zoom

Day ArchiveLIVE/ Sfida Itali-Shqipëri 2-1, “axurrët” mbyllin pjesën e parë në avantazh

Ka startuar sfida Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmund. 75% zotërim për Italinë në 40 minutat e para.

“Axurrët” dominojnë topin dhe mbajnë avantazhin e ndeshjes.

ITALI-SHQIPËRI 2-1

’48 Mbyllet pjesa e parë, Italia në avantazh

’45- Tre minuta kohë shtesë. Axurrët duken të rrezikshëm në kundërpërgjigje

’39- Pritje e jashtëzakonshme nga Thomas Strakosha

’30- Pellegrini ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndaloi një sulm të Shqipërisë

’17- Barella godet topin dhe e çon në rrjetë

’11- Alessandro Bastoni barazon sfidën

‘1 – Bajrami shënon në portë

Formacionet zyrtare:

ITALIA: Donnarumma, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Di Lorenzo, Jorginho, Barella, Pellegrini, Frattesi, Chiesa, Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Sylvinho

Nedim Bajrami futet në histori, shënoi golin më të shpejtë të Europianit

Nedim Bajrami është futur në historinë e Kampionatit Evropian me golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë teksa gjeti rrjetën ndaj Italisë në stadiumin e Dortmund.

Bajrami shënoi pas vetëm 23 sekondash ndeshje, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga rusi Dmitri Kirichenko, i cili shënoi pas 65 sekondash kundër Greqisë më 20 qershor 2004.

Bajrami ka kapitalizuar nga një gabim i mbrojtjes italiane brenda zonës së tyre duke çuar topin në rrjetë, teksa mposhtin portierin Gianluigi Donnarumma.

Numri 10 i Shqipërisë luan futbollin e tij profesional si mesfushor sulmues ose anësor për klubin italian të futbollit Sassuolo.

Ramadani para ndeshjes: S’ka rëndësi kush luan! Jemi të mirë dhe duhet ta tregojmë në fushë

Mesfushori kuqezi, Ylber Ramadani ka folur para nisjes së ndeshjes me Italinë ku u shpreh se atmosfera është mahnitëse.

Ai u shpreh se sfida në fushën e blertë do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk ka rëndësi kush luan.

Ramadani theksoi se janë një ekip i mirë dhe këtë duhet që ta tregojnë në fushë.

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta.

Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë”, tha mesfushori.

Formacioni zyrtar/ Si do të rreshtohen Shqipëria dhe Italia përballë njëra-tjetrës

Kombëtarja shqiptare dhe kampionët në fuqi të Italisë përballen mbërmjen e sotme në stadiumin e Dortmund.

Sfida në fushën e blertë nisën në orën 21:00. Trajneri Sylvinho në vend të Berishës ka zgjedhur në portë Strakoshën.

Ndërsa në qendër të mbrojtjes në vend të Ismajlit, u përzgjodh Ajeti.

Formacionet zyrtare:

ITALIA: Donnarumma, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Di Lorenzo, Jorginho, Barella, Pellegrini, Frattesi, Chiesa, Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Sylvinho

Zjarri në tregun në Shkodër u shkaktua nga dy fëmijë

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura u shkaktua nga dy fëmijë.

„Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura“, raportoi policia.

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Ethet” në “Euro 2024”, sa priten përftimet e Kombëtares

Kombëtarja Shqiptare do të përballet me atë italiane në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta.

Pavarësisht rezultatit dhe ecurisë që do të ketë në Grup, djemtë e Shqipërisë e kanë bërë tashmë historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë, pas atij në Francë në vitin 2016.

Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian shoqërohet edhe me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike.

Këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit, bonuset e mundshme për lojtarët, por edhe të ardhura shtesë për disa sektorë të veçantë të ekonomisë, të lidhur me zhvillimin e këtij evenimenti.

Të ardhurat që pritet të sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nga pjesëmarrja në këtë kompeticion janë të konsiderueshme për një vend si Shqipëria.

Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 do të jetë 9.25 milionë euro.

Me kualifikimin për në Europian, kjo shumë është një e
ardhur e siguruar tashmë për FSHF.

Të ardhurat e tjera do të jenë në varësi të rezultateve sportive që do të sigurojë Kombëtarja.

Për çdo ndeshje të fituar në fazën e grupeve, ekipet do të përfitojnë 1 milion euro, ndërsa për çdo barazim do të marrin nga 500 mijë euro.

Në këtë mënyrë, e ardhura shtesë mund të arrijë deri në 3 milionë euro, në rast se Kombëtarja do të arrinte t’i fitonte të gjitha ndeshjet.

Kjo do ta çonte të ardhurën maksimale të mundshme nga faza e parë, në grupe, në 12.25 milionë euro.

Më tej, kualifikimi për fazën e ardhshme, atë të të gjashtëmbëdhjetave, do të shoqërohej me një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh.

Pra, në rast se Kombëtarja kalon fazën e grupeve, FSHF do të përfitonte 10.75 milionë euro, plus të ardhurat nga fitoret ose barazimet e mundshme.

Në rastin më të mirë, pra, të arritjes së tre fitoreve, e ardhura nga faza në grupe do të arrinte në 13.75 milionë euro.

Duke pasur parasysh se në fazën e një të tetave do të kualifikohen 16 ekipe nga 24 pjesëmarrëse (dy vendet e para në çdo grup dhe katër vendet e treta më të mira) të paktën nga pikëpamja statistikore shanset për të vazhduar më tej janë të konsiderueshme.

Në rast se Kombëtarja do të arrinte të kualifikohej më tej për në çerekfinale, bonusi nga UEFA për këtë fazë do të ketë vlerën e 2.5 milionë eurove.

Kjo do ta çonte përfitimin total për FSHF në të paktën 13.25 milionë euro (pa përfshirë të ardhurat nga rezultatet në fazën e grupeve).

Në rast të arritjes në gjysmëfinale, bonusi i parashikuar nga UEFA ka vlerën e 4 milionë eurove. Kjo do ta çonte të ardhurën totale nga Europiani në të paktën 17.25 milionë euro, plus shtesat e mundshme nga rezultatet e arritura në fazën e grupeve.

Skuadra që do të fitojë Kampionatin Europian do të përfitojë një shpërblim prej 8 milionë eurosh, që e çon të ardhurën totale për ekipin fitues në të paktën 25.25 milionë euro, plus të ardhurat nga rezultatet në grupe (e ardhura maksimale do të arrinte në 28.25 milionë euro)

Ekipi që do të renditet i dyti do të marrë një shpërblim prej 5 milionë eurosh, që do ta çonte të ardhurën minimale nga arritja në finale në shumën e 22.25 milionë eurove (e ardhura maksimale llogaritet në 25.25 milionë euro).

Në fakt, të ardhurat maksimale të disponueshme do të jenë më të ulëta krahasuar me Euro 2020, kur ekipi fitues mund të përfitonte deri në 34 milionë euro. Në Euro 2024, shpërblimet e lidhura me rezultatet në secilën fazë do të jenë më të ulëta.

Natyrisht që Shqipëria nuk renditet mes ekipeve favorite për të shkuar deri në fazat e fundit të Kampionatit Europian, por, në rast se Kombëtarja do të befasojë me rezultatet e saj, të ardhurat do të ishin të mëdha dhe mund të përbënin një bazë për të rritur investimet në zhvillimin e futbollit në vend.

Kampionati Europian i Futbollit i vitit 2024 do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani.

Sipas shortit të hedhur më datë 2 dhjetor, Shqipëria bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë./Monitor

U nda nga jeta 5 muaj pas ish-bashkëshortes, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit

Tony Mordente ka ndërruar jetë më 11 qershor në moshën 88-vjeçare. Sipas rezultateve të autopsisë vdekja e tij erdhi pas një sëmundjeje.

Gjatë produksionit të West Side Story në Broadway që ai takoi gruan e tij të ardhshme, Chita Rivera , e cila u nda nga jeta në janar. Ata patën një vajzë, Lisa, në vitin 1958 dhe u divorcuan në vitin 1966.

Mordente luajti gjithashtu si Action në versionin filmik të vitit 1961 të West Side Story dhe vazhdoi me koreografi për Broadway dhe televizion, duke përfshirë The Ed Sullivan Show dhe The Sonny & Cher Comedy Hour në vitet 1960.

Në vitet 1970, Mordente kaloi në regji, duke punuar në shfaqje televizive të njohura si MAS*H, Family Ties, The A-Team dhe 7th Heaven. Në vitin 1978, ai u martua me Jean Fraser, me të cilën pati një vajzë të dytë, Adriana Mordente.

Yamal, lojtari më i ri në një finale të Kampionatit Evropian

Futbollisti më i ri që ka marrë pjesë në një ndeshje finale të Euros ishte Lamine Yamal pasditen e së shtunës.

Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, asi i ri i Barcelonës është përzgjedhur nga trajneri De La Fuente për të startuar në sulmin në ndeshjen e parë të Euros së Spanjës kundër Kroacisë.

Në fakt, debutimi i Yamal në një ndeshje finale të një kampionati europian u zhvillua në një ditë të veçantë për të, pasi babai i tij, Munir ka ditëlindjen.

Ylli i Barcelonës rrëzoi rekordin e vendosur nga Kacper Kozłowski i Polonisë, i cili bëri debutimin e tij në garë në EURO 2020 në moshën vetëm 17 vjeç e 246 ditë.

Franca, Gjermania dhe Britania i dënojnë masat e Iranit për zgjerimin e programit bërthamor

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar të shtunën Iranin për ndërmarrjen e hapave për zgjerimin e mëtejmë të programit të saj bërthamor.

Tri vendet aleate thanë se me këtë Irani po e shkel marrëveshjen historike të vitit 2015 për programin e saj bërthamor, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të enjten se Irani po i përpërforcon objektet e pasurimit me uranium në dy zona.

“Këto masa do t’i rrisin përsëri rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, niveli i të cilit i ka tejkaluar tashmë limimet e vendosura me marrëveshjen e vitit 2015”, thanë Franca, Gjermania dhe Britania në një komunikatë të përbashkët.

Një javë më parë, këto vende paraqitën një rezolutë në një takim të bordit të guvernatorëve të IAEA-s, duke e kritikuar Teheranin për mungesë bashkëpunimi me agjencinë për mbikëqyrjen e programit të saj bërthamor.

Irani e quajti rezolutën “të nxitura dhe të pamatur”.

Irani e mohon se synon të zhvillojë armë bërthamore, duke thënë se programi i saj bërthamor është për qëllime paqësore dhe civile.

Gjermania, Franca dhe Britania thanë se është e papranueshme që Irani të ndërmarrë hapa të tillë si përgjigje ndaj rezolutës.

Sipas IAEA, Irani është i vetmi shtet që nuk zotëron armë bërthamore por pasurohet me uranium në një nivel të lartë prej 50 për qind dhe vazhdon të grumbullojë rezerva të mëdha të uraniumit.

IAEA ka thënë se Teherani e ka përshpejtuar programin e vet bërthamor dhe tani ka material të mjaftueshëm për t’i ndërtuar disa bomba atomike.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 hoqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, por më 2018 presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u largua nga marrëveshja dhe që atëherë Uashingtoni ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit që kanë ngufatur ekonominë e Republikës Islamike.

Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium me nivel të lartë të pasurimit.

Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes i cili tha se Irani është më pak se 12 ditë larg që të posedojë materialet e nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore./REL

Po lufton me kancerin, Kate Middleton bën daljen e parë publike! Si duket Princesha

Catherine, Princesha e Uellsit ka bërë daljen e saj të parë të shumëpritur publike në paradën vjetore Trooping the Color.

Princesha, e cila aktualisht është duke u trajtuar për kancerin, mund të shihet duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga ballkoni i Pallatit Buckingham në një ceremonie të mbushur me pompozitet dhe spektakël.

Mbreti Charles III, i cili gjithashtu po merr trajtim për kancerin, inspektoi trupat nga një karrocë ari, në vend që të hipte mbi kalë.

Mijëra njerëz ndoqën eventin për të dëshmuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin mbretëror.

Pati brohoritje nga turma që priste ndërsa ata panë për herë të parë Katerinën dhe Mbretin që po shkonin nga Pallati Buckingham për në Paradën e Rojeve të Kuajve.

Princesha u fotografua duke buzëqeshur, e ulur përkrah fëmijëve të saj Princit George, Princit Louis dhe Princeshës Charlotte – me 6-vjeçarin Louis duke ia bërë me  dorë turmës.

Kjo ishte dalja e parë publike e Katerinës për këtë vit, pasi ajo aktualisht po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi për kancerin.