Aplikacion
Dortmund dhe Real Madrid i përballën në stadiumin Wembi në Londër për trofeun e Ligës së Kampioneve.
Madrilenët u shpallën kampion për herë të 15-të. Ata fituan trofeun e Champions duke mundur Dortmund me rezultatin 0-2.
Dortmund 0-2 Real Madrid
90+5′ Real Madrid fiton Champions League
’83 Vinicius shënon golin e dytë
’74 Nga këndi, Carvajal godet me kokë dhe hap rezultatin! Kalojnë në avantazh madrilenët
’46 Starton pjesa e dytë e ndeshjes, Dortmund dhe Real në kërkim të golit
45′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës pa gola! Asnjëra skuadër nuk gjen rrjetën
35′- Karton i verdhë për Vinicius, ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Kobel
23′ Shtylla i mohon golin Dortmund
21′ Rast i artë për gjermanët, Adeyemi i vetëm përballë Courtois, por nuk shënon
1′ Tifozët futen në fushë dhe vrapojnë drejt lojtarëve për të bërë foto. Ndeshja u ndal për disa momente
Wembley u shndërrua në një arenë koncerti para nisjes së ndeshjes Dortmund-Real, 13 minuta para fillimit të planifikuar. Lenny Kravitz dhuroi shfaqje për tifozët që presin nisjen e sfidës.
Nëse Borussia mund Realin dhe fiton Ligën e Kampionëve, do të vendosë 20 milionë euro në arkat e tyre pasi ky është premium nga UEFA.
Por nëse humbet, atëherë përveç 15 milionëve që do të marrë si finalist, do të shtojë në arkën e tij edhe 25 milionë euro të tjera nga Real Madridi, që është një nga bonuset e transferimit të Bellinghamit në Madrid verën e kaluar!
Berisha: Avokati Mëngjesi, në koma! Autorëve iu është premtuar shpërblimIsh-kryeministri Sali Berisha ka treguar se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të mbetet e rëndë. Berisha, nga ballkoni i banesës, deklaroi se përfaqësuesi i tij ligjor është në koma, ndërsa ka hedhur akuza se kreu i qeverisë Edi Rama ka lehtësuar akuzat për atë që e quan një akti kriminal qeveritar.
“Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit”, tha Berisha, duke shtuar se atyre iu është kërkuar të marrin autorësinë e ngjarjes dhe se iu është premtuar shpërblim.
Ish-kryeministri theksoi se përpara këtij akti kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë.
Sali Berisha: Të dashur miq, sot avokati i të vërtetave që tmerruan Edi Ramën, profesor Sokol Mëngjesi vazhdon betejën e tij për jetën në gjendje kritike. Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit.
Duke marrë përsipër edhe njëherë autorësinë e sponsorit të këtij krimi shtetëror të shëmtuar. Të dashur miq, sot doresi u paraqit në gjykatë bashkë me mikun, që thotë e bëra për miqësi këtë krim të shëmtuar. Ju keni dëgjuar rëndom për vrasës me pagesë, kjo qeveri përdor vrasës dhe të burgosur me pagesë. Po miq, po, po! Shkoni merrni dosjen Alizoti.
Alizotit për mashtrimin iu premtuan dy vite burg dhe 100 mijë euro shpërblim për dy vite burg. Po kështu doresi që u dorëzua, i janë premtuar mundet 50 mijë, mundet 100 mijë euro për vite burgu. Kurse tre të tjerë janë në drejtim të paditur. Ky është në gjithçka një krim shtetëror. Sot lehtësuan akuzën, nesër një pretekst tjetër. Atij që i është i përzier pa diskutim që hiqet sikur nuk di gjë, Dritan Nanos i thonë mos prano.
Këtij që e goditi, ranë dakord që të bëjë ca burg, por natyrisht me shpërblim. Pushtet krimi ky, pushtet i shëmtuar. Dhe jo që mbroni Edi Ramën, çfarë shpirti, çfarë zemre keni ju? Nuk paska sot mijëra çështje nga më të ndryshmet, kurse profesor Mëngjesi kishte një kontratë të firmosur nga pala fituese se do kishte një shpërblim për punën e bërë. Asgjë tjetër, asnjë pronë të veten. Ai po merrte atë që i takonte me kontratë.
Të dashur miq, keni konstatuar se përpara këtij akti, krimi të shëmtuar shtetëror, kanë heshtur të gjithë krerët e reformës të re të drejtësisë. O faqezinj, po çfarë morali keni ju, kur një profesor universiteti, avokat në sistemin e drejtësisë i licencuar, goditet dhe gjendet në koma dhe heshtni si fije bari. Nuk është ky morali i gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë. As i përmbaruesve. Ky është morali i Malavecëve, i Llagamëve, i KLP-istë, morali i Metanit, i turpit. Po nuk keni turp jo mo? Po ç’përfaqësoni ju mo?
Ju përfaqësoni turpin e turpeve, përfaqësoni anën më të zezë të një zyrtari. Detyrohet Dhoma e Avokatisë t’u denoncojnë ju se heshtni, heshtni me turp. Ta zëmë se ai nuk ishte avokat i Sali Berishës dhe po kërkonte thjesht atë që i takonte. Po të parët në mbrojtje të tij… Po ju të gjithë jeni në darën e krimit, Malaveci është i drogës, Llagami është e korrupsionit, Metani është i djegësave. Jeni turpi i dheut! Edhe njëherë le t’i urojmë së bashku shërim, t’i lutemi Zotit të shpëtojë nga kjo situatë profesori i nderuar. Të vazhdojmë betejën tonë, mosbindja civile, zemërimi, zemërimi qytetar drejt zemërimit të përgjithshëm. Drejt fitores. Drejt qeverisë teknike. Zgjedhjeve të lira. Shqipëria në rrugën e Europës. Faleminderit.
Albano Bogdo merr vendimin e papritur, braktis garën për çmimin 100 mijë euroAlbano Bogdo ka marrë vendimin e papritur dhe është larguar nga Ferma Vip.
Aktori ka marrë valixhet dhe ka braktisur garën për çmimin 100 mijë euro.
Konkurrentët e tjerë janë munduar që ta ndalojnë, por nuk kanë arritur që ta bindin për të ndryshuar qëndrim.
“Ky është vendimi im, ju lutem respektoni vendimin tim. Po mendoj që po bëj gjënë e duhur”, iu drejtua Albano konkurrentit Dionis Biba.
Më pas ai është drejtuar derës, duke braktisur garën pak ditë para finales.
Ora kur duhet të hani darkë për të shmangur dhjamosjen dhe rritjen e sheqerit në gjakNgrënia e vakteve gjatë orëve të vona të natës mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rritjen e sheqerit në gjak, sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism
Mbi 2.1 miliardë vlerësohet të jetë numri i të rriturve mbipeshë ose obezë në mbarë botën, duke i bërë të rrezikuar nga problemet shëndetësore si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Efektet e vakteve të mbrëmjes ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme midis njerëzve dhe varen nga koha e zakonshme e gjumit, duke sugjeruar që disa njerëz mund të jenë më të prekshëm se të tjerët.
“Nëse efektet metabolike që kemi vërejtur me një vakt bëhen kronike, vaktet e mbrëmjes mund të çojnë në pasoja të tilla si diabeti ose obeziteti,” shpjegon autori i studimit Dr. Jonathan C. Jun.
Hulumtuesit morën në studim 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 burra dhe 10 gra) për të përcaktuar se si metabolizuan darkën e ngrënë pas orës 22:00 në krahasim me atë të orës 18:00.
Të gjithë shkuan në shtrat në orën 23:00.
Pra, studiuesit zbuluan se nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta dhe sasia e yndyrës së djegur ishte më e vogël në rastin e vaktit të mbrëmjes, edhe kur në të dy vaktet konsumoheshin të njëjtat ushqime në të dyja rastet.
Sipas studiuesve, sa më herët të hamë darkën dhe sa më larg gjumit, aq më pak rrezikohemi nga një rritje e yndyrës në trup, si dhe e sheqerit në gjak.
Ai mund të ketë varur këpucët e tij të futbollit prej vitesh, por ende mbetet një superyll i futbollit. Në moshën 44-vjeçare, Ronaldinho gëzon dashurinë dhe respektin e të gjithëve.
Braziliani, i cili në vitin 2006 fitoi Champions League me Barcelonën, nuk mund të mungonte në Wembley për finalen e Champions.
Tempulli i futbollit botëror do të jetë mikpritës i finales së këtij viti dhe Ronaldinho rrëmbeu shfaqjen me mbërritjen e tij në stadium. Ai u shfaq me një Rolls Royce rozë e cila ishte e markës NIKE.
Kjo makinë super luksoze është kuruar për Ronnie nga Nike. Është frymëzuar nga partneriteti i tyre i sponsorizimit për një palë këpucë të reja me të njëjtën ngjyrë të ndezur, të cilat Ronaldinho i lansoi teksa luante 5X5 në ‘zemrën’ e kryeqytetit anglez, përkrah fëmijëve.
U mbyt në det, 5-vjeçari shqiptar shkoi të notonte me një shok! Nëna, në shtëpi me foshnjën
Detaje të reja dalin nga vdekja e vogëlushit shqiptar Nikolas, i cili u mbyt në det në Kretë.
I mituri shkoi në plazh në zonën e Arvit fshehurazi nënës së tij dhe u mbyt teksa notonte.
Sipas mediave greke, 5-vjeçari shkoi të notuar së bashku me një shkok, por është marrë nga dallgët.
Trupi i tij në det është vënë re nga një banor, që ka ngritur alarmin. Pasi nxorën trupin e të miturit në breg, banorët u mobilizuan dhe u tentuan ta rikthejnë në jetë duke përdorur një defibrilator, por fatkeqësisht ishte tepër vonë.
Nikolas jetonte me prindërit e tij pak metra larg plazhit. Nëna e vogëlushit pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë dhe në momentin që ndodhi e tragjedia ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa i ati në punë.
Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha për cretapost.gr se “djali e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, për pasojë humbi jetën”, duke shtuar se plazhi nuk ka një roje shpëtimi.
“Para ka, por mungon cilësia”- BIRN: Pikëpyetjet mbi kërkimin shkencor në ShqipëriNdryshimet në ligjin për Arsimin e Lartë në vitin 2015 krijuan Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, AKKSHI – një institucion që synonte ndërtimin e një sistemi modern të shkencës në Shqipëri si dhe fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik.
Por nëntë vjet më pas, përfaqësuesit e këtij institucioni thonë se edhe pse fondet për kërkimin shkencor janë rritur, cilësia ka mbetur në vendnumëro.
“Nuk kemi produkte të mira,” i tha BIRN Mirela Muça, drejtoresha e përgjithshme e AKKSHI.
“Për fat të keq, ne kthejmë para në buxhet të pashfrytëzuara, por edhe për projektet që ne financojmë, kërkuesit shkencorë nuk arrijnë t’i përdorin 100%. Kjo më jep mua indikacion që tani para ka, por duhet të ketë kërkim të mirë dhe cilësor,” shtoi ajo.
Në kohën kur shenca dhe teknologjia po luajnë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve, Shqipëria vazhdon të renditet në vendin e fundit në Europë dhe në rajon për numrin e botimeve shkencore të publikuara, sipas një studimi të vitit 2023 të “Science”.
Shqipëria ka treguar gjithashtu një mungesë të dukshme të investimeve në kërkim dhe zhvillim krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në vitin 2024, buxheti për shkencën kapi vlerën e 586 milionë lekëve – një shifër kjo që edhe pse është trefishuar krahasuar me vitin 2021, vazhdon të jetë poshtë rekomandimit të Komisionit Europian për 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Megjithatë, drejtoresha e AKKSHI, Mirela Muça vlerëson se rekordet e ulëta lidhen më shumë me metodologjinë e punës se sa me mungesën e fondeve. Në një intervistë për BIRN, ajo theksoi se vetëm pak prej kërkuesve shqiptarë arrijnë që të finalizojnë një produkt mirëfilli shkencor, pasi zgjedhin përgjithësisht që të kryejnë anketa apo pyetësorë në vend të kërkimeve me bazë laboratorin.
“Kjo nuk është gjë e mirë. Anketa apo fokus grupi janë një instrumente ndihmës, por nuk është kërkimi vetë. Nuk përdorin laboratorët dhe nuk kanë një produkt mirëfilli shkencor,” tha Muça, duke shtuar se gati 80% e kërkimeve nga shkencat sociale dhe albanologjia ishin të bazuara në anketa.
Një tjetër pikë e dobët është kanalizimi i fondeve nga aplikuesit drejt shpenzimeve administrative, siç janë kancelaritë dhe qira për salla konferencash, apo ekipe kërkimore të fryra deri në 15 persona.
“Duhet t’i hapim shumë sytë tek cilësia. Nuk kemi finacuar shumën që ata kanë kërkuar, pasi me dashje kemi hequr shpenzimet që kanë çuar paratë tek shpenzimet administrative dhe jo tek pjesa kërkimore,” shtoi ajo.
Ndryshe nga përfaqësuesja e AKKSHI, pedagogia e Astrofizikës dhe Mekanikës Kunatike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi, e cila ka qenë njëherazi edhe vlerësuese në disa raste pranë AKKSHI, i tha BIRN se mes aplikimeve ka projekte shumë të mira.
Por Hafizi thekson se problemet me kërkimin shkencor në Shqipëri janë të diktuara sa nga buxhetet, ashtu edhe nga prioritetet.
“Po të shihen përqindjet që i jepen shkencës nga buxheti i shtetit, është një shifër pothuajse inekzistente,” tha Hafizi.
“Aty te AKKSHI ka disa lekë, por ka probleme me prioritet. Ne të fizikës nuk është fusha e aplikueshme për AKKSHI, sepse ata kanë disa prioritete të përcaktuara nga qeveria, kryesisht fusha të zbatimit,” shtoi ajo.
Programet ndërkombëtare
Cilësia e ulët e kërkimit shkencor ka bërë që Shqipëria të përfitojë pak nga programet ndërkombëtare. Nga më i madhi prej tyre, Horizon 2020, Shqipëria arriti të përfitojë vetëm 5.8 milionë euro në shtatë vjet, duke mos qenë asnjëherë lider projekti.
Në programin e ri “Horizon Europe” (2021-2028), vendi ka arritur të përfitojë deri tani rreth 6.2 milionë euro dhe mbart ambicien për ta rritur këtë shumë në vazhdim. Gjithashtu, Shqipëria do të jetë për herë të parë lider në dy projekte – njëri i udhëhequr nga Universiteti i Tiranës dhe tjetri nga Polis.
Muça nga AKKSHI i tha BIRN se projektet që do të drejtohen nga universitetet shqiptare nuk janë programet më të fuqishme të “Horizon Europe”, por ajo e quajti këtë “një hap të madh”.
Megjithatë, Muça vlerëson se kërkuesit shqiptarë nuk janë ende të përgatitur për të qenë cilësisht pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar, duke synuar fondet vendase përballë programeve ndërkombëtare.
Hafizi nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës mendon gjithashtu se kërkuesit shqiptarë kanë kapacitete të ulëta të thithjes së fondeve evropiane, por e lidh këtë me traditën dhe konkurrueshmërinë e lartë.
“Ata janë ekipe 10-20 veta që janë financuar historikisht dhe e dinë çfarë të kërkojnë dhe si ta kërkojnë, ndërsa tek ne ekipet janë shumë të vogla deri në 2 persona, kështu që me europianët e kemi shumë të vështirë të krahasohemi,” tha Hafizi.
“Është gjetur kjo mënyrë me projektet e përbashkëta që na bëjnë pjesë të projekteve. Kjo është pozitive, sepse nga njëra anë rrit kapacitet tona për të shkruar projekte që nesër të zhvillohemi e të bëhemi konkurrues dhe nga ana tjetër futet një financim edhe në Shqipëri për kërkuesit, mund të ketë ndonjë financim për laborator,” përfundoi ajo./BIRN
U hodh nga ura e vjetër e lumit Bunë, identifikohet gruaja! Çfarë dyshohetShefike Osja është gruaja e cila dyshohet se u vetëhodh në ujrat e lumit Bunë nga ura e vjetër dhe për pasojë humbi jetën.
63-vjeçarja, banuese në lagjen “Dobraç”, raportohet se u hodh rreth orës 16:25 dhe punonjësit e policisë kanë nisur kërkimet me varkë në lumë.
Pas kërkimeve, është gjetur trupi i pajetë i gruas, e cila dyshohet se vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
U shfaqën së bashku pas ndarjes, plas sërish sherri mes Bleros dhe Afrona DikësPodcasti i shumëpritur ku Afrona Dika intervistoi ish-bashkëshortin e saj Blero, është bërë mollë sherri mes tyre.
Publikimi i intervistës së plotë është në pikëpyetje, për shkak se dyshja janë në një mosmarrëveshje.
“Podcasti i shumëpritur duhet të shtyhet për arsye të ndryshme. Nuk ka sekrete, ju keni të drejtë të dini gjithçka. Këtë informacion do t’iu njoftoj së shpejti”, u shpreh biznesmenja në një postim në rrjetet sociale.
Blero ka pretenduar se intervista është komercializuar shumë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, raporton Prive.
Ndaj ai ka kundërshtuar publikimin e podcast, ndërsa ka bërë një trajlerin e publikuar edhe copyright strikes.
Nuk dihet nëse Afrona do të insistojë që ta publikojë intervistën për shkak se Blero ka ndërruar mendjen.
“Furia e Shqiponjave” në Zvicër, Nelson Hysa duelon sot për titullin IBONumërimi mbrapsht ka nisur. Sonte në në Zvicër do të zhvillohet mbrëmja e boksit “Furia e Shqiponjave”, ku në ring do të ngjiten boksierët më të mirë shqiptarë.
Kampioni i padiskutueshëm i Shqipërisë, Nelson Hysa do të duelojë për titullin “IBO” me kolumbianin Jeison Troncosa.
Boksieri shkodran ka përballë një kundërshtar të pamposhtur, por beson verbërisht te triumfi.
Përveç shkodranit Nelson Hysa, në ring do të ngjiten edhe Alban Bërmeta, Denis Nurja, Mikel Çullhaj dhe Luis Gjolena do ngjiten në ring për të regjistruar fitoret e radhës.
Promotori, Briget Seitaj, fton të gjithë tifozët kuqezi që jetojnë në Zvicër, që të jenë në mbështetje të sportistëve shqiparë.