zoom

Day ArchiveLedion Liço konfirmon se do të moderojë BBVA 4!

Ledion Liço ka ka onfirmuar moderimin e “BBVA 4”, duke theksuar se “Big Brother” për të nuk ka qenë punë e lodhshme:

“Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua ‘Big-u’ nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” shtoi Ledioni.

I pyetur për kujtimet e punës në televizion dhe fillimet në ekran, Liço tha se:

Viti 2004 ka qenë viti kur fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimeve të mia në televizion, kujtime që i mbaj gjithmonë afër zemrës”, tha ai.

Ledioni foli edhe për familjen e krijuar me Sara Hoxhën, ndërsa tregoi detaje nga puna me të në televizion.

“Njohja me Sarën përpara 11 vitesh ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të vërteta të jetës sime. Jam shumë me fat që kam krijuar një familje dhe jam me po aq fat që bashkëpunojmë në punë. E kam shefe për pjesën dërrmuese të vitit në “Big Brother”, nuk ta përton fare…,” vijoi Liço.

Portugalia fiton 2-1 me Çekinë. Ronaldo thyen një rekord të ri

Ka dalë me fitore Portugalia nga përballja e sotme me Çekinë.

2-1 ishte rezultati i ndeshjes pas një goli të anulluar për portugezët.

Sfida nisi mjaft mirë për portugezët, të cilët provuan disa herë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Goli erdhi vetëm në minutën e 62’ nga Provod, por vetëm 7 minuta më vonë barazimi erdhi nga Hranac i cili shënoi në portën e tij.

Në fundin e takimit ishte Conceicao, i cili nuk gaboi nga një pozicion shumë afër portës për t’i dhënë fitoren luzitanëve.

Ndërkohë prezenca e Cristiano Ronaldos ka thyer një rekord të ri. Për portugezin është ky europiani i gjashtë, shifër e paarritur nga askush më herët.

Pretendimi për ndarjen nga jeta të babait të linguistikës moderne, Noam Chomsky

Në pak orë gjeti një shpërndarje të menjëhershme lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në moshën 95-vjeçare të intelektualit ikonë, Noam Chomsky.

Por informacioni i raportuar botërisht është mohuar nga Valeria Wasserman, bashkëshortja e tij prej vitit 2014. Ajo u shpreh se shëndeti i Chomsky-t është tepër problematik, por ndonëse sëmurë, ai është ende gjallë.

I lindur në Filadelfia më 7 dhjetor 1928 në një familje emigrantësh hebrenj rusë (babai i tij ishte larguar nga perandoria e carëve në 1913), Chomsky si i ri kishte simpatizuar rrymat e së majtës sioniste, por më vonë do të bëhej shumë kritik i ashpër i shtetit të Izraelit, siç mund ta shohë çdokush duke lexuar librin e tij të fundit Ndalesa e Fundit Gaza (Ponte alle Grazie), shkruar me Ilan Pappé.

Idetë e tij politike shpejt lëvizën drejt një socializmi liberal me nëntone anarkiste, të largëta nga komunizmi i stilit leninist, por në mënyrë të pakësueshme armiqësore ndaj establishmentit të Shteteve të Bashkuara.

Ai kishte ndërmarrë studime gjuhësore në vitin 1947 dhe tashmë në vitet 1950 kishte filluar të jepte kontribute shkencore me rëndësi absolute, ndër të cilat mund të përmendim themelet Strukturat e sintaksës së vitit 1957, esetë gjuhësore, Gjuha dhe mendja.

Gruaja e tij, Carol Doris Schatz, e martuar nga Chomsky në 1949 dhe ndërroi jetë në vitin 2008 (ai më pas u martua përsëri në 2014 me Valeria Wasserman), ishte gjithashtu një specialiste në të njëjtën fushë, duke studiuar përvetësimin e gjuhës tek të porsalindurit.

Teoria e gramatikës gjenerative-transformuese, e zhvilluar nga Chomsky, nis nga natyra e qartë krijuese e aftësisë gjuhësore të njeriut, e cila dallohet shumë qartë nga format e komunikimit të përdorura nga kafshët e tjera.

Gjuha, sipas këtij këndvështrimi, “është një objekt i kufizuar, por me shtrirje të pafundme”, pasi na lejon të shprehim një gamë të pakufizuar mendimesh.

Kjo është e mundur sepse “qeniet njerëzore ndajnë një sfond fiks biologjik”, një njohuri e lindur e rregullave dhe parimeve universale. Të porsalindurit nuk do të mësonin të flisnin kaq lehtë nëse nuk do ta kishin këtë trashëgimi të pavetëdijshme.

Mbi bazën e kësaj hipoteze pune revolucionare, e cila minoi teoritë e sjelljes që mbizotëronin deri në atë pikë, Chomsky më pas zhvilloi dhe pasuroi zbulimet e tij, duke shfrytëzuar kontributin e një grupi në rritje studentësh dhe kolegësh që i përmbaheshin qasjes së tij themelore.

Me kalimin e kohës, lindi programi kërkimor i quajtur minimalizëm, bazuar në idenë se modulet sintaksore të lindura rrjedhin nga një rrënjë e vetme, më e vogël dhe më e thellë, një aparat mendor plotësisht automatik./ Zoom.al

* Titulli i artikullit është ndryshuar pas sinjalizimit nga Faktoje.al.

Hera e parë pas 24 vitesh, Putin vizitë në Korenë e Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur të mërkurën në Korenë e Veriut, teksa dy shtetet synojnë të thellojnë bashkëpunimin që po vëzhgohet nga afër prej Shteteve të Bashkuara.

Mediat ruse kanë raportuar se Putin është pritur në Aeroportin e Phenianit prej liderit verikorean, Kim Jong Un.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Korenë e Veriut pas 24 vjetëve.

Presidenti rus ka thënë para se të nisej se vlerëson mbështetjen që i ka dhënë Pheniani shtetit të tij për luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të kundërshtojë ato që i ka përshkruar si ambicie të Perëndimit “për të penguar vendosjen e një rendi botëror, të bazuar në drejtësi, dhe respekt reciprok për sovranitet, duke marrë parasysh interesat e njëri-tjetrit”.

Putin po bën këtë vizitë teksa rriten shqetësimet se Pheniani po e furnizon Moskën me municione për të vazhduar luftën në Ukrainë, në këmbim të ndihmës ekonomike dhe avancimit teknologjik.

Dy vendet hedhin poshtë të gjitha deklaratat.

Rrugët e Phenianit janë dekoruar të martën me portretin e Putinit dhe flamujt rusë.

Putin ka thënë paraprakisht se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zhvillojnë tregti dhe sisteme pagesash “që nuk kontrollohen prej Perëndimit” dhe që dy vendet kundërshtojnë sanksionet që u janë vënë, të cilat i ka konsideruar “ilegale, dhe kufizime të njëanshme”.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për programet bërthamore dhe raketore, derisa Rusia përballet me sanksione të Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Putin ka thënë se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në turizëm, kulturë dhe edukim.

Raporti i Antimafias: Pas Ndranghetas, grupet kriminale shqiptare më të rrezikshmet në Itali

Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë pasardhës të mirëfilltë të organizatave mafioze italiane.

Kjo është bërë e ditur gjatë publikimit të raportit gjashtëmujor që Antimafia italiane (DIA) i ka dorëzuar Parlamentit, ku shpjegohen lidhjet që kanë me organizatat mafioze vendase si Ndragheta etj…, por edhe detajet mbi përfshirjen në biznese dhe pastrimin e parave.

Në raport, theksohet se mafia shqiptare përbën një rrezik serioz për sigurinë dhe ekonominë europiane.

“Trafiku i drogës është shtylla kurrizore e aktivitetit kriminal të mafieve italiane e të huaja në territor. Afera e biznesit të këtij trafiku është 780 miliardë dollarë e riciklimi i fitimeve nga biznesi i drogës në ekonominë e ligjshme llogaritet tepër i madh”.

Në një pikë të raportit nënvizohet marrëdhënia e ngushtë që shqiptarët kanë krijuar me “Casamonica”-n duke u përfshirë në botën e biznesit në kryeqytetin italian.

“Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar roman, në radhë të parë ata të Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”, raportoi në seancën dëgjimore në Komisionin Antimafia, Mario Conio, kreu i qendrës operacionale të DIA-s në Romë.

“Shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen për të kontrolluar territorin”, nënvizohet më tej.

Sa i përket rajonit në kufi me Pulian dhe Kalabrinë, në raport nënvizohet se fenomenet mafioze kanë evoluuar midis provincave të Potenzës dhe Matera-s.

Në bregdetin Jon, klanet kalabreze kanë formuar një bosht kriminal me grupe indigjene dhe interesat kriminale mbizotëruese në këtë zonë janë ato të trafikut të drogës (gjithashtu me pjesëmarrjen e sindikatave shqiptare) zhvatjes dhe pastrimit të parave veçanërisht në aktivitetet tregtare të hotelerisë turistike.

Në Liguria sakaq vepron Ndragheta dhe organizata mafioze klabreze është e strukturuar në Genova, Lavagna dhe Ventimiglia, duke njohur “Liguria”-n si një makro-zonë kriminale që i nënshtrohet kontrollit të bandave lokale të vendosura atje.

“Lidhur me praninë e grupeve me origjinë të tjera kriminale vërehet prezenca e projeksioneve individuale jashtërajonale të Camorrës dhe mafies siciliane, edhe pse jo të organizuara në shoqata të strukturuara. Të gjitha provincat e Ligurias karakterizohen nga prania e shoqatave të huaja kriminale, shpesh të përbëra nga qytetarë të parregullt jashtë BE-së, me origjinë afrikane, amerikano-jugore ose evropiane, që veprojnë kryesisht në sektorin e trafikut dhe tregtisë së drogës. Në disa operacione të kohëve të fundit kundër drogës, ndër të tjera ka dëshmi të sinergjive operacionale mes krimit të organizuar shqiptar me subjekte që i atribuohen Ndranghetës dhe krimit indigjen”.

Raporti vëren se aktiviteti i mafies shqiptare, është dokumentuar si i organizuar dhe në nivel internacional në bashkëpunime me grupe e mafie të tjera të pozicionuara jashtë territorit italian.

“Mafia shqiptare është ndërmjetësja e parë me kartelet e narkotrafikut në Amerikën Jugore, në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e prodhimit të saj e në furnizimin e tregjeve italiane e europiane. Mafia shqiptare lulëzon aktivitetin e saj kriminal jo vetëm në trafikun e drogës por dhe në trafikun e qënieve nejrëzore e në atë të armëve”, – thuhet në dokument.

Tapë në timon, arrestohet këngëtari i njohur

Është arrestuar sot këngëtari i njohur Justin Timberlake pasi refuzoi që të kryente testin e alkoolit, kundërshtoi efektivët e policisë si dhe theu rregullat e qarkullimit.

Këngëtari u shoqërua në komisariat, ku pas disa orësh u lirua.

Sipas miqve të tij, të cilët folën për “Pagesix”, efektivët të cilët e ndaluan atë me makinë në New YorK, nuk e njohën atë.

Pas këtij incidenti, mësohet se atij i është pezulluar për disa muaj patenta.

UEFA godet rëndë FSHF. Gjobë mijëra euro për incidentet gjatë ndeshjes me Italinë

UEFA ka gjobitur me 37.3 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit, pas incidenteve gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

Federata e Futbollit rikujtoi tifozët shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Varja PISA-s, me hajr Europiani!

Nga prof.Alban Tufa

Të fundit në renditjen e PISA-s për mendimin kreativ. Thënë ndryshe jemi trutharët më të mëdhenj në këtë renditje.

Për të vënë duert kresë! Jo se është e papritur, por kur e sheh këtë listë dhe e gjen veten në fund të rrëqethet trupi.

Ne kemi ardhë në këtë situatë mendoj prej këtyre faktorëve:

  1. Ulja e leximit, ose më saktë eleminimi i leximit nga përditshmëria, e për pasojë edhe nga jeta.
  2. Politizimi i sistemit të arsimit dhe edukimit deri në thuajse shkatërrim.
  3. Industria e prodhimit të kulturës masive: këngët hip-hop/R&B, showbiz-imi i çdo përmbajtje mediatike.
  4. Politikat e dobëta, për të mos thënë politika të mbrapshta mbi buxhetet për arsimin.
  5. TikTokizimi i prindërve, pa harruar ata prindër që bëjnë dy punë dhe nuk kanë kohë të merren seriozisht me fëmijët e tyre.
  6. Mungesa e një strategjie (shkatërrimet) mbi teatrot; teatrot e kukullave; kinematë, cirqet, etj (sidomos nëpër rrethe).
  7. Shkëputja e kontakeve të fëmijëve me gjyshërit, ose po deshët, shkëtutja e komunikimit mes brezave, gjë e cila nuk lejon transportimin i krijimeve popullore.
  8. Lodhja, mpirja, velenia e mësuseve dhe edukatorëve duke e parë punën e tyre si barrë dhe jo si shans (keqpagim).
  9. Degradimi i kurrikulave dhe temave që trajtohen në shkolla duke i reduktuar në teknikë.
  10. Dhënia e celularit dhuratë fëmijës që në klasë të parë.
  11. Ikja e njerzëve me intelekt, gjë të cilën kur e bëjnë i marrin edhe fëmijët e tyre me vete.

Sigurisht ka edhe të tjera, por kaq mjaftojnë sa për ta mirëkuptuar situatën ku gjendemi.

Me hajr Europiani, turi i Takimeve me Diasporën e autobuzëve, e sidomos zgjedhjet e 2025.

Opinion i marrë nga FB i autorit. Titulli i redaksisë Zoom.al

Testi i PISA/ Drama e arsimit në Shqipëri, nxënësit shqiptarë të fundit për “mendimin krijues”

Shqipëria ka dështuar sërish në PISA, programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve.

Në raportin e publikuar sot, në mesin e 64 venddeve, Shqipëria renditet në vendin e fundit për “të menduarit krijues”, pra angazhimi i tyre në mënyrë produktive në gjenerim, vlerësim dhe përmirësimin të ideve.

Studentë në Shqipëri kanë demonstruar rënien më të madhe në performancë në të menduarin krijues, 3 pikë më pak sesa pritej, në 13, sipas raportit zyrtar të PISA, si për matematikën ashtu edhe për performancën në lexim.

Vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra “nën mesataren e OECD”. Niveli i parë dhe më i lartë është ai ku përfshihet Singapori, “mbi mesataren e OECD” dhe grupi i dytë është ai që nuk përbën diferencë, pra “Pa diferencë”. Ky grup i ka qëndruar parashikimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Rezultate të dobëta në raportin për “të menduarin krijues” kanë dhe shumë vende të tjera, ndaj hartuesit thonë se pavarësisht rëndësisë së tij, ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë zhvillimin e aftësive krijuese. Në fakt, sondazhi i OECD 2023 i aftësive sociale dhe emocionale tregoi se 15 vjeçarët priren të ndihen më pak krijues se 10 vjeçarët.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) thekson se teksa shoqëria lëviz me ndryshimet komplekse mjedisore, sociale dhe ekonomike të shekullit të 21-të, është thelbësore që studentët të jenë novatorë, iniciativë dhe të përdorin të menduarit kritik dhe krijues.

FOTO/ Tifozja seksi e Kroacisë “ndez” Europianin, tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj

Gjermania mikpritëse e Euro 2024 ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për ndeshjet që po luhen, të vlefshme për Kampionatin Europian, por edhe për tifozet që mbushin stadiumin.

Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll është një prej tyre, që i ka bërë të gjithë të “kthejnë kokën”.

Ajo është një mbështetëse e flaktë e Kroacisë dhe u pa në stadium e veshur me ngjyrat e Kombëtares së saj, në sfidën që luhej kundër Spanjës.

Me linjat e saj perfekte të trupit, modelja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve jo vetëm në stadium, por edhe në rrugë.