saktë në distancë deri 1 mijë metra. Personi që dyshohet se kreu vrasjen e Reçit është Prekë Kodra, i cili është edhe snajperisti që qëlloi Çapjan.
Nga biseda dyshohet se Çela ka kontraktuar me të për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur.
Por, Prekë Kodra nuk arriti që të vriste me snajper Ardian Çapjan në atenatin në Krastë. Shënjestra mori një plumb poshtë supit në Krastë dhe u dërgua në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni, duke arritur t’i shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.
Akuza se u vendos në shërbim të Suel Çelës, Artan Hoxha: S’kam bashkëpunuar me organizata kriminaleNë Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet të kenë marrë para nga Çela për qëndrimet e mbajtura në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre. Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Zëri i Amerikës, mohoi kategorikisht akuzën, ndërsa thotë në reagimin e tij se kurrë nuk e ka përdorur profesionin në favor të krimit, politikës dhe biznesit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.
Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
Sule Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.
Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.
Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.
Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.
Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale.
Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.
“Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.
Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.
SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.
Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.
Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.
“Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.
Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.
Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.
Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash.
Moderatori i BBV kërcënohet me jetë nga familjari i banorit: Do hajë plumbin, do e paguajë me jetëPrezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar sot në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së sotme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.
Po ashtu Reporteri.net merr vesh se kërcënuesi është Liman Berisha dhe jeton në Itali. Me rastin po merren Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës. Lidhur me kërcënimet tashmë kanë nisur hetimet./Reporteri.net/
Shishe uiski, kokainë, s*ks me pr*stituta… Orët e fundit të jetës së Liam PayneLiam Payne i One Direction raportohet se ka pirë 9 shishe uiski, ka konsumuar 13 gramë kokainë dhe ka bërë seks me dy prostituta disa orë para se të vdiste në Buenos Aires të Argjentinës më 16 tetor.
TMZ raporton se Payne filloi të pinte në orën 22:00 më 15 tetor, kur porositi katër shishe uiski në dhomën e tij të hotelit, përpara se të kërkonte 5 shishe shtesë rreth orës 06:36 të ditës kur vdiq.
Më pas pretendohet se ai i kërkoi biznesmenit Rogelio Nores tre orë më vonë gjashtë gram kokainë të klasit A.
Nores më pas mbërriti në hotel dhe pretendoi se ishte menaxheri i Payne, duke u bashkuar me të për mëngjes ku vazhdoi të konsumonte alkool ndërsa stafi pastronte dhomën e tij të hotelit.
Më pas në orën 11:30 mbërritën dy punonjëse seksi, megjithëse është e paqartë se kush i thirri. Liam u kërkoi më shumë drogë dhe refuzoi t’i paguante. Më pas thuhet se këngëtari është bërë i dhunshëm dhe ka goditur me grusht televizorin e tij kur i kanë kërkuar para.
Në orën 14:00, Liam Payne kërkoi 7 gram kokainë nga një anëtar i stafit të hotelit përpara se Nores të kthehej në orën 15:45 për të paguar punonjësit e seksit. Në orën 16:00 stafi raportoi se kishte parë Payne të dehur me bebëzat e zgjeruara.
Më pas Nores doli nga dhoma në orën 16:04 dhe i dërgoi mesazh këngëtarit në orën 16:25 duke e pyetur nëse ishte mirë pasi një punonjës tjetër thuhet se kishte dëgjuar Payne duke i shkatërruar sërish dhomën e tij. Payne nuk u përgjigj.
Nores më vonë pretendoi se Payne tha se ishte mirë, 1 orë para se të binte nga ballkoni i dhomës duke humbur jetën.
Payne u varros më 20 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar në një funeral privat ku morën pjesë yjet e tij të One Direction, djali i tij dhe nëna e fëmijës së tij, e dashura, si dhe disa të tjerë të famshëm.
Gjermania përballet me mungesë punonjësish, nevojiten rreth 288.000 emigrantë në vitSipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të pakësohet me 10% deri në vitin 2040, po të mos ketë migrim “të konsiderueshëm”.
Studimi arrin në përfundimin se, pa një fluks prej rreth 288.000 punonjësish të huaj të kualifikuar në vit, fuqia punëtore gjermane mund të bjerë nga 46.4 milionë sot në 41.9 milionë në vitin 2040. Në vitin 2060, kjo fuqi punëtore mund të bjerë në 35.1 milionë vetë.
“Dalja e “baby boomer” (personave të lindur nga viti 1950 deri 1964) nga tregu i punës paraqet sfida të mëdha”, tha Susanne Schultz, eksperte e migrimit në Bertelsmann.
Schultz tha se potenciali i brendshëm i Gjermanisë duhet të zhvillohet dhe të rritet, por edhe se “ky ndryshim demografik kërkon imigrim”.
Një model i dytë projeksioni, i bazuar në të dhëna më pesimiste, vlerësoi se deri në vitin 2040 mund të nevojiten deri në 368.000 punonjës emigrantë në vit, një shifër që do të zvogëlohej në 270.000 në vit më pas, deri në vitin 2060.
A mjaftojnë reformat për të nxitur punësimin në Gjermani?
Meqenëse migrimi për motive punësimi është aktualisht nën nivelet e kërkuara, Schultz deklaroi se është e nevojshme të hiqen barrierat dhe të përmirësohen kushtet për emigrantët.
Ligjet e Gjermanisë për migrimin për motive punësimi u reformuan në vitin 2023 për ta bërë më të lehtë dhe më tërheqës për punonjësit e huaj të kualifikuar që të punësohen në Gjermani. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser premtoi në atë kohë “ligjin më modern të migrimit në botë”.
Megjithatë, në botimin e studimit të tij të ri, Fondacioni Bertelsmann deklaroi se ata punonjës të huaj nuk do të vinin “pa një kulturë më mikpritëse nga ana e autoriteteve dhe kompanive lokale” dhe pa “perspektivën e qëndrimit afatgjatë”.
Unë dua barazi, por nuk do të lyp për të
Një shembull i cituar nga agjencia gjermane e lajmeve dpa jep shkas për të menduar.
Gazeta përmendi një refugjat sirian, i cili iku nga lufta civile në vendin e tij në vitin 2016 në moshën 21-vjeçare përpara se të diplomohej në universitetet në Gjermaninë perëndimore, me diploma bachelor dhe master.
Tani ai është një specialist kompjuteri, i trajnuar në Gjermani dhe shkoi në Zvicër.
“Unë u bëra më të mirën këtu që të konsiderohesha i barabartë, por ndjeva diskriminim dhe refuzim”, tha ai, duke rrëfyer denigrimin në rrethet shoqërore dhe punën me kohë të pjesshme, ndërsa priste një ofertë të pranueshme pune që nuk erdhi kurrë.
“Unë dua të trajtohem si i barabartë. “Por unë nuk do të lyp për të.”
Për Schultz-in e Bertelsmann-it, rasti “për fat të keq nuk është një anomali. Gjermania nuk mund ta përballojë një qëndrim të tillë dhe duhet të jetë më tërheqëse”.
Ish-mesfushori i Argjentinës, trajneri i ri i Inter MiamiIsh-mesfushori i Argjentinës, Liverpool-it dhe Barcelonës, Javier Mascherano, është emëruar trajner i skuadrës së Major League Soccer, Inter Miami.
40-vjeçari, i cili gjithashtu ka luajtur për River Plate dhe West Ham, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare deri në fund të sezonit 2027 MLS.
Ai pason Gerardo Martinon, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar për “arsye personale”. Mascherano ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi, i cili iu bashkua Miamit në korrik 2023.
“Gjatë gjithë karrierës së tij si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe si një trajner me përvojë, Javier ka treguar gjithmonë atë që e bën atë të shkëlqyeshëm – vendosmërinë me njohuritë, instinktet dhe mirëkuptimin për ta mbështetur atë”, tha bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham.
Mascherano u shpreh: “Të jem në gjendje të drejtoj një klub si Inter Miami është një nder për mua dhe një privilegj që do të përpiqem ta shfrytëzoj sa më shumë”.