zoom

Day ArchiveDETAJE/ Si i trafikonin emigrantët e paligjshëm policët e Rinasit. Zbardhet skema

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i AMP, që goditi një rast të trafikimit të emigrantëve përmes pikave të kalimit kufitar.

Gjatë aksionit u pre urdhër-arresti për policët e Rinasit, Eno Sulejmanaj dhe Birken Terziu, ndërsa Sokol Xhika, Aris Drini dhe Ermal Mesi u vendosën në arrest shtëpie.

Hetimet përfshinë edhe efektivët Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prençi dhe Rei Shentjolli që janë nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se që prej marsit 2023, deri në mars të këtij viti kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm të futen drejt BE.

Sipas burimeve, agjencia në emër të Sulejmanajt “Bus Albania” priste bileta avioni për persona të ndryshëm që nuk udhëtonin dot drejt BE. Dyshohet gjithashtu se Eno Sulejmanaj kishte kontakte me efektivin Briken Tereziu.

Ky i fundit përmes kolegëve të tij, lejonte udhëzimin e personave të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin përmes shumave monetare.

Briken Tereziu është shpallur në kërkim, pasi ende nuk është arrestuar. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Sulejmanaj akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lajm i fundit/ Arrestohen 3 efektivë policie në Rinas (EMRAT+AKUZA)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi një operacion pas disa muajsh hetime, për të goditur një skemë korrupsioni në radhët e policisë kufitare.

Pas kërkesë së AMP, Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për efektivët e Rinasit: Briken Tereziu dhe Eno Sulejmanaj. Ky i fundit ndodhet në burg pasi u kap me 1 kg kokaine kohë më parë.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 efektivë të tjerë policie në Rinas: Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi.

Ndërkohë, detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Sipas burimeve 8 punonjës të tjerë janë nen hetim.

Dyshohet se këta persona kanë bashkëpunuar me Eneo Sulejmanaj për të futur klandestinë drejt BE.

Administrata, 20 punonjës u përjashtuan pas verifikimeve të lidhura me integritetin

Ligji i vitit 2015 dhe që lidhet me garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike nxori nga administrate të paktën 20 persona në vitin 2023.

Departamenti i Administratës Publike bëri të ditur se nga 2 mijë formularë të vetëdeklaruar pas verifikimeve që janë bërë janë marrë masa për disa persona.

Kështu sipas DAP në përfundim të procesit të verifikimit nga organi përgjegjës DAP dhe në vijim të përcjelljes së rezultateve të verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, gjatë vitit 2023 janë konstatuar 20 subjekte vetëdeklaruese në kushtet e ndalimit, ku për: 1 subjekt vetëdeklarues, i cili ishte kandidat fitues në një pozicion pune të shërbimit civil në administratën shtetërore, u ndërprenë verifikimet e mëtejshme duke u aplikuar masat e parashikuar nga ligji për pengimin e emërimit në funksionin publik; > 19 subjekte vetëdeklaruese, janë aplikuar masat e parashikuara për ndalimin e ushtrimit apo përjashtimin e tyre nga funksioni publik. Nga këto 19 subjekte, 2 i përkasin të emëruarve gjatë vitit 2023 dhe 17 i përkasin të emëruarve gjatë viteve të mëparshme.

“Konstatimi i 20 subjekteve në kushtet e ndalimit është bërë nga institucionet si vijon: 4 prej tyre janë konstatuar nga organi përgjegjës DAP, në zbatim të procedurave të parashikuara në kreun V, të vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke ndërprerë verifikimet e mëtejshme pasi ka evidentuar se të dhënat e deklaruara përfshihen brenda sferës së ndalimeve, të parashikuara nga neni 2, i ligjit nr.138/2015, i ndryshuar; 16 prej tyre janë evidentuar nga organi përgjegjës DAP pas përcjelljes së vendimit “Për miratimin e rezultateve të verifikimit” nga Sektori i Dekriminalizimit, në Drejtorinë e Koordinimit Institucional, në Prokurorinë e Përgjithshme, në zbatim kjo të ligjit nr. 138/2015, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë” thuhet në raport.

Në një analizë më të detajuar DAP nënvizon se nga këto 20 subjekte: (i) 6 subjekte kanë qenë nëpunës në shërbimin civil të institucioneve të administratës shtetërore; (ii) 5 subjekte kanë qenë drejtues në administratën publike të nivelit qendror; (iii) 8 subjekte kanë qenë pjesë e njësive të vetëqeverisjes vendore, nga të cilët 5 nëpunës në shërbimin civil dhe 3 drejtues në nivelin vendor./ Monitor

Ish-banorja e BBVIP, shtatzënë. Ulet në gjunjë dhe qan kur zbulon gjininë (VIDEO)

Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Mikela Pupa është shtatzënë.

Pas disa fotove të fundit, që ngritën dyshime te ndjekësit, Mikela konfirmoi shtatzëninë e saj me festën e zbulimit të gjinisë.

Ajo mblodhi pranë vetes miq e të afërm për të ndarë me ta lumturinë kur zbuloi se është në pritje të një vajze.

Kur gjatë festës shfaqet ngjyra rozë, Mikela ulet në gjunjë dhe përlotet nga gëzimi.

Mikela së fundi ka pranuar që është në një lidhje dashurie me shokun e mikeshës së saj, Efit.

Shqipëria “stërvitet” me Lichtenstein, fiton me rezultatin e pastër 3-0

Shqipëria fitoi me rezultatin e pastër 3-0 në testin miqësor me Lichtenstein.

Kuqezinjtë dominuan për 90 minuta, dhe dhënuan tre herë.

Në pjesën e parë shënoi Broja, Asani sapo nisi pjesa e dytë dhe Ernest Muçi “mbylli” ndeshjen me golin e tretë.

Një test mjaft pozitiv për të bindur trajnerin Silvinjo për formën e Kombëtares para Euro 2024.

Kombëtarja e papërmbajtshme në Hungari, “shkatërron” Lichtenstein

Kombëtarja shqiptare u shfaq në superformë në përballjen miqësore me Lichentstein në Hungari.

Në fushën e blertë, Kuqezinjtë dominuan lojën dhe “shkërmoqën” kundërshtarin me tre gola të shënuar.

Tifozët shpërthyen në festë në minutën e 67, kur Muçi me lehtësi gjeti sërish portën kundërshtare duke shënuar golin e tretë për Kombëtaren dhe duke lënë kokëulur në fushë skuadrën e Lichtenstein.

Shqipëria nis me gol pjesën e dytë, Asani dyfishon shifrat

Vetëm dy minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e miqësores në Hungari, Shqipëria dyfishoi shifrat përballë Lichtenstein.

Këtë herë autor ishte Jasir Asani, i cili në minutën e 47 ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Pak minuta para mbylljes së pjesës së parë, sfidën e zhbllokoi Armando Broja.

Ai gjeti mbrojtjen të pavendosur dhe shënoi në portën kundërshtare.

Rama reagon pas 24 orësh me shprehje të vjetra për investigimin e dytë të “Rai 3”

24 orë pas transmetimit të intervistës së plotë të dhënë për televizionin italian “Rai 3”, kryeministri Edi Rama bëri reagim në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës, gazetari italian Giorgio Mottola u përpoq të nxirte në pah lidhje të qeverisë me eksponentë të krimit dhe e vuri Ramën në siklet në disa momente.

Por kryeministri në reagimin e tij u shpreh se intervista e tij po interpretohet sipas dëshirës për të festuar humbje, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk do të ndalet.

“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, tha Edi Rama në platformën “X”.

Broja gëzon tifozët, shënon golin e avantazhit përballë Lichtenstein

Në miqësoren që po luhet në Hungari, Shqipëria kaloi në avantazh përballë Lichtenshtein.

Kombëtarja nisi pjesën e parë të lojës me vrull e aksion, duke dominuar topin e duke ushtruar presion.

Kuqezinjtë krijuan disa raste për të shënuar, por të çuara dëm.

Goli erdhi vetëm në minutën e 31, me autor Armando Brojën.

Tetë minuta më vonë, Broja tentoi të dyfishonte shifrat, duke dhuruar spektakël me një kalim mes kundërshtarëve, por pa sukses.

6 ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi niset në Athinë për trajtim të specializuar

Pas 6 ditësh në gjendje kome, avokati Sokol Mëngjesi është nisur për në Athinë.

Familjarët e tij i kërkuan sot ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.

Mjekët patën këtë të hënë tentativa për ta nxjerrë nga intubimi. Mësohet se sot i është bërë skaneri, i cili ka treguar një ulje e ënjtjes në tru dhe sipas burimeve ka përmirësime.

Mjekët e Spitalit të Traumës u shprehën optimistë, pasi gjendje e tij është e stabilizuar, por vërejnë se jeta e Mengjesit është ende në rrezik.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre persona, prej pesë ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma.

Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.