zoom

Day ArchiveBankës Botërore: Shqiptarët shpenzojnë në një vit 700-750 milionë dollarë nga xhepi për shëndetin

Si një vend në zhvillim, Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet shëndetësore, përfshi edhe medikamentet, por pagesat nga xhepi janë në nivele shumë të larta për një vend që ofron shëndetësinë falas.

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore në vitin 2021, shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë. Nga kjo shumë, po sipas BB, 59.7%, ose 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi.

Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një popullsi rezidente rreth 2.5 mln banorë, sërish shpenzimet nga xhepi për shëndetin nuk janë më pak se 700 milionë euro në vit.

Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, Shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë nga familjet, duke përfshirë shpërblimet dhe pagesat në natyrë, për praktikuesit shëndetësorë dhe furnizuesit e produkteve farmaceutike, pajisjeve terapeutike dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, qëllimi kryesor i të cilëve është të kontribuojnë në rivendosjen ose përmirësimin e gjendjes shëndetësore. të individëve ose grupeve të popullsisë. Këto janë pjesë e shpenzimeve private për shëndetin. Këto shpenzime maten përmes pyetësorëve kombëtarë më familjet.

Pagesat neto nga xhepi po rriten vitet e fundit për shkak se gjithnjë e më shumë po shtohet popullsia që ka nevojë për mjekim.

Plakja e popullsisë dhe pandemia Covid-19 kanë rritur numrin e të sëmurëve kronikë, të cilat kanë nevojë për më shumë se një trajtim.

Medikamentet shpesh blihen nga xhepi në farmaci. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se importet e ilaçeve janë rreth 26-28 miliardë lekë në vit, duke u shtuar dhe marzhin e shpërndarjes me shumicë dhe pakicë (25%) vlera finale arrin në 35 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, rreth 12 miliardë lekë rimbursohet nga shteti (kryesisht për pensionistë apo të sëmurë kronikë), ndërsa qytetarët mbulojnë me shpenzimet e veta rreth 23 miliardë lekë në vit (rreth 230 milionë dollarë). Ka dhe medikamente që hyjnë kontrabandë dhe janë të shtrenjta, që nuk regjistrohen në shifrat zyrtare.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm njoftoi se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk kanë qenë të mjaftueshme në vitin 2023.

Në mes të vitit 2023, qeveria e rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë, që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme dhe janë gjeneruar detyrime të prapambetura.

Në fund të vitit, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH.

Në listat e rimbursimit shpesh janë medikamente që nuk janë efektive, duke bërë që shumë qytetarë t’u drejtohen farmacive.

Gjithashtu për shërbimet shëndetësore në spitalet publike qytetarët paguajnë nga xhepi. Kjo shumë është praktikisht e pamatshme, teksa pagesa nga xhepi është kthyer në një kulturë në sistemin shëndetësor, me perceptimin se përndryshe nuk e merr shërbimin e kërkuar.

Hetimet e fundit të Prokurorisë së Tiranës madje zbuluan raste kur pacientët orientoheshin të blinin ilaçe që duhet ti merrnin në spital, apo detyroheshin që të kuroheshin në klinika private.

Një pjesë tjetër e popullsisë, që ka mundësi financiare i drejtohet spitaleve private, të cilat dekadën e fundit u shtuan me shpejtësi, pasi panë shpenzimet e larta të shqiptarëve për tu kuruar jashtë vendit, kryesisht në Turqi apo Greqi.

Të dhënat e tjera të Monitor, të përpunuara nga bilancet zyrtare bëjnë të ditur se qarkullimi vjetor i pesë spitaleve kryesore private në vend në vitin 2021 ishte 120 milionë dollarë, të nxitura nga pandemia, për të rënë më pas në rreth 100 milionë dollarë në 2022 (shiko grafikun e të ardhurave të spitaleve private kryesore).

Krahas shpenzimeve në spitalet private në vend ka shumë që u drejtohen dhe spitaleve jashtë vendit, si në Itali, Turqi, Greqi apo dhe Gjermani në kërkim të një shërbimi më cilësor, që nuk ofrohet në vend, sidomos në shërbimin publik shëndetësor. Edhe këto shpenzime janë praktikisht të pallogaritshme.

Rritja e shpenzimeve nga xhepi

Të dhënat e Bankës Botërore, që i referohen Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bënë të ditur se përgjatë 20 viteve të fundit shpenzimet për shëndetin nga xhepi janë rritur.

Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga financimet e brendshme të qeverisë për këtë zë, 1.7 lekë nga burime të jashtme dhe 51.8 lekë nga vetë xhepat e qytetarëve, sipas të dhënave nga Banka Botërore, që i referohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dy dekada më vonë, pavarësisht investimeve të shumta, shpenzimet për shëndetin jo vetëm që nuk kanë shënuar përmirësim, përkundrazi qytetarët, të cilët paguajnë 3.4% të pagës si tatim për sigurimet shëndetësore, kanë paguar gjithnjë e më shumë nga xhepi. Të dhënat e Bankës Botërore referojnë se në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, ose 60%, rreth 8 pikë përqindje më shumë sesa në vitin 2000.

Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi.

E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë./Monitor

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të përballen në debatin e parë presidencial.

Të dy kandidatët thuhet se janë duke u përgatitur për këtë debat prej disa ditësh, por mënyra se si ata po e bëjnë këtë dukej shumë ndryshe.

Biden është takuar me disa nga këshilltarët e tij më të afërt në Camp David, vendstrehimi presidencial në malet e qeta të Maryland.

Në seancat përgatitore, demokrati thuhet se po përgatitet mbi një listë pyetje-përgjigje në një përpjekje për t’i konsideruar si një zgjedhje midis dy të kundërtave.

Biden po përgatitet me Ron Klain, ish-shefin e tij të shtabit, Bob Bauer, i cili shërbeu si këshilltar i Shtëpisë së Bardhë nën ish-Presidentin Barack Obama, po luan rolin e Donald Trump në debatet simuluese.

Në të kundërt, Trump ka marrë pjesë në një seri “diskutimesh joformale të politikave”, sipas fushatës së tij.

Në këto sesione, ai është takuar me ligjvënës, duke përfshirë të paktën dy kandidatë për zëvendëspresidentë, Marco Rubio dhe JD Vance, si dhe me ekspertë politikash, këshilltarë të lartë dhe aleatë të jashtëm për një sërë temash nga aborti te krimi.

“Ai po mendon se si t’i përkthejë këto tema vërtet, vërtet të rëndësishme në një mesazh që funksionon,” tha senatori republikan JD Vance në një intervistë me Fox News javën e kaluar.

U kritikua dhe u bë meme, Hysaj: U ekzagjerua, janë marrë me flokët e mia!

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj i ka konsideruar si të ekzagjëruara kritkat ndaj tij për situatën ku uli kokën në ndeshjen ndaj Italisë te goli i shënuar nga Barela.

Futbollisti kuqezi u shpreh se kritikat dolën jashtë futbollit teksa sqaroi arsyen pse e uli kokën.

“Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang”, tha ai.

Mbrojtësi i Kombëtares u shpreh se veprimi i tij ishte instikt, duke shtuar se njerëzit janë marrë me flokët e tij.

Hysaj: Si më ndodhi me mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit. Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë.

Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën. Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll…

Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti.

Pavarësisht kundërshtive, Ilnisa dhe Meritoni më të lumtur se kurrë! Dyshja në pushime

Dy ish-banorët e BBV, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po shijojnë pushimet në Bodrum të Turqisë.

Dyshja, romanca e së cilëve u vendos në pikëpyetje dhe shumë pak njerëz besonin se do të ishin bashkë pas përfundimit të reality show, duken më të lumtur se kurrë.

Ilnisa Agolli pozoi e veshur e bikini e mbështetur në shpatullat e moderatorit. Ndërkohë sipas mediave rozë, familjarët e moderatorit janë kundër kësaj lidhje,

Molotov në shtëpinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, efektivi: Ndjeva djegie në duar e fytyrë

“Ndjeva djegie në duar dhe në fytyrë”, ka deklaruar polici që u lëndua pas sulmit në shtëpinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

“Ata u shfaqën papritur, duke vrapuar, me fytyrën e mbuluar, duke hedhur bombat e ndezura të Molotovit dhe nga dritarja e hapur disa ranë brenda dhe ndjeva djegie në duar dhe në fytyrë. Dola me shpejtësi nga makina dhe autorët vazhduan të vrapojnë për t’u zhdukur. Flakët u përhapën shumë shpejt në makinë dhe në pemë”, u tha oficeri i policisë kolegëve të tij menjëherë pas sulmit, sipas OPEN TV.

Sulmi me koktej molotovi ka ndodhur në orët e para të së enjtes (27/6) jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë në Papagou.

Sulmi ndodhi rreth orës 00:45, kur persona të panjohur i hodhën bomba molotov makinës së patrullës, e cila ndodhej para shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në zonën e Papagout dhe u arratisën.

Nga sulmi u plagos një efektiv policie, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak, ku po trajtohet me plagë në fytyrë dhe dorë. Ai ka djegie të shkallës së dytë, ndërsa ende nuk ka mundur të japë një deklaratë të detajuar për ngjarjen.

Një makinë policie ka marrë flakë nga sulmi. Dyshohet se bëhej fjalë për një sulm kundër oficerit të policisë dhe jo shtëpisë së kryetarit të Gjykatës Supreme. Autorët dyshohet se kanë ndjekur efektivin dhe sapo ai ka hyrë në makinën e patrullës i hodhën molotov.

Tragjike! Ish-mesfushori i Celtic humb jetën në një aksident rrugor

Ish-mesfushori i Celtic, Landry Nguemo, ka vdekur pas një aksidenti me makinë në Kamerun.

Karriera e tij e gjatë filloi me skuadrën franceze Nancy dhe përfshinte periudha në futbollin turk e norvegjez.

Autoritetet e futbollit të Kamerunit konfirmuan sot se 38-vjeçari kishte humbur jetën në një aksident.

“Federata e Futbollit të Kamerunit sapo mësoi lajmin tragjik të vdekjes së Landry Nguemo në një aksident trafiku.

Nguemo, i cili ishte një lojtar kyç për kombëtaren e Kamerunit nga viti 2006 deri në 2014 dhe një ish-anëtar i Girondins de Bordeaux, do të mbahet mend për kontributin e tij në futboll.

FECAFOOT shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, miqve dhe gjithë komunitetit të futbollit”.

N’Guemo luajti më shumë se 40 herë nën drejtimin e Tony Mowbray dhe Neil Lennon si mesfushor mbrojtës gjatë sezonit 2009-10, duke bërë debutimin e tij konkurrues në ndeshjen kualifikuese të Champions League kundër Dynamo Moskës.

Celtic bëri homazhe për ish-lojtarin e tyre në faqen e tyre të internetit. “Të gjithë në Celtic Football Club janë të shokuar dhe të pikëlluar me lajmin e vdekjes së Landry N’Guemo në moshën e re 38-vjeçare”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në Celtic Football Club janë me familjen dhe miqtë e Landry.”

Habit Krist Aliaj: E dua të dashurën dixhitale, të bëj s*eks virtual!

Ish-banori i BBV2, Krist Aliaj ka rrëfyer se dëshiron të ketë një jetë seksuale virtuale.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, ai u shpreh se të kryente marrëdhënie virtualisht nuk kishte asnjë problem për të.

“Unë të dashurën time dua t’a kem dixhitale. Dua të bëj marrëdhënie seksuale, virtuale. Nuk po them që e preferoj por më duket ekstreme t’a sulmojmë kur në të njëjtën kohë sulmojmë atë fizike”, u shpreh Krist Aliaj.

“Kënaqësinë më të madhe e merr në formë virtuale sesa po të jesh me partneren?”, e pyeti moderatorja.

“Është çështje private pastaj”, përfundoi ai.

A do ta rinovojë kontratën me kuqezinjtë? Sylvinho: Jam me pushime!

Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho nuk ka rinovuar kontratën duke lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek kuqezinjtë.

Ende nuk dihet nëse trajneri brazilan do të rinovojë kontratën me Kombëtaren, ndërsa pas skualifikimit nga EURO2024, është “arratisur” në Porto për të pushuar me familjen e tij.

Ai është shprehur se ende nuk di asgjë dhe se nuk ka folur me stafin, duke shtuar se do të komunikojë me ta javën e ardhshme

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme”, tha Sylvinho për Top Channel.

Princi Harry kujton vdekjen e Princeshë Dianës: Mendoni se nëse trishtoheni, i tregoni se ju mungon

Princi Harry kujtoi nënën e tij, Princeshën Diana, në një bisedë emocionuese me themeluesen e Scotty’s Little Soldiers, Nikki Scott.

Nëna e Princit vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1997, kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

“Sigurisht, është kaq e lehtë si fëmijë të mendosh apo të bindesh veten… isha 12 vjeç”, tha Harry.

“Gjithashtu për një të rritur, duket se është e njëjta gjë. Ju e bindni veten se personi që keni humbur, duhet të jeni të trishtuar për aq kohë sa të jetë e mundur për t’i treguar atij se ju ka marrë malli. Por më pas mendon se “Jo, ata duhet të duan që unë të jem i lumtur”.

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore pavarësisht pakënaqësisë së Melonit

Udhëheqësit evropianë do të shpallin zgjedhjet e tyre për postet kryesore në krye të BE-së në një samit dy-ditor në Bruksel, ku presidentja aktuale e Komisionit Ursula von der Leyen do të emërohet për një mandat të dytë.

Samiti filloi me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për sigurinë midis BE-së dhe Ukrainës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi gjithashtu liderët e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin e tij në fillim të kësaj jave.

Tema të tjera në axhendë përfshinin sigurinë dhe mbrojtjen, me udhëheqësit nga Polonia dhe Balltiku që i kërkonin BE-së fonde për të ndërtuar një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të tyre me Rusinë.

Por çështja më delikate e punëve kryesore u la e fundit dhe ka të ngjarë të diskutohet në mbrëmje.

Në fillim të kësaj jave, u duk se gjashtë liderë të BE-së kishin arritur një konsensus mbi emrat që do të parashtroheshin – secili prej tyre vjen nga një nga tre partitë që dominojnë Parlamentin Evropian.

Gjashtë liderët e BE-së që negociuan emrat gjithashtu përfaqësojnë secili EPP, S&D ose Renew.

Ata ishin Kyriakos Mitsotakis i Greqisë, Donald Tusk i Polonisë për EPP-në, Pedro Sánchez i Spanjës dhe Olaf Scholz i Gjermanisë për socialistët dhe Emmanuel Macron i Francës dhe Mark Rutte i Holandës për Renew.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila kryeson bllokun e krahut të djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), nuk u përfshi në bisedime, pavarësisht faktit se ECR e ka zhvendosur Renew si grupin e tretë më të madh në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve evropiane në fillim të këtij muaji.

Duke iu drejtuar parlamentit italian të mërkurën, Meloni tha me zemërim se votuesit evropianë i kishin kërkuar BE-së të “marrë një rrugë të ndryshme nga ajo në të cilën ka udhëtuar deri tani”.

Pa përmendur emra, ajo kritikoi “ata që argumentojnë se qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara dhe [që besojnë] se oligarkia është në thelb forma e vetme e pranueshme e demokracisë”.

Në fillim të kësaj jave, Viktor Orban shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij te liderët e tjerë të BE-së.

Duke shkruar në X, Orban tha se marrëveshja midis EPP, S&D dhe liberalëve “u kundërvihej gjithçkaje mbi të cilën bazohej BE”.

“Në vend të përfshirjes, ajo mbjell farat e ndarjes,” tha Orban, duke shtuar se zyrtarët e lartë të BE-së duhet të përfaqësojnë “çdo shtet anëtar, jo vetëm të majtët dhe liberalët!”

Të enjten në mëngjes, aleatët e Meloni u thanë gazetarëve në Bruksel se ajo ende nuk kishte vendosur nëse do të mbështeste ekipin e ri drejtues.

Megjithatë, edhe me mbështetjen e mundshme të  Orban, Meloni nuk do të kishte fuqinë për të vënë veton mbi nominimet e vendeve kryesore të punës, pasi një gjë e tillë do të kërkonte pjesëmarrjen e shumicës së liderëve të BE-së.

Por Meloni ka fituar një status të spikatur mes të djathtëve evropianë dhe von der Leyen nuk ka gjasa të dëshirojë ta antagonizojë atë në fillimin e një mandati të dytë.

Përpara samitit, anëtarët e grupit PPE të zonjës von der Leyen dhanë një ton pajtues, me kryeministrin e Polonisë Donald Tusk duke u thënë gazetarëve: “Nuk është Evropa pa Italinë dhe nuk ka vendim pa Kryeministren Meloni, është e qartë”.

Gjithashtu mendohet se Italisë do t’i ofrohet një detyrë e lartë në komisionin e ardhshëm në këmbim të një miratimi në samitin e sotëm. Çdo shtet anëtar i BE-së merr një komisioner, por disa – si ekonomia apo portofolet e konkurrencës – janë më të lakmuarit.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së në prag të samitit të Brukselit, von der Leyen premtoi gjithashtu se do të bëjë më shumë për të adresuar migracionin e paligjshëm, i cili është një nga shqetësimet kryesore të Melonit.

Nëse ajo nominohet zyrtarisht si kandidatja e zgjedhur e liderëve të BE-së për presidencën e Komisionit Evropian, von der Leyen më pas do të duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian në një seancë që ka të ngjarë të zhvillohet në mes të korrik.

von der Leyen do të mbështetet nga 190 anëtarët e grupit të saj EPP, por asaj do t’i duhet gjithashtu të sigurojë mbështetje nga grupet e tjera politike për të marrë një shumicë prej 361.

S&D dhe Renew kanë thënë se do të mbështesin von der Leyen dhe – nëse të gjithë eurodeputetët e tyre e bëjnë këtë – ajo do të fitojë shumicën e kërkuar.

Por vota për presidentin e Komisionit Evropian është e fshehtë dhe disa eurodeputetë mund të mos ndjekin linjën e partisë.

Kjo do të thotë se zonjës von der Leyen mund të ketë nevojë për vota nga ECR, gjë që e bën edhe më urgjente marrjen e mbështetjes së Melonit.