Aplikacion
Një gjykatë në Milano vendosi kompaninë e famshme të modës Christian Dior nën administrimin gjyqësor për një vit, pasi një hetim zbuloi se dy nga nënkontraktorët e saj në pronësi kineze me bazë jashtë Milanos kishin shfrytëzuar punëtorët e tyre.
Kjo pasoi një gjykim të ngjashëm në prill kundër Giorgio Armani për “dështim të fajshëm” për të mbikëqyrur furnizuesit e tij, sipas Reuters.
Ndërsa Dior nuk u vu penalisht në faj, hetimi zbuloi se Dior ishte neglizhues duke mos marrë “masat e duhura për të kontrolluar kushtet aktuale të punës ose aftësitë teknike të kompanive kontraktuese”.
Hetimi i gjykatës pretendoi gjithashtu se praktika të tilla joetike të prodhimit janë sistematike në të gjithë Italinë, ku mijëra prodhues të vegjël në pronësi të huaj furnizojnë markat luksoze me mallra që mund të pretendojnë etiketën e çmuar “Made in Italy”, por prodhohen me çmime “Made in China”.
“Nuk është diçka sporadike që ka të bëjë me shumë produkte të veçanta, por një metodë prodhimi e përgjithësuar dhe e konsoliduar”, thuhej në dosje, pasi markat e modës luksoze kërkojnë të gjenerojnë fitime më të larta.
Reuters raportoi gjithashtu se zinxhirët e furnizimit të disa dhjetëra markave të tjera të modës janë nën hetim pasi ligji italian kërkon që kompanitë që kontraktojnë prodhimin të kryejnë mbikëqyrjen e duhur të furnizuesve të tyre.
Christian Dior është një nga shtëpitë më të famshme të modës së lartë në botë. Ajo kontrollohet nga miliarderi francez Bernard Arnault dhe faturon rreth 80 miliardë euro në vit.
24 orë në ditë
Në vendimin prej 34 faqesh, gjyqtarët thanë se punëtorët ishin detyruar të flinin në vendin e punës në mënyrë që kompania të kishte “fuqi punëtore në dispozicion 24 orë në ditë”.
Harta e të dhënave të konsumit të energjisë elektrike tregoi “cikle të pandërprera prodhimi ditë-natë, duke përfshirë edhe gjatë pushimeve”. Përveç kësaj, pajisjet e sigurisë ishin hequr nga makineria për t’i lejuar ato të funksiononin më shpejt, sipas dokumentit.
Kjo i lejoi kontraktorët të frenonin kostot dhe të faturonin Dior deri në 53 euro për të furnizuar një çantë dore, thuhej në dokument, duke përmendur si shembull një model Dior të koduar PO312YKY, të cilin shtëpia e modës e shiste më pas në dyqane me 2,600 euro.
Njësia Dior nuk miratoi “masat e duhura për të kontrolluar kushtet aktuale të punës ose aftësitë teknike të kompanive kontraktuese”, duke dështuar në kryerjen e auditimeve periodike të furnitorëve të saj gjatë viteve, shtoi ai.
Pronarët e kompanive kontraktuese dhe nënkontraktore janë nën hetim nga prokurorët e Milanos për shfrytëzimin e punëtorëve dhe punësimin e njerëzve jashtë librave, ndërsa vetë Dior nuk përballet me asnjë hetim penal.
Administrimi gjyqësor
Vendosja e një kompanie nën administrimin e gjykatës nënkupton caktimin e një komisioneri special shtetëror, i cili mbikqyr të gjithë aktivitetin e kompanisë. Ky vendim synon t’u japë kohë kompanive për të riorganizuar sistemin e tyre të kontrolleve ndaj furnitorëve të jashtëm për të siguruar përputhjen e ardhshme me ligjet ekzistuese të punës.
Ndërsa kompanitë funksionojnë normalisht, komisioneri i jep gjykatës përditësime të rregullta mbi progresin e bërë në ngritjen e kontrolleve, përpara se magjistratët të vendosin t’i japin fund mbikqyrjes speciale.
EMRI/ Motori del nga rruga në Fier, humb jetën drejtuesiNjë aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi Llambi Doko.
Trupi i pajetë i 64- vjecarit, cili u plagos për vdekje pasi motomjeti pa targa, ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..
Shpenzoi 6 mln dollarë për të blerë satelitët, tani qeveria nuk di të lexojë imazhet18 muaj më parë, qeveria njoftoi me bujë lëshimin e dy satelitëve në orbitë që do ta ndihmonin shtetin shqiptar të kontrollonte territorin në disa drejtime, përfshi luftën ndaj ndërtimit të paligjshëm e parcelave të kanabisit, apo mbrojtjen nga emergjencat civile. Sot, kur kontrata 6 milionë dollarë është në gjysmë të afatit, në Tiranë, administrata është ende duke u trajnuar sesi t’i përdorë këto imazhe.
Esiona Konomi
Më 3 janar të vitit të shkuar, kryeministri Rama dhe ministri i Mbrojtjes, ndanë në rrjetet sociale video nga nisja në hapësirë e dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2.
“Shqipëria tani në hapësirë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2,” –shkroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa kryeministri e shoqëronte videon me shënimin “Ja edhe kjo, u tha, u bë”.
Kontrata 6 milionë dollarë për këtë shërbim, ishte nënshkruar më herët, në shtator të vitit 2022. Siç thanë atëherë kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, me këtë kontratë “Shqipëria hyn në një epokë të re të monitorimit të plotë të territorit.”
Niko Peleshi zotohej se imazhet satelitore do të ndihmonin emergjencat civile, turizmin dhe bujqësinë. Ndërsa kryeministri Rama e quajti një “Kryeinspektoriat” që do të luftonte “katet pa leje”, parcelat e kanabisit, dhe paligjshmërinë në tërësi.
Faktoje bëri kërkime pranë institucioneve kryesore, që sipas deklaratave publike duhet të kishin përfituar nga imazhet e dy satelitëve, dhe të kishin vepruar përmes tyre për të luftuar paligjshmërinë apo për të marrë masa në raste të tjera. Verifikimi tregon se përfitimet e institucioneve në 18 muajt e parë të punës së dy satelitëve deri tani janë të vogla. Për më tepër, stafet e tyre ende nuk dinë si t’i lexojnë këto imazhe.
Asnjë kat pa leje nuk u prish me ndihmën e satelitëve
Kur u nënshkrua kontrata me kompaninë “Satellogic”, ndër të tjera, kryeministri Rama tha:
“Ne do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha…me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin, sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 centimetrash”.
Por kur ka përfunduar gjysma e kontratës tre vjeçare të shërbimit të satelitëve për Shqipërinë, asnjë kat pa leje nuk është prishur me ndihmën e imazheve të prodhuara. Fakt ky i konfirmuar për Faktoje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
“Deri më tani IKMT nuk i ka përdorur satelitet në funksion të përmbushjes së misionit të Institucionit për mbrojtjen e territorit”, -pohoi IKMT, në përgjigje të një kërkese për informacion.
Inspektorati i vlerëson të dobishme të dhënat e ofruara nga satelitët, por për momentin stafi nuk di t’i lexojë imazhet.
“Aktualisht jemi në fazën e trajnimit të inspektoreve të IKMT dhe testimit të sistemeve tona të reja për përdorimin e imazheve satelitore nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2””,- thekson IKMT.
Sa parcela me drogë u zbuluan?
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes ditën e nënshkrimit të kontratës 6 milionë dollarë për 3 vjet shërbim satelitor, ndër të tjera thuhej, se: “Me anë të këtij shërbimi edhe Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare, informacione të cilat do të mundësojnë evidentimin në kohë të akteve kriminale.”
Deri në publikimin e këtij shkrimi, Policia e Shtetit nuk arriti të konfirmojë për Faktoje nëse kishin përdorur imazhet satelitore për të luftuar ndonjë prej paligjshmërive të listuara më sipër nga qeveria.
Bujqësia numëroi serat…
Kur u nënshkrua kontrata, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi listoi një sërë përfitimesh edhe në bujqësi, sektor që e kish drejtuar disa vite më parë.
“Do të marrë informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të marr masa administrative nga Sektori i Inspektimit dhe Kontrolli i Peshkimit. Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive, në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur në tokat bujqësore apo në zonat e banuara.”, deklaronte asokohe Peleshi.
Por nga të gjithë këto përfitime të listuara, verifikimet tregojnë se pas 18 mujash në orbitë, i vetmi përfitim për bujqësinë nga shërbimi satelitor është numërimi i serave bujqësore.
“Nëpërmjet imazheve satelitore është krijuar në mënyrë automatike informacioni për 191,157 sera me një sipërfaqe prej 2,189.9ha. Ndërtimi i serrave bujqësore, përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit në vendin tonë, ka pasur rritje të dukshme. Përmes shërbimit satelitor ky informacion u krijua brenda pak ditëve duke kursyer shumë kohë (rreth 45 ditë) që shpenzohej duke dixhitalizur mbi orthophoto si dhe duke kursyer një numër prej 3-4 burime njerëzore që angazhoheshin me kohë të plotë”,- informoi Ministria e Bujqësisë.
Punonjësit e këtij institucioni, ashtu sikurse ata të IKMT-së, janë ende nën trajnim për të lexuar pamjet nga dy satelitët.
“Përsa i përket produktet e ofruara nga shërbimet satelitore, MBZHR ka kryer fazën e parë të trajnimeve pranë ASIG si dhe vazhdon të ndjekë fazën tjetër të trajnimeve. Po bën trajnime në bashkëpunim me ASIG për përdorimin e sistemeve të gjeoinformacionit.”- MBZHR.
Emergjencat civile i përdorën satelitët në 4 raste
Satelitët do të jepnin një kontribut kyç në përballimin e emergjencave civile.
“Së pari Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës”, – deklaronte ministri Peleshi në shtator të vitit 2022.
Në një vit e gjysmë punë, emergjencat civile i përdorën imazhet satelitore të Albania 1 dhe Albania 2, vetëm katër herë.
Ministria e Mbrojtjes, i tha Faktoje se “Rastet e përdorimit operacional të produkteve të shërbimit satelitor në menaxhimin e emergjencës civile janë 3 zjarre në pyje, 1 përmbytje dhe 1 rrëshqitje dheu.”
Kjo ministri informon se deri më tani, imazhet satelitore i kanë kërkuar dhe i kanë marrë 29 institucione publike.
Çfarë thonë ekspertët?
Siç ka informuar vetë kompania “Satellogic”, monitorimi i Shqipërisë përmes dy satelitëve, nuk është 24 orë.
“Jo domosdoshmërisht 24 orë në ditë. Me 2 satelitët ne mund të marrim imazhe çdo ditë dhe me satelitët plotësues do të marrim imazhe të tjera të të gjithë territorit. Nuk është akoma realitet vëzhgimi i Shqipërisë në çdo minutë të ditës. Çdo 6 orë ne do të mund të marrim imazhe të territorit shqiptar”,- tha Matt Tirman, drejtor për marrëdhëniet tregtare i ‘Satellogic’.
Pikërisht për këtë arsye, eksperti Azmer Duleviç, thotë se këto aplikime të teknologjisë, kanë kufizimet e tyre dhe nuk mund ta ndihmojnë shtetin shqiptar në kohë reale për të luftuar paligjshmëritë apo për të përballuar emergjencat.
“Bëhet fotografimi i imazheve të herëpashershme i sipërfaqeve të ndryshme, por kur për shembull bie zjarr diku, nuk jepet alarmi në kohë reale, sepse sateliti nuk rri 24 orë sipër territorit tonë. Është thënë që do të përdoret edhe për parandalimin e trafiqeve, por kjo është e pavërtetë, sepse këta satelitë nuk japin informacion në kohë reale. Janë siç është aktualisht Google Maps”,-thotë eksperti i teknologjisë, Duleviç.
Ai shton se këta satelitë përdoren për pamjet që mund t’i shërbejnë kryesisht bujqësisë.
“Vendet e vogla rrallëherë hedhin satelitë, për kostot që kanë kundrejt shërbimeve që japin. E gjitha varet nga kapaciteti që kemi për t’i menaxhuar,”- pohon inxhinieri.
Imeldi Sokoli, një planifikues urban, i tha Faktoje se “Problemi i paligjshmërisë së ndërtimeve nuk ka të bëjë me evidentimin e paligjshmërisë ndërtimore, por me zbatimin. Ka bashki që kanë evidentuar çdo ndërtim të paligjshëm, por nuk procedojnë me prishje të ndërtimeve të paligjshme. Në këtë pikë, këto struktura nuk monitorohen dhe shpeshherë janë praktikat korruptive ato që pengojnë prishjen e tyre”.
Sipas inxhinierit, ndërtimi i paligjshëm nuk është zhvilluar prej pamundësisë për të monitoruar terriorin, por sepse mungon vullneti për t’i frenuar ato.
“Minitorimi i paligjshmërisë ndërtimore me anë të satelitëve është një premtim butaforik i Kryeministrit, sepse pagesa kundrejt këtij shërbimi është marramendëse” –tha Sokoli.
Përfundim
Në një vit e gjysmë shërbim, satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë numëruar serat bujqësore si dhe kanë ndihmuar në 4 raste emergjencat civile. Shërbimi satelitor ka një kontratë 3 vjeçare dhe ne jemi në gjysmë të rrugës. Deri më tani, imazhet i kanë marrë 29 institucione, por punonjësit rezultojnë ende të patrajnuar siç duhet për t’i kuptuar ato. Ndaj, nisur nga verifikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me përfitimet e Shqipërisë nga satelitët në orbitë, do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.
Faktoje.al
Gati “Big Brother All Stars”? Gazetarja: Shaqiri, Ejlli dhe Ceno kanë konfirmuar pjesëmarrjenEdicioni i tretë i “Big Brother” ka pak më shumë sesa një muaj që ka përfunduar dhe tashmë kanë nisur edhe thashethemet për edicionin e radhës. Në rrjet përfliten se do të ketë ndryshime të mëdha.
Thuhet se edicioni i katërt i BBV do të jetë ndryshe nga tre të parët, pasi do të bëjë bashkë të gjithë ishbanorët më të spikatur dhe fituesit gjithashtu. Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special. “Big Brother All Stars” do të vendosë përballë fituesit e tri edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit ‘Big Brother 4’ do të jetë një ‘Big Brother All Stars’, ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tria edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.
Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.
Megjithatë, një projekt i tillë është ende duke u përgatitur nga produksioni, por me gjasa do të jetë ‘Big Brother 5’, ai që do të mbledhë të gjitha yjet e edicioneve të mëparshme. Deri më tani, gjithçka që kemi mundur të mësojmë është se stafi është duke u përgatitur për të nisur një edicion të katërt, më herët se janari. Nëse gjithçka shkon mirë dhe brenda parashikimeve, ‘Big Brother 4’ do të fillojë në dhjetor. Sa i përket edicionit me yjet nga vitet e mëparshme, ideja është ende në fazën e diskutimeve, pasi stafi ende nuk ka nisur kontaktimin e konkurrentëve për të biseduar rreth kontratave të tyre.
Ajo që është e sigurt, është fakti se “Big Brother 5” do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku yjet do të jenë pa diskutim të pranishëm. Sakaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe personazhet e parë që do të jenë pjesë e këtij formati. Konkretisht, janë vetë personazhet, që në deklaratat e tyre, shprehen se do të bëhen pjesë e “Big Brother”. E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe. I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami.
“Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i Big Brother VIP 4”. “Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi, duke u shndërruar kështu në kryefjalën e mediave, si banori i parë i edicionit të katërt të “Big Brother”. Megjithatë, lajmi se do të mundet të shohim në një “Big Brother”, Ilirin, Luizin dhe Eglën, tashmë ka marrë të gjithë vëmendjen e publikut.
Në rrjetet e tyre sociale, fansat kanë nisur të pyesin personazhet, nëse thashethemet që po qarkullojnë janë të vërteta. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u zbuluar shumë më vonë. Deri atëherë, jemi të sigurt që do të mësojmë emra të tjerë që tashmë i ka shkuar ftesa për të qenë pjesë e formatit të dashur për publikun.
Rindizet konflikti i Bardhit me menaxherin e tij. Shkak Luiz Ejlli? Prapaskenat e sherritKonfliktet e këngëtarit Bardhi dhe menaxherit të tij janë rindezur sërish.
Partnerja e Bardhit, Sara Gjordeni ka treguar në rrjetet sociale se menaxheri, Jetmir Agaj, i ka “vjedhur” këngëtarit aksesin në rrjetet sociale, duke e lënë atë pa llogari online.
“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore ‘Instagram’-in e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më ‘Instagram’i-n e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi. Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituar ndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali, i cili ka mjaftueshëm stres për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, – shkruan Sara.
Raporti mes Jetmirit dhe Bardhit këtë herë ka përfunduar njëherë e mirë. Muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para. Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja. Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit.
Kjo nuk është hera e parë që palët përfshihen në një konflikt.
E njëjta situatë u përsërit edhe kur Bardhi la shtëpinë e “Big Brother”. Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri. Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre. Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”-in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri. Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëri-tjetrit, duke mos përfshirë të tjerët. Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj.
Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë. Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë. Ai ka fshirë çdo foto në “Instagram”-in e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”.
Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga “Instagram”. Por pas kësaj situate, gjërat duket se u qetësuan për disa muaj, deri më sot, kur shkëputja mes tyre duket përfundimtare.
Sa doli nga BBVA, Françeska Murati po ndahet nga bashkëshorti? Miss-i tregon të vërtetënIsh-banorja e “BBV3”, Françeska Murati është përfolur se po përjeton një divorc nga bashkëshorti i saj.
Daljet publike me të janë inekzistente për Miss-in, por kjo sepse ajo “zgjedh të mos e bëj publik”. Murati ka mohuar të gjitha aludimet se ajo po ndahet nga bashkëshorti i saj dhe thotë se në fakt qëndron 24 orë me të.
“Gjërat më të rëndësishme të jetës i mbaj për vete”, shkruan ndër të tjera Françeska.
Eurostat hedh poshtë Censin: Nga Shqipëria kanë ikur 900 mijë qytetarë jo 400 mijë
Nga Bujar Leskaj
Sipas të dhënave të INSTAT nga Censi i viti 2023, popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë banorë. Duke patur parasysh që Censi i vitit 2011 rregjistroi një popullsi prej 2.8 milionë banorë, sipas INSTAT, i bie që të jenë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit vetëm 430 mijë banorë, duke qenë se diferenca vjetore mes lindjeve dhe vdekjeve natyrore ka qenë tek ne rreth 2000-2500 vetë.
Sipas të dhënave nga EUROSTAT, Diaspora e Re shqiptare në vendet e Bashkimit Evropian numëron 1.68 milionë vetë dhe nga Shqipëria janë larguar në 12 vitet e fundit mbi 900 mijë banorë, vetëm në vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu ata që janë larguar në Britaninë e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, për të cilët nuk ka një llogaritje zyrtare.
Ky përbën një përgënjeshtrim shumë serioz të EUROSTAT, ndaj shifrare të ofruara nga INSTAT për Censin 2023, pas 8 muajve vonesë. Numri real i popullsisë ka qenë një çështje shumë e diskutuar, si pasojë e largimeve të shumta nga Shqipëria në 12 vitet e fundit.
INSTAT ka shkelur Kodin e Statistikave të Bashkimit Evropian
Këmbëngulja e INSTAT se rezultatet e Censit 2023 nuk mund të shpallen përpara qershorit 2024 është krejt e pabazuar dhe e pakuptimtë. Ajo përbën një kambanë të fortë alarmi mbi besueshmërinë e shifrave që ky institucion do të na japë ne fund te ketij muaji.
Pagojësia e INSTAT për të dhënë shkaqet e vonesës dëshmon praninë e presioneve të forta politike dhe porosinë-urdhër që institucioni ka marrë nga sekti Rama dhe vetë “Lideri Global”, që për tetë muaj të mbyllë gojën dhe të mos vërtetojë, përmes Censit 2023, braktisjen masive të vendit!
Është ky urdhër që e ka detyruar këtë institucion të pavarur kombëtar, të shkelë Kodin e Statistikave të Bashkimit Evropian, i quajtur Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane (https://ec.europa.eu/eurostat/web/quality/european-quality-standards/european-statistics-code-of-practice ), i cili flet për parimin themelor të “neutralitetit”, pavarësise në procesin e prodhimit të statistikave evropiane, pa asnjë presion politik apo nga grupe të tjera të interesuara.
Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane sanksionon qartë se institucioni që prodhon statistika kombëtare nuk lejohet të kërkojë ose të pranojë udhëzime nga qeveria, autoritetet e tjera shtetërore, partitë politike ose grupet e tjera të interesit. Aq më tepër, kur këto “udhëzime” janë presione të forta politike e madje urdhëra.
INSTAT ka vonuar të vërtetën e hidhur të braktisje masive të Shqipërisë nga qytetarët e saj, pasi qeverisë së sektit Rama nuk i intereson të dijë sa kemi ngelur. Dhe tani, INSTAT del me manipulimin e rezultatit. Sa turp për këtë institucion!
Pse kjo vonesë absurde prej tetë muajsh?
Këtë veprim e përforcon dhe më tepër fakti që, edhe kur u zhvillua Censusi në tetor 2023, pasi u shty dy herë, rezultatet INSTAT i nxjerr rreth 8 muaj më vonë, me një arsyetim totalisht të pabesueshëm: “Të dhënat duhen të jenë të sakta”(?!).
Po pse, nuk i paska patur të sakta Kosova rezultatet e Censit të saj, të zhvilluar nga data 4 prill 2024 deri në datën 24 maj 2024? Më datë 27 maj Kosova ka dhënë popullsinë e saj rezidente si numër, ndërsa më 12 korrik 2024 do të publikojë të dhënat më të detajuara paraprake (afërsisht për 7 javë).
Nuk i paska patur të sakta Mali i Zi rezultatet e Censit të tij, që e zhvilloi nga data 3 deri në datën 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake më 25 janar 2024, pra në më pak se një muaj?
Apo Serbia, që e zhvilloi Censin nga data 1 deri më datën 31 tetor 2022 dhe i publikoi të gjitha rezultatet për 7 javë, më datë 21 dhjetor 2022?
Është shumë e rëndësishme të theksoj se Censi i fundit në Shqipëri u mbajt në tetor 2011. Ai u zhvillua pa praninë e teknologjisë digjitale dhe megjithatë, të dhënat paraprake të tij u shpallën zyrtarisht në dhjetor 2011. Pra, vetëm tre muaj edhe pse ishte tërësisht jo digjital, INSTAT-it të asaj kohe iu deshën vetëm tre muaj për mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin paraprak të tyre.
Sot INSTAT jep një shifër totalisht të pabesueshme, nisur nga të dhënat indirekte, të publikuara nga EUROSTAT. Jep një shifër të manipuluar, edhe pse e di se mbi këtë shifër do të realizohet çdo politikë ekonomike dhe sociale për dhjetëvjeçarin e ardhshëm.
Shpopullimi masiv i Shqipërisë tashmë është i dokumentuar në databazën e të dhënave të vendeve ku kanë emigruar, i çertifikuar nga EUROSTAT dhe INSTAT-it nuk i ngelet veçse të turpërohet për këtë që ka bërë.
Pse INSTAT humbi besimin dhe emrin e tij të mirë?
Më duhet të pohoj me keqardhje se INSTAT humbi besimin dhe emrin e tij të mirë në publik dhe mes të gjithë veprimtarëve shoqërorë dhe ekonomikë, duke mos publikuar në kohë të dhënat kryesore të numërimit të popullsisë, Censit 2023, si dhe duke manipuluar sot treguesin kryesor te Censit, numrin e popullsise rezidente sot ne Shqiperi.
Këto rezultate janë shumë të rëndësishme për të gjithë veprimtarët shoqërorë dhe ekonomikë të vendit, për institucionet publike, për vendim-marrësit publike ne nivel qendror dhe vendor, për opozitën, shoqërinë civile, mediat dhe opinionin publik.
Rezultatet influencojnë direkt politikat e asistencës sociale, të nxitjes së punësimit, të përcaktimit të minimumit jetik zyrtar, të vendim-marrjes së sipërmarrjeve publike sh.a. dhe sipërmarrjeve private, etj..
Përmes këtyre rezultateve, mund të gjykojmë, për shembull, përse administrata vendore vijon të fryhet dhe zgjerohet, në një kohë kur që nga viti 2011, koha e Censit të fundit, popullsia e vendit, nga 2.8 milionë banorë është ulur ndjeshëm.
Të dhënat reale mbi numrin e popullsisë në qarqe të ndryshme, sidomos ato në zona të largëta të vendit, ku popullsia është përgjysmuar ose pakësuar edhe me një të tretat, do të ndihmonin në shtimin e kujdesit, fondeve dhe vëmendjes së qeverisë qendrore, ndaj rajoneve, bashkive dhe zonave ku shpërngulja e qytetareve është më e madhe.
Me vonesën 8 mujore nga nëntori 2023, deri në fund të qershorit 2024, INSTAT ka dëmtuar të gjitha këto procese jetike, për t’i siguruar vendit një vendim-marrje të orientuar nga politikat e sakta sociale dhe të zhvillimit të balancuar ekonomik.
Në shkurt 2024, në përgjigjen publike drejtuar një deputeti të opozitës, lidhur me arësyet e vonesës në publikimin e të dhënave të Censit 2023, INSTAT shpjegon se nuk ka asnjë vonesë, pasi publikimi i rezultateve të Censit 6 muaj pas përfundimit të proceseve të terrenit, mbledhjes së të dhënave dhe anketës së post-Censit, janë afatet më të afërta për publikimin e të dhënave të Censit sipas standardeve ndërkombëtare (Regulation (EC) No.763/2008 on Population and Housing Censuses.
Referimi i Direktivës së Komisionit Evropian Nr. 763/2008 mbi Censuset e Popullsisë dhe Banesave nuk është i saktë. Në fakt, për fat të keq, ai po i shërben si një gjethe fiku INSTAT!
Afatet e dhëna në Direktivë( https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32008R0763) janë në funksion të drejtpërdrejtë të madhësisë së një Shteti Anëtar të BE-së, të vështirësive të terrenit ku mblidhen të dhënat, etj.
Referencat e kohëzgjatjes së Censit për një vend me karakteristikat e Shqipërisë, nëse do të ishte Shtet Anëtar i BE-së, do të ishin për dy deri në maksimumi tre muaj, për publikimin e të dhënave kryesore, pas përfundimit të numërimit në terren!
Shndërrimi i INSTAT në një institucion të pagojë, marionetë e sektit Rama
Teknologjia me programe kompjuterike të specializuara, e përdorur në Censin e fundit, i lejonte INSTAT të përpunonte në një kohë shumë më të shkurtër informacionin e marrë dhe të publikonte të dhënat kryesore shumë më shpejt, brënda një ose dy muajve, pra në dhjetor 2023 ose janar 2024, ndërsa për të dhënat e plota, mund të pritej edhe tre muaj, deri në shkurt 2024.
Lind pyetja, pse në Shqipërinë e epokës së internetit, ku të 7,500 intervistuesit e INSTAT u pajisën që të gjithë me tabletat elektronike për të rregjistruar dhe administruar në kohë reale informacionin e mbledhur tërësisht në mënyrë digjitale, rezultatet u shpallën në fund te qershorit 2024?
Pse e paskemi kaq të vështirë të numërojmë shqiptarët e mbetur në vend, në një kohë kur Censi i fundit në Kinë, me popullsi 1,4 miliardë banorë, filloi në nëntor 2020 dhe, edhe pse, në kulmin e pandemisë nga Covid 19, te dhenat kryesore i shpalli pak muaj më vonë, në maj 2021? Pse ne duhet të presim tetë muaj, nentor 2023-qershor 2024? Sa është popullsia jonë, mbi 1.4 miliardë banorë?!
Vonesa krejtësisht e pajustifikuar në shpalljen e rezultateve paraprake të Censit 2023 në Shqipëri, kur përpara 12 vitesh, qeveria e drejtuar nga Prof. Dr. Sali Berisha këto rezultate i shpalli brenda 3 muajsh, hedh dyshime të forta mbi shifrat që INSTAT na dha sot.
INSTAT, me vonesën e shkaktuar, është degraduar dhe deformuar. Është kthyer në një institucion të pagojë, institucion-marionetë i sektit Rama, i paaftë të ruajë integritetin dhe profesionalizmin, duke humbur emrin e tij të mirë, të fituar në dekada kontribute.
Goditja e radhës për Biden. “New York Times” i kërkon dorëheqjen: Presidenca nuk është bixhoz!Bordi editorial i “New York Times”, një gazetë e njohur për mbështetjen ndaj Biden, po i bën thirrje atij të “largohet nga gara” pas performancës katastrofike në debat.
“Presidenti Biden ka përshkruar vazhdimisht dhe me të drejtë aksionet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit si asgjë më pak se e ardhmja e demokracisë amerikane,” shkruan bordi editorial.
“Biden ka thënë se ai është kandidati me shanset më të mira për të marrë përsipër këtë kërcënim të tiranisë dhe për ta mposhtur atë. Argumenti i tij mbështetet kryesisht në faktin se ai mundi zotin Trump në vitin 2020. Ky nuk është më një arsyetim i mjaftueshëm për pse zoti Biden duhet të jetë kandidati demokrat këtë vit”.
“The Times” ofroi një vlerësim të hapur se si votuesit e perceptonin presidentin, duke deklaruar, “Biden nuk është njeriu që ishte katër vjet më parë”.
“Presidenti u shfaq të enjten mbrëma si hija e një nëpunësi të madh publik. Ai u përpoq të shpjegonte se çfarë do të arrinte në një mandat të dytë. Ai u përpoq t’i përgjigjej provokimeve të Trump. Ai u përpoq të mbante Trump përgjegjës për gënjeshtrat e tij , dështimet e tij dhe planet e tij rrëqethëse. Më shumë se një herë, ai u përpoq të arrinte deri në fund të një fjalie. Biden ka qenë një president i admirueshëm. Nën udhëheqjen e tij, kombi ka përparuar dhe ka filluar të adresojë një sërë sfidash afatgjata dhe plagët e hapura nga Trump kanë filluar të shërohen. Por shërbimi më i madh publik që Biden mund të bëjë tani, është që të shpallë se nuk do të vazhdojë të kandidojë për rizgjedhje”.
Bordi redaktues u bëri thirrje demokratëve që të “gjenin guximin për t’i thënë të vërtetat e qarta liderit të partisë”, duke shtuar se rrethi i ngushtë i Biden që “e ka mbrojtur atë nga paraqitjet në publik” duhet “të njohë dëmin në pozitën e Biden dhe faktin që ai e ka të pamundur që ta riparojë atë”.
“Rruga më e qartë për demokratët për të mposhtur një kandidat të përcaktuar nga gënjeshtrat e tij është të merren me të vërtetën me publikun amerikan: të pranojnë se Biden nuk mund të vazhdojë garën e tij dhe të krijojë një proces për të zgjedhur dikë më të aftë për të qëndruar në vendin e tij dhe për të mundur Trump në nëntor”, vazhdoi shkrimi.
“Është shansi më i mirë për të mbrojtur shpirtin e kombit – kauza që tërhoqi zotin Biden të kandidojë për presidencë në 2019 – nga shtrembërimi keqdashës i Trump. Dhe është shërbimi më i mirë që zoti Biden mund të ofrojë në një vend, të cilit ai i ka shërbyer me fisnikëri për kaq gjatë”.
Bordi editorial i “Times” i bashkohet një kori në rritje të mediave liberale që i bëjnë thirrje Biden të tërhiqet pas debatit të tij të parë kundër ish-presidentit Trump këtë cikël zgjedhor.
Bashkëkryetari i fushatës së Biden, Cedric Richmond iu përgjigj editorialit: “Herën e fundit që Joe Biden humbi miratimin e bordit editorial të ‘New York Times’, doli shumë më mirë për të”.
Gazeta liberale nuk ka mbështetur një republikan për president në zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1956.
Marrë nga Fox News
U arrestua sot, del foto e Astrit Avdylajt. Sa ka ndryshuar truri i krimit të Shijakut“Niçja” i Shijakut ka rënë përsëri në prangat e Policisë.
Astrit Avdylaj, i cilësuar si “truri” i grupit kriminal të Shijakut, është arrestuar në banesën e tij, pas një muaji në kërkim.
Në momentin e arrestimit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e cila ishte pa leje. I dyshuari nuk ka bërë rezistencë ndaj bluve, teksa u deklarua i pafajshëm.
Avdylaj u shpall në kërkim pas akuzave të SPAK, si sigurues i personave që do të vrisnin vëllezërit Valter dhe Durim Bami.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.
Niçja thuhet se është personi i fundit që ka takuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pak ditë para se të zhdukej nga qarkullimi.
Avdylaj u lira nga qelia verën e 2021-shit duke pranuar masën e “arrestit në shtëpi”, në kuadër të dosjes “Vol-vo4”, ku i prangosuri rezultonte si njeriu kryesor i përfshirë në laboratorin e heroinës në Has, zbuluar në vitin 2018.
Atëherë, media gjermane “Bild”, publikoi disa përgjime ku Avdylaj dilte si bashkëpunëtor kryesor i Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit, në fushatën elektorale të 2017-s.
Këpucët e Elvis Presley shiten në ankand për çmimin marramendësNjë palë këpucë blu prej kamoshi të veshura nga Elvis Presley gjatë karrierës së tij do të shiten në ankand 120 000 paund (151 713 dollarë).
Ylli, i njohur si mbreti i rock and roll-it, i veshi këpucët në dhe jashtë skenës gjatë viteve 1950, duke përfshirë edhe në shfaqjen televizive të Steve Allen, ku këndoi “Hound Dog”. Presley ia dha këpucët e tij (numër 41) një shoku pasi u thirr për t’u bashkuar me ushtrinë amerikane.
Ai ishte Alan Fortas, menaxheri dhe miku i Elvisit. Këngëtari i kishte marrë ato nga Carl Perkins – pasi performoi “Blue Suede Shoes” në albumin e tij debutues, “Elvis Presley”. Këpucët u vlerësuan nga 100 000 deri në 120 000 paund kur u ekspozuan në ankandin “Henry Aldridge & Son” në Wiltshire.
Ata u vlerësuan fillimisht me 95 000 paund, duke e çuar totalin në 120 000 paund duke përfshirë premiumin e blerësit dhe TVSH-ja. Këpucët janë ekspozuar në muze të ndryshëm në vitet e kaluara.
Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha se këpucët ishin verifikuar nga Jimmy Velvet, një mik i ngushtë i Presley dhe një autoritet kryesor i këngëtarit. Vitin e kaluar, shtëpia e ankandit i shiti një pallto në pronësi të këngëtarit për 128 000 paund një koleksionisti amerikan. /ZOOM.AL/