zoom

Day Archive“Më puth” – Meri Shehu i bën kërkesën e papritur Julit. Si reagoi aktori

Astrologia Meri Shehu i kërkoi puthje në mes të intervistës aktorit Julian Deda.

Gjatë bisedës në studion e “Top Arena”, teksa Juli po përgjigjej përballë Erjola Doçit, Meri i ndërpreu duke iu drejtuar aktorit: “E dua një puthje”.

“Unë të puth, por kam frikë se të bëhet ves. Unë s’e kap primen as me puthje, as me viktimizim”, ishte reagimi i Julit.

“Skuqen” skocezët, gjermanët i nxjerrin kokëulur nga fusha

Ndeshja hapëse e “Euro 2024” u duk si seancë stërvitore e Gjermanisë.

Panzerat fituan me rezultatin e thellë 5-1 përballë Skocisë, duke dominuar totalisht në fushë dhe duke risjellë në vëmendje se janë pretendentë të fortë për trofeun e Europianit.

Rezulatin e zhbllokoi Florian Virtz në minutën e 10-të të takimit, ku pas një topi perfekt nga Joshua Kimich realizoi me të djathtën.

Vetëm 9 minuta më pas Jamal Musiala dyfishoi shifrat. Ndërsa në minutën e 46
Kai Havertz realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, i fituar nag Gyndohan.

Në minutën e 68-të të ndeshjes Fullkrug i futur vetëm 5 minuta më herët në lojë, shënoi edhe të katërtin për Gjermanët.

Vendasit gabuan në minutën e 87 duke dhuruar golin e nderit për skocezët, falë një gafe të Rudiger që shënoi autogol.

Kur dukej se gjithçka kishte mbaruar, në minutën e 92 Emre Çan çau për herë të pestë portën kundërshtare.

Gjermanët turpërojnë skocezët, shënojnë golin e katërt në ndeshjen hapëse të “Euro 2024”

Rikthimi në fushë në pjesën e dytë të lojës nuk ndryshoi shumë gjëra për skocezët.

Kombëtarja e Skocisë pësoi golin e katërt në minutën e 68, duke u turpëruar në stadiumin “Allianz Arena”.

Ka qenë Fullkrug i sapofutur në lojë i cili ka shënuar edhe golin e katërt për skuadrën gjermane.

Sulmuesi gjerman ka goditur brenda zonës fort me të djathtën duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Zjarri në Shkodër/ Në vendngjarje zjarrfikëse nga Ulqini e Tivari. 3 të plagosur

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu mbrëmjen e kësaj të premteje tregun e rrobave të përdorura dhe pesë banesa në Shkodër nuk është shuar ende.

Për shkak të situatës së ndërlikuar në terren, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës shkuan edhe ekipe nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Nga zjarri kanë mbetjr tre persona të lënduar.

Një banore e zonës dhe dy punonjës të Forcave Zjarrfikëse po marrin ndihmën mjekësore pas asfiksimit nga zjarri.

Fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë, pa asnjë komplikacion shëndetësor.

Gjermanët vulosin fitoren që në pjesën e parë, shënojnë golin e tretë përballë Skocisë

Ekipi gjerman shkëlqeu në këtë pjesë të parë të ndeshjes hapëse të “Euro 2024” përballë Skocisë.

45 minutat e para të lojës dhuruan tre mundësi për gjermanët të shënojnë gola në portën kundërshtare, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultatin e pastër 3-0.

Në fundin e pjesës së parë Gjermania pati kohë të shënojë edhe të tretin me anë të Kai Havertz, i cili realizoi saktë 11-metërshin e fituar nga Gyndohan.

“Allianz Arena” shpërtheu në festë në mintën e nëntë, por ende pa mbaruar gëzimi i golit të parë, erdhi i dyti, këtë herë protagosnit ishte ylli i Bayern Munchen, i cili shënoi edhe golin e dytë.

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 35-vjeçarin e zë korrenti

Një 35-vjeçar humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet K. M. ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar te Porti në Porto Romano.

Për pasojë, ai vdiq në vend.

“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Gjermania, “e pangopur”. Dyfishon shifrat në përballjen me skocezët

Gjermania kërkon të vulosë fatin e ndeshjes hapëse të “Euro 2024” që në pjesën e parë të lojës.

Pretendentët për trofeun e Europianit po japin leksione futbolli për skocezët në vetëm pak minuta lojë.

Ishte Musiala i cili në minutën e 19-të realizoi një supergol, pasi tribloi në mënyrë fantastike mbrojtësin e Skocisë dhe më pas me të djathtën e tij dërgoi topin në trekëndësh.

Gjermania e nis mbarë, shënon golin e parë përballë Skocisë. Festë në stadium

Starti i “Euro 2024” për Gjermaninë pritëse përballë Skocisë ishte i mbarë.

Pas vetëm 10 minutash lojë, Florian Virtz kaloi kombëtaren gjermane në avantazh, duke zhbllokuar rezultatin në ndeshjen hapëse të kampionatit europian.

Ishte një aksion model i gjermanëve, i nisur nga Kros në mesfushë, e më pas në krahun e djathtë ishte Musiala, i cili ka futur një top perfekt në zonë, që u shfrytëzua më së miri nga Virtz.

Florian Virtz është lojtari që shënon golin e tij të parë në një kampionat Europian.

Gjermani-Skoci çel siparin e Euro 2024, zbulohet formacioni i kombëtares gjermane

Pritjes i erdhi fundi! Kombëtarja gjermane dhe ajo skoceze kanë zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të kampionatit “Euro 2024”.

Trajneri i kombëtares gjermane Julian Nagelsman ka bërë publik fomracionin me të cilin do të zbresë sot në fushë, për të nisur rrugëtimin në këtë turne, ku padiskutim synimi është fitorja e trofeut.

11-shja e Gjermanisë do të jetë Neuer në portë, në mbrojte do të jenë Rudiger, Kimich, Tah dhe Mitelstad, në mesfushë do të luajnë Gyngohan, Andrich, Kros, Muaiala dhe Virtz, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Havertz.

Pasi gjykata i hoqi vulën e PD, Basha ndryshon logon e partisë

Pas vendimit të Apelit për t’i hequr vulën e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të bëjë ndryshime në logon e grupimit politik që ai drejton.

Basha vazhdon ta quajë atë Partia Demokratike, por ka shtuar “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Vendimi erdhi pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve.

Më herët, Lulzim Basha njoftoi se PD do të bëjë rekurs ndaj vendimit të Apelit, që e konsideron jo të ligjshëm.

Dhe, nëse deri në datën e zgjedhjeve parlamentare vitin tjetër nuk do të ketë vendim nga gjykata, Basha flet për një opsion të dytë për të krijuar një parti të re.