Day ArchiveNevojat për ilaçe, 3-4 herë më të larta se realiteti! Si po keqmenaxhohet QSUT
Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit spitalor në vend sipas të dhënave zyrtare.
Spitali më i madh publik në vend prej vitesh vuan nga menaxhimi i dobët, abuzimet me fondet dhe sidomos me medikamentet. Po përfundon mesi i vitit dhe QSUT ende nuk ka kontraktuar shërbimin e mirëmbajtjes kur të gjitha pajiset dhe furnitura prishet dhe digjet çdo ditë dhe nga ana tjetër kontratat koncesioneve me PPP i thelluan problemet financiare ndër vite.
Shërbimet mjekësore në ditën e sotme udhëhiqen nga pajisjet mjekësore , por në QSUT shumica e pajisjeve nuk punojnë për shkak të mosmirëmbajtjes dhe shërbimi shëndetësor është i varur nga burimet njerëzore.
Nevojat për ilaçe në QSUT katër herë më të larta se realiteti
Kontrolli i Lartë i Shtetit vërejti vitin e kaluar se nevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim.
Çdo vit kur hartohet buxheti afatmesëm entet publike raportojnë për nevojat qe kanë për financime gjatë një viti. Këto kërkesa në fund i përcillen Ministrisë së Financave që më pas miraton fondin përkatës, i cili për shumë funksione nuk mund të jetë sipas nevojave.
Kjo është e kuptueshme në rastin e investimeve publike, apo shërbimeve të tjera, por në rastin e barnave mungesa e financimit sipas nevojës përkthehet në më pak jetë ose në shpenzime të larta nga xhepi i pacientëve për tu kuruar jashtë sistemit publik.
Shefat e shërbimeve në QSUT kërkojnë çdo vit medikamente që kushtojnë rreth 10-11 miliardë lekë, por në vërtetë qeveria financon nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm vetëm 1 të katërtën ose një pestën e kësaj shume. Kjo anomali është vënë në dukje edhe nga Kontrolli i Lartë i shtetit gjatë një auditimi në Qendrën Spitalore.
Për kryerjen e përllogaritjeve të nevojave të QSUNT për fonde, zhvillohet një procedurë nga shefat e shërbimeve të tilla si konsum historik i llojit të barnave, nevojat për barna sipas mjekimit, numrit të të sëmurëve në periudhat e mëparshme dhe sasinë e barnave të akorduara sipas pacientëve, etj., bazuar kryesisht në kërkesat e periudhave të mëparshme, dhe jo në alokimet reale të fondeve për barna.
“Kërkesat e përcjella nga shefat e shërbimeve janë një “wish list”, dhe nuk merren në konsideratë, për vetë vlerën e lartë të këtyre shpenzimeve, dhe fondet e akorduara bazohen në buxhetin historik të vendosur në dispozicion për këtë zë. Në vijim të kërkesave sipas shefave të shërbimit për Barna dhe materiale mjekësore, QSUNT, përcjell për MSHMS në cilësinë e Organit Qendror Blerës sasinë e barnave, duke qëndruar brenda limiteve buxhetore dhe çmimeve të publikuara, ku sasitë janë të reduktuara, duke theksuar se ky planifikim do të sjellë një pamundësi të plotësimit të nevojave për të gjithë pacientët që marrin shërbimin pranë qendrës spitalore”, ka vërejtur KLSH ne auditin që ka bërë QSUT.
KLSH vërejti se buxheti për spitalin “Nënë Tereza” mbetet i pandryshuar për vite me radhë si për barnat ashtu edhe në totalin e tij, nga ana tjetër barra e sëmundjeve që kërkojnë trajtime të kushtueshme të tilla si neoplazmat dhe sëmundjet kardiovaskulare po rriten me shpejtësi nga viti në vit.
Gjatë dekadës së fundit në QSUT ka një rritje progresive të shtrimeve (nga 68,273 pacientë në 2013, në 116 mijë pacientë në vitin 2022). Ka rritje të aktivitetit në shërbimet e urgjencës, rritjen e numrit të konsultave dhe ekzaminimeve ambulatorë, rritje të procedurave invazive dhe mini invazive, rritjen e trajtimeve në onkologji, hematologji, onko-hematologji, pediatri, etj.
Ndërkohë që financimi i barnave në QSUT ka një hendek të thellë, nën anën tjetër buxheti i Qendrës Spitalore po gërryhet nga pagesat e larta për shërbime dytësore që ofrojnë privatet dhe koncesionaret.
Koncesionet e laboratorit dhe sterizilimit po kanalizojnë buxhetin e “varfër” të QSUT drejt financimit të shërbimeve dytësore me kosto shumë të lartë.
QSUT përballon gjysmën e ngarkesës, merr vetëm 23% të buxhetit spitalor
Në fillim të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi dhe detajoi fondin për shërbimin spitalor, sipas të cilit QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23 për qind e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.
Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.
Të dhëna të tjera tregojnë se QSUT është ofruesi më i madh të gjithave shërbimeve spitalore. Përqendrimi i shërbimeve në këtë qendër ka ardhur në rritje vit pas viti, për shkak të mungesave në burime njerëzore dhe pajisje në spitalet rajonale.
Spitalet e qarqeve kanë mungesa të mëdha në të gjitha specialitetet, duke bërë zhvendosur marrjen e shërbimeve në QSUT edhe për anomali të thjeshta në shëndet.
Por përveçse QSUT ka pak buxhet në raport me shërbimin që ofron, fondet e tij gërryhen nga koncesionet. Duke qenë se shtrimet dhe ndërhyrjet kirurgjikalë janë të shumta, një pjesë e mirë e buxhetit të QSUT shkon për koncesionet PPP dhe shërbimet mbështetëse. Psh këtë vit 10,8 për qind e buxhetit total të QSUT do të jetë pagesa për koncesionin e laboratorit, teksa shpenzime të mëdha shkojnë për sterilizimin e sallave kirurgjikale, pastrimin, ushqimin etj.
Nga ana tjetër QSUT aktualisht ka mungesa në burime njerëzore në të gjitha pavijonet si në infermieri dhe mjekë.
Shpenzimet buxhetore në shëndetësi janë deformuar nga kontratat koncesionare, të cilat po përthithin fondet për shërbime dytësore, në një kohë që shpenzimet publike për shëndetësinë mbeten ende shumë të ulëta në vendin tonë.
Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë për vitin 2022 ishin 63.8 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato arritën në 2.98% dhe kanë shënuar rënie vjetore me 0,44 pikë përqindje, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.
Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017.
Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten.
Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial të Bolivisë në përpjekjen për grusht shteti
Pallati presidencial i Bolivisë është sulmuar nga ushtarët ndërsa presidenti i vendit paralajmëroi për një “grusht shteti”.
“Ne do ta rikuperojmë atdheun”, u tha gjenerali Juan José Zúñiga gazetarëve nga Sheshi Murillo që u pushtua nga trupat, sipas gazetës El Deber.
Presidenti Luis Arce tha se një grusht shteti ishte duke u zhvilluar dhe kërkoi që Gjeneral Zúñiga të largohej nga ushtarët që kanë pushtuar pjesë të La Paz-it qendror.
Përpjekja e dukshme për grusht shteti u denoncua menjëherë nga krerët e Meksikës dhe Hondurasit.
Ish-presidenti Evo Morales u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë që të bllokojnë rrugët.
Ai shkroi: “Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë. Kjo duket se tregon se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit.”
Thashethemet kanë qarkulluar prej ditësh se Gjenerali Zúñiga ishte në prag të shkarkimit. Shefi ushtarak u shfaq në televizion të hënën dhe tha se do ta arrestonte Morales nëse ai kandidonte sërish për postin vitin e ardhshëm.
Ministrja boliviane Maria Nela Prada publikoi një video në llogarinë e saj në Facebook, duke treguar pamjen nga një dritare në një ndërtesë qeveritare.
Ajo tha se ishte dëshmitare e një “përpjekje grushti shteti”.
“Unë jam në pallatin e popullit. Siç mund ta shihni, ky është Plaza Murillo i marrë nga tanket dhe trupa të armatosura. Ne e kuptojmë se është një fraksion i ushtrisë, “tha ajo.
Ajo tha se njësitë ushtarake kishin zënë pozicione në të katër anët e sheshit dhe nuk po lejonin askënd të hynte.
“Ata e nisën këtë operacion në mënyrë krejtësisht të parregullt,” tha ajo.
Plane për t’u bërë baba? Dj PM: Dua të jetë djalë
Dj PM dhe Sarah Berisha prej më shumë se dy vitesh shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Dy ish-banorët e BBV jetojnë mes Prishtinës dh Tiranës, por kjo nuk i ka penguar të jenë të lumtur.
I pyetur së fundmi nëse është një fëmijë në planet e tyre u shpreh se e kanë pasur në plan të bëhen prindër.
Ai u shpreh se do të donte që fëmija e parë të ishte djalë, por theksoi se do ishte i lumtur nëse do të lindte vajzë.
Ndërsa për martesën u shpreh se nuk e kanë mendur për momentin.
“S’dua as të të gënjej dhe as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhime nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar.
“Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon”, tha Dj PM.
Prag grushti shteti në Bolivi, ushtarët me automjete të blindura në qendër të kryeqytetit
Presidenti bolivian Luis Arce ka kërkuar që demokracia të respektohet pasi ushtarët u raportuan se ishin zhvendosur në qendër të La Paz.
Videot e pa verifikuara treguan automjete të blinduara dhe ushtarë në sheshin Murillo, në qendër të kryeqytetit.
Pallati presidencial u përplas nga një automjet i blinduar, ku raportohet ushtarë se hynë brenda.
Ish-presidenti Evo Morales paralajmëroi për një “grusht shteti” të afërt, duke akuzuar gjeneralin Juan José Zúñiga se planifikonte të merrte pushtetin.
“Ne denoncojmë mobilizimin e parregullt të disa njësive të ushtrisë boliviane. Demokracia duhet respektuar”, ka shkruar presidenti Arce në rrjetet sociale.
Me një gjuhë më të theksuar, Morales shkroi: “Një grup i Regjimentit Special Challapata ‘Mendez Arcos’ pushtoi Plaza Murillo me snajperë.
“Kjo duket se tregon se ata e përgatitën grushtin e shtetit paraprakisht. U kërkoj njerëzve me mendje demokratike të mbrojnë atdheun nga grupe të caktuara ushtarake që veprojnë kundër demokracisë dhe popullit.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi gjeneralin Zúñiga të thoshte: “Tre shefat e forcave të armatosura kanë ardhur për të shprehur shqetësimin. Do të ketë një kabinet të ri, sigurisht që gjërat do të ndryshojnë, por vendi ynë nuk mund të vazhdojë më kështu”.
Morales është ndarë nga Arce, edhe pse të dy janë anëtarë të së njëjtës lëvizje socialiste.
Vlera neto e Jennifer Garner! Bizneset që zotëron dhe sa fiton prej tyre
Jennifer Garner është një aktore amerikane që luan në filma të suksesshëm dhe disa nga serialet më ikonike nga fillimi i viteve 2000.
Ndër projektet më të rëndësishme janë ‘Pearl Harbor’, ‘Catch Me If You Can’, ’13 Going On 30′, ‘Daredevil’, ‘Juno’ dhe shumë të tjera. Në televizion, Garner luajti në serialin hit ‘Alias’ që mori nominime të shumta për çmime. Nga puna e saj në film dhe televizion, Jennifer Garner ka bërë miliona dollarë, por ky nuk është burimi i saj i vetëm i të ardhurave.
Aktorja ka kontrata të vazhdueshme me markat kryesore si Capital One ose Neutrogena. Ajo gjithashtu themeloi kompaninë e ushqimit për fëmijë të quajtur ‘Once Upon A Farm’. Ajo ka lindur më 17 prill 1972 në Hjuston, Teksas.
Bizneset e shumta të Jennifer Garner
Sulmi kimik në Siri, Gjykata franceze lë në fuqi urdhër arrestin për presidentin Bashar al-Assad
Gjykata e lartë e Francës ka lënë në fuqi urdhër-arrestin për presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte
Vitin e kaluar, gjyqtarët kërkuan arrestimin e Assad dhe tre të tjerëve për një sulm vdekjeprurës me armë kimike në Siri në vitin 2013, ku presidenti mohoi çdo përfshirje.
Prokurorët e anti-terrorizmit kundërshtuan vlefshmërinë, duke thënë se ai kishte imunitet si një kryetar i huaj në detyrë.
Avokatët e paditësve e përshëndetën si “historik” vendimin e Gjykatës së Apelit të Parisit që refuzoi këtë argument.
“Është hera e parë që një gjykatë kombëtare ka pranuar që një kryetar shteti në detyrë nuk ka imunitet të plotë personal”, thanë Clemence Bectarte, Jeanne Sulzer dhe Clemence.
Franca është ndër vendet që lejon paraqitjen e rasteve të krimeve kundër njerëzimit në gjykatat e saj.
Volkswagen do të investojë deri në 5 miliardë dollarë tek rivali i Tesla
Gjigandi gjerman i prodhimit të makinave Volkswagen (VW) do të investojë deri në 5 miliardë dollarë (3.94 miliardë £) tek rivali i Teslës, Rivian.
Marrëveshja krijon një sipërmarrje të përbashkët që do të lejojë VW dhe prodhuesin e automjeteve elektrike (EV) me bazë në SHBA të ndajnë teknologjinë.
Aksionet e Rivian u ngritëme pothuajse 50% pas njoftimit. Lidhja vjen pasi konkurrenca është intensifikuar midis prodhuesve të automjeteve elektrike dhe vendeve perëndimore që u vendosin tarifa për importet kineze.
Sipas marrëveshjes, VW tha se fillimisht do të investojë 1 miliardë dollarë në prodhuesin e mjeteve elektrike dhe SUV-ve, me 4 miliardë dollarë të tjerë që do të vendosen në kompani deri në vitin 2026.
E themeluar në vitin 2009, Rivian nuk ka postuar ende një fitim tremujor. Në tre muajt e parë të 2024, kompania pa një humbje neto prej më shumë se 1.4 miliardë dollarë.
VW, si gjigantët e tjerë të industrisë motorike, është vënë nën presionin e rivalëve si Tesla dhe BYD e Kinës, ndërsa përpiqet të bëjë ndryshimin nga automjetet me lëndë djegëse fosile.
Ndërkohë, disa ndërmarrje fillestare të automjeteve elektrike kanë luftuar për të ecur përpara në tregun shumë konkurrues dhe pasi normat më të larta të interesit godasin kërkesën për blerje të mëdha biletash.
Partneriteti do t’i japë VW qasje të menjëhershme në softuerin e Rivian duke i lejuar prodhuesit gjerman të makinave ta përdorë atë në makinat e tij.
Gjigantët e industrisë motorike si VW janë përballur gjithashtu me një konkurrencë në rritje nga prodhuesit kinezë të EV, të cilët janë zgjeruar globalisht.
Në fillim të këtij muaji, Bashkimi Evropian (BE) paralajmëroi se do të rrisë tarifat për importet kineze të automjeteve elektrike deri në 38% .
Zyrtarët nga Kina dhe BE kanë zhvilluar bisedime përpara një afati përfundimtar të 4 korrikut.
Një hetim prej muajsh nga Komisioni Evropian zbuloi se kompanitë kineze të automjeteve elektrike ishin “subvensionuar në mënyrë të padrejtë”.
Në përgjigje, Kina tha se tarifat shkelnin rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe e përshkroi hetimin si “proteksionizëm”.
Plani erdhi vetëm një muaj pasi SHBA tha se do të rrisë taksat e importit për automjetet elektrike kineze nga 25% në 100%.
Këtë javë, Kanadaja tha se po shqyrtonte një lëvizje të ngjashme për t’u lidhur me aleatët.
Më vete të martën, Tesla tha se do të tërhiqte shumicën e kamionëve Cybertrucks të shitur në SHBA për shkak të problemeve me fshirëset e xhamit të tyre dhe veshjet e jashtme.
Tërheqjet mbulojnë më shumë se 11,000 automjete, të cilat fillimisht dolën në shitje në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Neymar zbulon lojtarin më të shëmtuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë dhe ai është i Realit
Neymar është pyetur në një intervistë se kush është futbollisti “më i shëmtuar” me të cilin ka luajtur. Përgjigjja e futbollistit tërhoqi vëmendjen për humorin dhe zgjedhjen e papritur.
I pyetur për lojtarin më pak tërheqës me të cilin ka luajtur, Neymar, duke qeshur, tha se ai quhet Vinicius Junior dhe aktualisht është një lojtar i Real Madridit.
“Më i shëmtuari? Kam luajtur me shumë. As që doja të thoja i shëmtuar, por kam luajtur me shumë djem. Do të jetë shaka, por… Vinicius Junior. Është çmenduri, shiko, ai është i zgjedhuri Vini, të dua… Të dua më shumë se kurrë”, tha Neymar duke qeshur.
Të dy kanë ndarë fushën për kombëtaren braziliane dhe njihen prej vitesh.
Rrugët e Neymar dhe Vinicius janë kryqëzuar shumë herë, jo vetëm si rivalë në futbollin e klubeve, por edhe si bashkëlojtarë që përfaqësojnë Brazilin.
Shoqëria e tyre është evidente dhe komenti i Neymar u bë qartë me shaka, duke nxjerrë në pah anën marrëdhënien mes dy futbollistëve.
Kurti tregon arsyet pse nuk u takua me Vuçiç në Bruksel: Tre kushtet që parashtrova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i viti 2023.
Ashtu siç konfirmoi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, sot në Bruksel nuk është mbajtur takim trepalësh, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë.
Ai tha se gjatë takimeve dypalëshe Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Kurti.
“Konsiderojmë se Marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha Kurti.
Duke folur për arsyet e dështimit të takimit bilateral Kurti tha se nga takimi i 14shtatorit ka ndodhur shumëçka.
Ai përmendi tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.
“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, një ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijnë nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar”.
“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiç sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiçit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiçin”, tha Kurti.
Ndërsa, Borrell pas takimeve me Kutin e Vuçiçin tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti, përderisa “presidenti Vuçiç la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes.
Gjatë takimeve të ndara midis Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas Borrellit, palët paraqitën qëndrimet e tyre se si procesi duhet të ecë përpara.
“Si zakonisht, diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh. Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, Serbia ishte”, tha ai.
Paraprakisht, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiç gjatë një deklarimi për mediat.
Vuçiç tha se është kthyer tri herë në takimin me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilët ia kanë përcjellë mesazhet e Kurtit, të cilave ai i është përgjigjur. Ai e vlerësoi korrekt takimin me ndërmjetësit evropianë.
“Ai nuk ka dashur të më takoj”, tha Vuçiç kur u pyet nga gazetaret se pse nuk pati një takim të përbashkët, duke shtuar se Kurti ka thënë se “nuk është gati për një takim me Vuçiçin”.
“Jam i sigurt se BE-ja në njoftimin e saj do të thotë se kush nuk donte bisedime sot”.
Sipas presidentit serb, Kurti dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe “tani kanë dalë me disa kërkesa të tjera, por në thelb është një njohje de jure”.
Vuçiç tha se gjatë takimeve dypalëshe është folur për gjithçka që ka të bëjë me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve, teksa i ka konsideruar “të suksesshme” takimet në Bruksel.
Ai shtoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, “të martën ose të mërkurën”.
Paraprakisht, Vuçiç përmes një postimi në Instagram deklaroi se në takim ka insistuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiç. /Telegrafi/
Presidenti i Kenias tërheq planin e taksave pas protestave vdekjeprurëse
Presidenti i Kenias, William Ruto thotë se do të tërheqë një projekt-ligj financiar për rritjen e taksave pas protestave vdekjeprurëse, ku Parlamentit iu vendos flaka të martën.
Në një fjalim drejtuar kombit, ai tha se ishte e qartë se kenianët nuk e duan projektligjin. “Pranoj”, tha ai, duke shtuar se nuk do ta nënshkruajë.
Të paktën 22 persona u vranë në protestat e së martës, sipas Komisionit Kombëtar të Kenias për të Drejtat e Njeriut (KNHRC) i financuar nga shteti.
Ruto tha se tani do të hynte në dialog me të rinjtë, të cilët ishin në ballë të protestave më të mëdha që goditën vendin që kur u zgjodh në vitin 2022.
Projektligji u miratua nga parlamenti të martën, pavarësisht nga demonstratat mbarëkombëtare kundër tij.
Protestuesit hynë në parlament, duke vandalizuar pjesën e brendshme dhe duke i vënë flakën pjesëve të kompleksit. Topuzi ceremonial, që simbolizonte autoritetin e legjislativit, u vodh.
Ruto fillimisht u përgjigj me kundërshtim. Ai urdhëroi vendosjen e ushtrisë, duke thënë se “dhuna dhe anarkia” nuk do të tolerohen.
Por ai hoqi dorë të mërkurën, pas një demonstrimi të jashtëzakonshëm të pushtetit popullor.
“Ruto i përkulet presionit të Generatës Z, tërheq projektligjin e financave”, shkruhen në titullin e Citizen TV të Kenias.
Në fjalimin e tij të dytë drejtuar kombit në më pak se 24 orë, Ruto shpalosi një arsyetim shumë të qartë se pse ai mendonte se rritja e taksave ishte e nevojshme.
Legjislacioni i propozuar ishte pjesë e përpjekjeve për të ulur barrën masive të borxhit të vendit prej më shumë se 80 miliardë dollarë (63 miliardë £), e cila i kushton vendit më shumë se gjysmën e të ardhurave vjetore të taksave për shërbimin.
Ruto shtoi se qeveria e tij kishte bërë përparim dhe ishte në rrugën e duhur për të “pohuar sovranitetin” duke shlyer borxhet e saj.
Ai tha se dispozitat do të kishin përfituar fermerët, studentët dhe mësuesit, por ai pranoi se njerëzit nuk ishin pas tij.
“Unë gjithashtu udhëheq njerëzit,” tha ai, “dhe njerëzit kanë folur.”
Është e paqartë se si rënia e tij do të ndikojë në planet për të rifilluar protestat, të cilat kryesisht janë organizuar përmes mediave sociale, të enjten.
Qëllimi i deklaruar i demonstratave ishte të detyronin presidentin të mos e nënshkruante projektligjin.
Por protestuesit kanë nisur të kërkojnë që ai të largohet, me sloganin “Ruto duhet të shkojë”.
Ruto u ngjit në presidencë pasi mposhti rivalin e tij kryesor Raila Odinga me një diferencë të ngushtë në zgjedhjet e 2022. Ai mori 50.5% të votave, ndërsa z. Odinga 48.8%.