zoom

Day Archive“Kam një vit i shkruaj, por nuk përgjigjet” – Fifi e shqetësuar për Flor Mumajesin

Këngëtarja Fifi ka folur për raportin që ka për Flori Mumajesin dhe respektin që gëzon për të si artist.

Në një intervistë, Fifi u shpreh e keqardhur që një figurë si Flori është zhdukur nga skena.

Ajo zbuloi se prej një viti i ka dërguar mesazhe, por pa përgjigje.

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet”, tha Fifi.

Bashkimi Evropian në alarm, rritet konsumi i drogës dhe numri i vdekjeve

Konsumi i drogave ilegale në Europë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues. Qendra Europiane e Vëzhgimit për drogat dhe varësinë nga droga (EMCDDA) në raportin e saj për vitin 2024 bën fjalë për një “kërcënim në rritje. BE vlerëson, se në vendet anëtare më 2022 ka pasur të paktën 6.392 raste vdekjeje në kontekstin e mbidozës së drogave. Kjo i korrespondon një kuote vdekjesh 22,5 të vdekur në një milionë banorë në grupmoshën 15 deri në 64 vjeç. Gjermania kryeson sërish me 1.631 raste të dokumentuara. 83 përqind kanë qenë meshkuj. Numri i të vdekjeve nga droga të regjistruara në BE është në rritje prej vitesh – e kjo shifër është vetëm një vlerësim minimal, sepse jo të gjitha vendet i regjistrojnë rastet e vdekjeve.

Konsumi i narkotikëvë ilegalë

Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide, një heroinë dhe kryesisht Opioide sintetike si Fentanyl apo Nitazen, që konsiderohet edhe më e rrezikshme dhe në Europë kohët e fundit ka vërshuar, megjithëse në BE ajo përdoret më rrallë se në Amerikën e Veriut. Atje Fentanyl ka shkaktuar një krizë shëndetësore. Por edhe në Europë ka gjurmë fatale të drogës Opioide: Vlerësohet se kjo ka qenë shkaku i tri t ëkatërtave të vdekjeve të njoftuara nga mbidozamë 2022 në BE. Që nga viti 2009, sipas komisares së BE-së për Politikën e Brendshme Ylva Johansson në tregun europian të drogës janë shfaqur 81 Opioide të reja sintetike.

2023 ton kokainë e konfiskuar

Një problem tjetër është, se njerëzit në Europë gjithnjë e më shumë përziejnë droga të dryshme, shpesh pa e kuptuar. “Ata marrin koktejs potencialisht vdekjeprurës nga lloje të ndryshme drogash”, tha Johansson. “Konsumi i drogës po përkeqësohet.”Megjithatë edhe kokaina, që po gëzon një rikthim, konsiderohet si një ndër drogat errezikshme: Sipas BE-së ajo është shkaku në 20 përqind të rasteve të vdekjeve. Pas kanabisit, kokaina sipas EMCDDA ishte në 2022 në Europë droga ilegale më e konsumuar. Problemi me kokainën është, se ajo është në dispozicion me sasi të mëdha dhe për të gjashtën herë radhazi në BE jan ëkonfiskuar saisi rekord kokaine, më 2022 janë konfiskuar 323 ton.

Çfarë do të bëjë BE

BE do të forcojë luftën kundër mafies së drogës, bilanci vjetor i së cilës sipas raportit të fundit të Europolit dhe EMCDDA arrin në 31 miliardë euro: Qendra e vëzhgimit në fillim të korrikut do të funksionojë si një një agjenci e BE-së për drogën. Kjo agjenci do të ketë më shumë kompetenca dhe më shumë hapësirë veprimi. I ngarkuari federal për drogën në Gjermani Burkhard Blienert kërkon masa të mëtejshme, për të ulur edhe kërkesën për drogat e rrezikshme. Sipas tij, urgjentisht e nevojshme është “parandalimi në shkallë të gjerë dhe më me efektivitet pikërisht në shkolla”, tha ai. Atje ku drogat kosumohen lipsen më shumë oferta për ndihmë dhe punë sensibilizuese për rreziqet e konsumimit të përzierjeve të drogave./ DW

“Në orët e mbrëmjes…” Si parashikohet moti për nesër?

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 30°C
në zonat e ulëta 17 deri 35°C
në zonat bregdetare 20 deri 33°C

Çiljeta “nuk përmbahet” kur sheh Alban Hoxhën, puthje pasionante në finale

Pas 82 ditësh e izoluar në Fermën VIP, larg familjarëve të saj, Çiljeta Xhilaga pati një takim të ngrohtë me partnerin e saj, Alban Hoxha.

Në natën finale të Fermës VIP, teksa finalistët po dilnin në skenë njëri pas tjetrit, Çiljeta nuk rezistoi dot kur pa Albanin mes publikut.

Ajo shkoi drejt tij dhe i dha një përqafim dhe shkëmbeu puthje pasionante me të.

Takimi zgjati vetëm pak minuta dhe më pas Çiljeta vazhdoi spektaklin e finales, së bashku me fermerët e tjerë.

FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP konfirmon shtatzëninë?

Fotoja e fundit e postuar nga ish-banorja e Big Brother VIP, Françeska Murati ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale.

E veshur me një fustan të bardhë, ajo ka pozuar e lumtur para kameras, por detaji që mori të gjithë vëmendjen ishte ai i dorës së vendosur te barku.

Pas kësaj fotoje, të gjithë po dyshojnë se Françeska është në pritje të ëmbël.

Vetë ajo nuk ka konfirmuar gjë, por kjo foto vjen pas deklaratës së pak ditëve më parë të Françeskës, që duke i kthyer përgjigje një ndjekëseje që ndodhej në maternitet, tha: “Shihemi aty vitin tjetër”.

TRONDITËSE/ Daja tregon hap pas hapi si vrau 11-vjeçaren: E kapa nga flokët dhe e tërhoqa zvarrë

Zbardhet tjetër dëshmi tronditëse e dajës, që vrau mbesën e tij 11-vjeçare gjatë tentativës për përdhunim në Greqi.

37-vjeçari ka treguar hap pas hapi para grupit hetimor sesi vendosën së bashku me 11-vjeçaren për të bërë shëtitje me makinë.

Më pas, ai ka rrëfyer se e kishte në plan për të abuzuar seksualisht me të, duke shtuar se refuzimi i mbesës e acaroi dhe e nervozoi, duke e dhunuar dhe goditur për vdekje me kaçavidë.

Dëshmia e dajës 37-vjeçar:

Në mëngjes u ndala në furrë dhe pashë mbesën time. Nuk e di si më erdhi dhe i thashë të shëtisim. Ajo u përgjigj po. Vendosëm që të shkonim në 8 të mbrëmjes”, tha ai në rrëfimin e tij.

Kur dola nga shtëpia e saj, që të mos shiheshim, shkova dhe e prita. Ajo erdhi me vullnetin e saj të lirë. Shkuam në një mini market dhe morëm pije freskuese. Kur arritëm atje ku po shkonim, e mora për dore dhe i thashë të kryenim marrëdhënie. Ajo më tha jo dhe se do t’u tregonte prindërve të saj. Nuk isha i gatshëm të pranoja “jo”-në, madje nga një fëmijë vetëm 11 vjeç.

U ngatërrova, e hodha poshtë dhe fillova ta gozhdoja me kaçavidë në qafë dhe në shpinë. E kapa nga flokët dhe e tërhoqa zvarrë në fushë. Aty dëgjova një “ah” dhe më pas asgjë. E hodha në kallamishte dhe shkova në shtëpinë e nënës sime.

Plas sherri në parlamentin italian, grushta mes deputetëve

Disa deputetë të parlamentit italian u përfshinë në një konflikt fizik këtë të mërkurë.

Gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes “Cinque Stelle”, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.

Ai nuk u ndje mirë dhe e nxorën jashtë parlamentit me karrige me rrota.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

Vdiq 24-vjeçari/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Vlorë. Makina e kthyer përmbys në rrugë

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Kaninë të Vlorës, ku humbi jetën një 24-vjeçar.

I riu po udhëtonte me një mjet tip “Benz” kur humbi kontrollin dhe u përplas me anën shkëmbore të rrugës.

Në makinë me të ishte edhe një 23-vjeçar, që u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Siç duket nga videot, përplasja e mjetit me anën shkëmbore të rrugës ishte e fortë dhe për pasojë, makina u përmbys.

Robert Berisha tregon historinë e pazakontë me Big Mama-n: Pimë viagra

Robert Berisha ka treguar një histori të pazakontë nga një udhëtim transit i tij me këngëtaren Big Mama.

Ndalesa e tyre ishte në Norvegji ndërsa fluturimi për në Amerikë ishte shtyrë ditën tjetër dhe ata kishin marrë një shtëpi për të pushuar. Në atë shtëpi kishin gjetur disa kokrra si mjaltë dhe pronari i shtëpisë i kishte thënë Robertit se janë të mira dhe mund t’i hante, por në fakt ato ishin viagra.

“Duke shkuar për në Amerikë, e kemi pasur udhëtimin nga Norvegjia. Shkuam në shtëpi për të pushuar 2 orë dhe pastaj kishim për të shkuar në aeroport. Na erdhi email-i që fluturimi u shtye për të nesërmen. U kthyem në shtëpi. E hapëm derën dhe thashë çfarë është kjo? Më tha merre se është e mirë për shëndetin.

Ishte njëfarë mjaltë e vogël. Si më mashtroi, shkruante turqisht dhe arabisht. Kurrë s’kisha pa. Kur e hapa, me lajthi e gjëra, thashë është e mirë për shëndetin. E hëngri dhe kjo, Big Mama. Ajo ishte për t’u çu disa gjëra, kësaj çfarë kishte me i çu. M’u çuan rrobat. Kurrë se harroj atë natë” tregoi ai.

Samiti i G7-s mbahet në Puglia, për herë të parë do të marrë pjesë Papa

Për herë të parë në historinë e takimeve të 7 vendeve më të industrializuara të botës, merr pjesë Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Francesku.

Emigracioni, Klima, Inteligjenca Artificiale, Ambienti, Zhvillimi i kontitentit Afrikan, janë fokusi i axhendës së punimeve të këtij Samiti.

I gjithë territori i pronvincës së Brindizit dhe zona Borgo Egnazia ku do të zhvillohet Samiti, është i blinduar nga rreth 7500 forca policie që patrullojnë zonën nga ajri, toka e deti, raporton gazetarja Alba Kepi për Syri.

Snajpera, polombarë, forca speciale e trupa ushtarake me instrumentet më të fuqishme ushtarake e teknologjike ndodhen prej disa javësh në terren për të garantuar rendin e sigurinë e këtij eventi të rëndësishëm.

Presidenti Emanuele Macron pritet të mbërrijë këtë pasdite në Puglia e në mbrëmje do ulet në aeroportin e Brindizit Air One i Presidentit Amerikan Joe Biden i cili do të kalojë natën në një anije ushtarake amerikane në bregdetin brindizin,

Përveç liderëve të vendeve të G7 ku bëjnë pjesë Kanada, Franca, Gjermania, Japoni. Itali, Britani e Madhe e SHBA, do të marrin pjesë në këtë samit Papa Francesku, Krye Komisionerja europiane Ursula Von Der Leyem, Kreu i Këshillit të Europës Charles Michel, Presidenti turk Edogan, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Drejtoresha Operative e FMN Kristalina Georgieva, Presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE Mathias Cormann, krerë shtesh të vendeve si Brazili, Argjentia, Algjeria, India, Emiratet e Bashkuara etj.

Zgjedhja e Borgo Egnazia, një nga strukturat më luksoze të turizmit pugliez e pozicionuar pranë qytezës së Savelletri në provincën e Puglias me rreth 700 banorë, është një zgjedhje strategjike për të garantuar sigurinë e liderëve të vendeve më të industrializuara të botës dhe krerëve të shteteve e të organizmave më të rëndësishme ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë samit.

Temat e këtij samiti i cili është i fundit ku Presidendti aktula amerikan Joe Biden merr pjesë e i pari i zhvilluar pak ditë nga vota e zgjdhjee europiane, janë; emigracioni, Ukraina, kriza në Lidnjen e Mesme, Inteligjenca Artificiale, Ambienti, Klima, Energjia, kontinenti afrikan e Mesdheu.

Për përgatitjen e Samitit të Puglias, janë ngritur 130 grupe pune e janë zhvilluar mbi 21 takime ministeriale mes vendeve pjesëmarrëse.

Samiti do të nis punimet nesër më ora 11.00 me fotografinë zyrtare e seksioni i parë i tij do të ketë temën “Afrika, ndryshimet klimatike e zhvillimi”: E në padite seksionet do të përqëndrohen në cështjen Ukraine ku do të marrë pjesë dhe Presidenti i ëktij vendi Zelensky,

Papa Francesku pritet të mbërrij në samitin G7 e të mbaj fjalën e tij, ditën e premte rreth orës 14.00 me një relacion dedikuar Inteligjencës Artificiale.

Është hera e parë që një Papë merr pjesë në samitin e vendeve të G7.