zoom

Day ArchiveShpërthimi i fuqishëm në Sarandë, vdes polumbari

Prej shpërthimit të fortë që u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në afërsi të portit të Sarandës një person humbi jetën.

Policia njoftoi se një polumbar vdiq gjatë zhytjes në det sepse i shpërtheu bombola e oksigjenit.

Në gomone në momentin e ngjarjes ndodhej edhe shoku i tij, i cili e dërgoi në port.

Polumbari që humbi jetën nuk është identifikuar ende nga policia, ndërsa të paqarta mbeten edhe rrethanat e ngjarjes.

Italia barazon në minutë të fundit, skuadra e dytë që kalon fazën e grupeve

Në “frymën e fundit”, Italia ia doli të shënojë golin e barazimit përballë Kroacisë.

Ky barazim i dha 4 pikë Italisë, duke u bërë skuadra e dytë e grupit B që kualifikohet në fazën e mëtejshme të Euro 2024, pas Spanjës.

Ishin kroatët ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të me anë të Luka Modriç, i cili vetëm një minutë më parë humbi një penallti.

Kur dukej sikur gjithçka përfundoi në favor të kroatëve, në aksionin e fundit Zaccagni barazoi ndeshjen.

Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës, një i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Sarandës.

Nga raportimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se ka shpërthyer një bombol oksigjeni.

Ngjarja ndodhi në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga porti.

Në gomone ndodheshin dy persona ne gomone dhe njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Ai u dërgua në port i plagosur nga shoku i tij.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca forcat e policisë, për të bërë sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Kroatët i shënojnë Italisë. Modriç realizon pasi humbi penalltinë

Kroatët zhbllokuan rezultatin me rikthimin në fushë në pjesën e dytë të sfidës me Italinë.

Në minutën e 55, Modriç gjeti rrugën e rrjetës duke shënuar golin e parë të ndeshjes dhe duke ndezur në festë tifozët kroatë.

Modric e realizoi golin vetëm 2 minuta pasi humbi penalltinë në përballjen me Donnarumma.

Kroacia, njëjtë si Shqipëria, kërkon me çdo kusht kualifikimin nga “Grupi i Vdekjes”.

Edhe Kroacia në luftë për kualifikim. Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës me Italinë

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Kroacisë dhe Italisë. Një ndeshje me ritëm të lartë nga ana e të dyja skuadrave.

Nuk kanë munguar rastet për të dyja ekipet, ku portierët janë bërë protagonistët kryesorë.

Edhe Kroacia kërkon kualifikimin në këtë duel.

Kroatët ndodhen në të njëjtin pozicion me Shqipërinë, me vetëm 1 pikë të mbledhur gjatë ndeshjeve të luajtura me Spanjën dhe Shqipërinë.

Plagosi me sende të forta 60-vjeçarin në Korçë, policia arreston autorin

Policia e Korçës arrestoi personin që dhunoi me sende të forta një 60-vjeçar pasditen e kësaj të hëne në Korçë.

Autori u prangos pak minuta pas ngjarjes, që ndodhi në një lokal në zonën e njohur si “1 Maji”.

Motivet e konfliktit mes tyre nuk janë zbardhur ende nga policia, ndërsa i plagosuri është në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shqipëria largohet nga Euro 2024, shpërdoron raste përballë Spanjës

Ëndrra kuqezi përfundon në fazën e grupeve.

Shqipëria nuk arriti dot të fitonte përballë Spanjës, një fitore që do ta çonte në fazën e 1/8 Kombëtaren tonë.

Një gol i shënuar që në minutën e 13 nga Torres i dha fitoren Spanjës, ndërsa Shqipëria nuk arriti dot të çajë rrjetën e kundërshtarëve, pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë të lojës.

Kuqezinjtë tentuan të shënojnë golin e barazimit, por Raya me disa pritje të bukura, e mbajti portën e paprekur.

Shqipëria largohet nga ky kompeticion me vetëm 1 pikë të marrë në barazimin me Kroacinë.

Pak minuta para nisjes së duelit, arrestohet tifozi shqiptar në hyrje të stadiumit

Një tifoz shqiptar ra në prangat e policisë gjermane këtë të hënë, pak minuta para se të nisë supersfida mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Ai u arrestua në hyrje të stadiumit të Duseldorfit, për arsye ende të pazbardhura nga mediat e huaja.

Tifozi ishte i veshur me një bluzë kuqezi, që mbrapa mbante emrin e Xhakës.

60-vjeçari në Korçë dhunohet me sende të forta, një i shoqëruar në polici

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta në lagjen 15 të Korçës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në vendin e quajtur “1 Maji”, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin e për pasojë, mori plagë të lehta 60-vjeçari, në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një person, për të bërë sqarimin e motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.

Deri tani për ngjarjen ka dëshmi kontradiktore. Vetë 60-vjeçari ka deklaruar për uniformat blu se është goditur nga një person, ndërkohë që të tjerë persona në vendngjarje thonë se ai është rrëzuar aksidentalisht.

60 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.

Shqipëria gati për të bërë historinë – Strakosha: Do të japim maksimumin

Shqipëria është gati për të shkruar historinë në sfidën që do të luajë sonte me Spanjën, duel vendimtar për rrugëtimin e saj në EURO 2024.

Thomas Strakosha tha se kuqezinjtë do të japin maksimumin e tyre në fushë, për të siguruar fitoren që do t’i kualifikonte në fazën tjetër të Kampionatit Europian.

“Ne presim të japim maksimumin, të bëjmë më të mirën. Kemi pak shanse për të kaluar por do të provojmë deri në fund. Shpresojmë që të kalojmë”, tha Strakosha.

Sa i takon formacionit të Spanjës, Strakosha u shpreh se edhe pse janë lojtarë të dytë, ata janë të përgatitur dhe më të mirë se Kombëtarja Shqiptarja.

“Ndryshimet te Spanja? Formacioni i dytë i Spanjës është ndoshta si formacioni më i mirë që kemi pasur ndonjëherë Shqipëria. Ndaj duhet të kuptoni që kanë lojtarë yje në ekipin e parë, të dytë, presim një ekip të fortë. Ata duan t’i tregojnë trajnerit që janë të gatshëm të luajnë për ekipin e parë ndaj presim një ndeshje të fortë”, tha Strakosha para ndeshjes.