Aplikacion
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se në Shqipëri dominon aktivitetin kriminal dhe qarkullojnë para të lidhura me të.
Gjatë një interviste në “Opinion”, Artan Hoxha tha se një nga pikat që tregon për prezencë të parasë informale është shkëmbimi që kryhet në exchange.
Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2023 në pikat e këmbimit valutor u këmbyen 12 mld euro, një shumë që për Artan Hoxhën, nuk mund të justifikohet me bumin turistik.
“Sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni sepse janë të lidhura bashkë, janë shumë prezentë, sepse një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare sipas raporteve ndërkombëtare, sepse janë më të besueshme, shkon diku te 40% që është një ekonomi informale. Në vitin e kaluar, vetëm në pikat e këmbimit valutor jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë euro. Nuk besoj se kët 12 miliardë janë këmbyer nga turistët. Sigurisht që kemi të bëmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”, tha Artan Hoxha.
A do të ketë reshje shiu nesër? Temperaturat arrijnë deri në 33 gradëDita e mërkurë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 30°C
në zonat e ulëta 12 deri 33°C
në zonat bregdetare 15 deri 31°C
Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i katër muajve, në seancën e mëparshme, pasi investitorët shqetësohen për rritjen e ofertës më vonë gjatë vitit, mes shenjave të dobësimit të kërkesës së SHBA.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar Brent, ranë 1,14 cent, ose 1,5%, në 77,22 dollarë për fuçi. Brent, një ditë më parë, u mbyll nën 80 dollarë, për herë të parë, që nga 7 shkurti, pasi ra me më shumë se 3%.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (West Texas Intermediate, WTI), u rritën 1.23 cent, ose 1.7%, në 72.99 dollarë për fuçi. WTI, një ditë më parë, ra me 3.6%, duke u vendosur pranë nivelit më të ulët në katër muaj.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, e udhëhequr nga Rusia, të njohur si OPEC +, ranë dakord të dielën, të zgjasin pjesën më të madhe të shkurtimeve të prodhimit të naftës, deri në vitin 2025, por lanë hapësirë që shkurtimet vullnetare, nga tetë anëtarë, të zhbëheshin gradualisht duke filluar nga tetori.
“Reagimi i tregut, është dëshpërues për këdo, që prodhon naftë, dhe sjell gëzim të lartë, për konsumatorët,” tha Tamas Varga, nga kompania ndërmjetëse e naftës PVM.
Rritja e ofertës nga OPEC+, mund të hidhet në një treg, ku kërkesa ka treguar tashmë shenja dobësie.
Aktiviteti i prodhimit në SHBA, u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në maj, ndërsa shpenzimet e ndërtimit në prill, ranë papritur për një muaj të dytë, si pasojë e rënies së aktivitetit jorezidencial – që të dyja, mund të përkthehen në kërkesë më të dobët për naftë dhe karburant.
Shenjat e dobësimit të kërkesës, kanë ndikuar në çmimet e naftës në muajt e fundit, me të dhënat për konsumin e karburantit në SHBA në fokus. Çmimi mesatar i benzinës, në Shtetet e Bashkuara, ra me 5.8 cent për gallon, në 3.50 dollarë për gallon të hënën, sipas të dhënave të GasBuddy./ Monitor
Pas emisionit në “Rai 3”, Ramës i thurin këngë dhe sulmojnë Italinë: Kritikoni heroin tonëPas zhurmës së krijuar pas publikimit të pjesës së dytë të investigimit të televizionit italian “Rai 3”, ku qeveria akuzohej për lidhje me krimin, për kryeministrin Edi Rama është janë thurur disa vargje.
Në rrjet qarkullon një këngë në gjuhën italiane, duke kritikuar televizionin “Rai 3” dhe Italinë.
Në këngë thuhet se fqinjët e shohin progresin e Shqipërisë me zili dhe nuk duan të pranojnë punën e bërë në këto vite nga Edi Rama.
Më poshtë disa vargje të këngës:
“Në televizion, shumë zhurmë. Kritikojnë kryeministrin tonë të veshur mirë. Edi Rama, modern, por sërish kaq i kundërshtuar. O Itali, harrove kur Skënderbeu të shpëtoi. Tani kritikoni heroin tonë. Situata nuk është e mirë, por Shqipëria nuk fal.
Flamuri kuqezi i ndotur nga programi që ka sulmuar. Por nuk e shohin progresin që Edi Rama ka sjellë te njerëzit.
Kemi satetlitët që duan të tjerët. Dhe ti, Italia, na sheh me zili, ndërkohë që ne rritemi me prosperitet. Kritikoni modernizimin e krijuar nga Edi Rama. Nuk mund ta pranojnë ndryshimin që duket në çdo moment.
U arrestua sot/ Si i vrau Pjetër Paçani 13 vite më parë dy persona për 100 mijë euro61-vjeçari Pjetër Paçani, që u arrestua këtë të martë si një ndër 50 më të kërkuarit në vend, akuzohet se ka vrarë dy persona 13 vite më parë.
Viktima të sulmit të tij me armë ngelën Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi për shkak të një kontrate huamarrjeje 100 mijë euro që kishin me njëri-tjetrin.
Shuma e parave nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë dhe për pasojë, palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin.
Debati mes tyre ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Pjetër Paçani ka marrë një pistoletë dhe ka shkuar në një lokal ku pinin kafe shtetasit Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj.
Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka pohuar dhe ka qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të Vlash Gjeçit dhe Ndoc Zymajt.
Pasi qëlloi drejt tyre, Paçani u largua nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Porsche”.
Në listën e 50 më të kërkuarve në vend/ Kush është 61-vjeçari që u arrestua sot me 3 automatikëNjë nga personat më të shumëkërkuar në vend u vu në pranga pasditen e kësaj të marte nga Forcat Operacionale në Fier.
Mësohet se gjatë aksionit u arrestua 61-vjeçari Pjetër Paçani, banues në Fushë-Kuqe, Laç.
Ai është pjesë e listës “Top 50 më të kërkuarve” në shkallë vendi.
Në vitin 2014, ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje ne rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë momentit të arrestimit, Paçanit i janë gjetur tre automatikë dhe pistoleta.
“Çmendet” shqiptari në Itali, gjuan me armë drejt banesës së fqinjit. Kërcënon se do ta vrasëNjë shqiptar ra në prangat e policisë italiane dhe tërhoqi vëmendjen e mediave kryesore të shtetit fqinj.
48-vjeçari shqiptar akuzohet se ka kërcënuar me vrasje fqinjët e tij në Vigevano.
Ai qëlloi disa herë në drejtim të banesës së fqinjit të tij me origjinë egjiptiane.
Mediat raportojnë se mes shqiptarit dhe 56-vjeçarit egjiptian kishte konflikte të vazhdueshme.
Për këtë arsye, një ditë më parë, shqiptari mori armën dhe qëlloi disa herë në drejtim të banesës së egjiptianit.
Pas ngjarjes, ai u largua me vrap nëpër rrugica, ndërsa fqinjët e tjerë të alarmuar njoftuan policinë.
Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një çekiç, të cilin e ka përdorur për të hapur me dhunë derën e fqinjit të tij, ndërkohë që në banesë ndodhej bashkëshortja,dy vajzat dhe mbesa vetëm 4 muajshe.
Egla i “rrëmbeu” fitoren, Juli: Unë kisha ndikim tek ajoJulian Deda komentoi marrëdhëniet që kishte me Egla Cenon brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Juli rrëfeu se me Eglën njihej shumë pak jashtë shtëpisë, gjatë periudhës së shkollës së lartë dhe në një skeç.
Sipas Julit, Egla e fitoi këtë edicion të tretë të Big Brother VIP edhe falë ndikimit që ai kishte te loja e saj.
“Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq. Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tortë të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj per çfarë do mbash. Me Eglën ka qenë një marrëdhënie dashuri-urrejte, kur ishte mirë me mua, ishte mirë me shtëpinë. Kur zihej me mua, zihej me gjithë shtëpinë, ajo mund të mos e pranojë, po kisha ndikim te Egla”, tha Juli.
Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteveGërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rinj në një zonë ku ndodhet një vilë e periudhës romake që u godit sipas arkeologëve në mbi dy mijë vite nga tre tërmete dhe nga një zjarr.
“Pas dy mozaikëve të parë në këtë zonë ka dalë në dritë një mozaik i tretë”, thotë për Zërin e Amerikës arkeologu Luan Përzhita, që drejton misionin.
Sipas zotit Përzhita “mozaiku i parë është zbuluar deri tani në një sipërfaqe rreth 30 metër katrorë dhe gërmimet do të vijojnë për të zbuluar pjesën tjetër. Mozaiku i dytë zë një sipërfaqe prej 12 metër katrorë, ndërsa mozaiku i tretë është në një nga dhomat e vilës me një sipërfaqe prej 4 metër katrorë”.
Arkeologët besojnë se për nga sipërfaqja 3 mozaikët janë më të mëdhenjtë e zbuluar deri tani në Durrës, një qytet i njohur për pasuritë arkeologjike.
Krahas mozaikëve, struktura godinash deri në tre metër lartësi, afreske të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh, të ngjashme me Pompein në Itali, flasin për një zonë e cila banohej nga shtresa e lartë e shoqërisë në shekullin e II-të, pas Krishtit.
“Është interesant fakti, se vila luksoze ku janë shënuar gjetjet më të mëdha u shkatërrua nga një tërmet i shekullit të IV pas Krishtit , i cili përmendet në burimet antike. Nga gërmimet e sotme duket shembja e strehës nga ky tërmet”, tha arkeologu Perzhita.
Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që
Vila ka shenja djegie që i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe pas rindërtimit ne shekullin e V-të është braktisur sërish nga një tërmet tjetër që ka goditur Durrësin.
Tërmeti i tretë i vitit 2019, dëmtoi një shkollë që ngrihej mbi rrënojat arkeologjike dhe tek po kryheshin punimet për rindërtimin e shkollës dolën në dritë gjurmët antike ku arkeologët zbuluan më pas vilën dhe struktura muresh që flasin për një zonë të rëndësishme arkeologjike.
Gërmimet deri tani janë shtrirë në një sipërfaqe prej 1200 metër katrorë dhe pritet të sjellin sipas arkeologëve të dhëna të tjera historike, ndërkohë që zona arkeologjike ka një shtrire më të gjerë.
TIMS/ Dëshmia e Rrumbullakut, Gogu: Mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura! Salianji: PS ka frikëDëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar përplasje mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu.
Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të maxhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.
Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura
Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.