zoom

Day ArchiveKush është i skualifikuari i parë mes 5 finalistëve të Big Brother VIP?

Vetëm pak minuta pasi nisi finalja e madhe e Big Brother VIP, Ledion Liço njoftoi skualifikimin e parë.

Pasi mbylli televotimin, Ledioni lexoi zarfin me emrin e finalistit të parë që eliminohet dhe ai ishte Meritoni.

“Lë finalen i pari, Meritoni. Meriton më vjen keq, të pres të vish në studio”, tha Ledion Liço.

Pasi u takua me katër finalistët e tjerë, Meritoni u drejtua në studio.

Sapo mbërriti në studio, gjëja e parë që ai bëri ishte të takonte Ilnisën.

Pajtohen Erjola dhe Graciano, përqafim i ngrohtë në tapetin e kuq (VIDEO)

Erjola Doçi dhe Graciano Tagani kanë vendosur të hedhin pas krahëve zënkat që patën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Në tapetin e kuq, të shtruar për protagonistët e këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP, pak para nisjes së finales së madhe, Erjola dhe Graciano i kanë dhënë një përqafim të ngrohtë njëri-tjetrit.

Krisja në raportin e tyre miqësor, që e kishin që jashtë shtëpisë, ndodhi pas deklaratës së Gracianos se Romeo i ka shkruar mesazhe ngacmuese Erjolës. Kjo gjë u mohua nga Erjola.

Aksident masiv në Durrës, 10 persona përfundojnë në spital (VIDEO)

Një aksident masiv u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, në hyrje të autostradës Plepa-Rrogozhinë.

Në aksident u përfshinë katër makina, duke lënë pas dhjetë të plagosur.

Të dhjetë ata janë dërguar në spital me plagë në trup, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia.

I ulur në sedilje, dera e makinës hapur… Gjendet i vdekur bashkëshorti i eurodeputetes

Bashkëshorti i eurodeputetes Francesca Donato, Angelo Onorato, u gjet i vdekur këtë të shtunë.

Trupi i tij i pajetë u gjet në makinë tip “Land Rover” i zi. Ai ishte i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e makinës ishte e hapur.

Në trupin e Angelo Onoratos, që me profesion ishte arkitekt, nuk u gjetën plagë nga një armë zjarri.

Autoritetet u njoftuan nga bashkëshortja e tij, Francesca Donato, që pasi e telefonoi disa herë të shoqin, u shqetësua sepse ai nuk iu përgjigj.

Më pas ajo gjurmoi makinën e tij me GPS dhe zbuloi vendndodhjen e tij, në zonën e “Via Ugo La Malfa”.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.

Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy.

Agroturizmi, potenciali që mbytet nga harresa

Shqipëria rurale po bën kureshtarë gjithmonë e më shumë të huajt, por edhe vendasit për të kaluar kohën pranë natyrës dhe produkteve “bio”. Kjo po i jep një nxitje më të madhe agroturizmit, që po vijon të zgjerohet me emra të rinj anekënd vendit.

Por, teksa për një pjesë të tyre, puna është më e lehtë, pasi ndodhen afër zonave urbane dhe aksesi në infrastrukturë, energji dhe ujë të pijshëm është më i lehtë, për të tjerë, në zona më të thella, investimet janë më të ngadalta.

Kjo e bën aktivitetin e përditshëm më të vështirë, pasi janë vazhdimisht mes presionit të ofrimit të një shërbimi sa më të mirë për klientët dhe investimeve me forcat e tyre për gjëra që peshën duhet ta mbajë shteti.

Kjo do të thotë që ato para që duhet të orientoheshin për të ndërtuar një serrë më shumë, një mjedis argëtimi ose plotësues apo zgjerim të kapacitetit akomodues, të “avullojnë” për të siguruar energji nëpërmjet gjeneratorit, çakëll në rrugë apo për të sjellë pak më shumë ujë te struktura.

Rritet interesi i të huajve për agroturizmin, bizneset plotësojnë paketat

Tendenca e përgjithshme e turizmit, ku numri i vizitorëve të huaj ka ardhur në rritje nga viti në vit, po reflektohet edhe tek agroturizmi.

Këto struktura raportojnë për rritje interesi, ku gjithmonë e më shumë përmes platformave si Booking, të huajt po zgjedhin të shijojnë anën më autentike të jetës rurale dhe kulinarisë shqiptare.

“Të huajt mbeten në numër të kufizuar, por është një tendencë në rritje, pra kanë filluar të vijnë gjithmonë e më shumë. Zgjedhin që të bëjnë rezervime si nga Booking, ashtu edhe në Instagram, apo në telefon.

Kryesisht janë vizitorë europianë, pra francezë, holandezë apo gjermanë, të cilët qëndrojnë maksimumi tre ditë”, – pohon Haxhi Maleci nga “Baresha”, një agroturizëm në zonën e Reçit në Malësi të Madhe.

Të njëjtën tendencë konfirmon edhe Arjola (Brahimi) Xhebro nga “Bujtina Xhebro”, në afërsi të fshatit Nivicë në Tepelenë. Sipas saj, të huajt janë vizitorë besnikë të strukturës, ku në disa raste janë rikthyer dy apo tre herë.

“Për këtë vit, ne sapo kemi filluar, pra bëhet fjalë për prillin dhe majin dhe ka pasur interes sidomos nga të huajt. Bëjnë rezervime në Booking dhe 90% e tyre janë të huaj. Dominojnë më shumë belgët, çekët, italianët. Nga ajo që po shohim duket se çdo gjë ka nisur mbarë”, – nënvizon ajo.

Vit pas viti, subjektet agroturistike kanë kuptuar se ofrimi vetëm i një ushqimi të mirë nuk mjafton për të mbajtur gjatë një turist. Ndaj shumë prej tyre kanë plotësuar ofertën edhe me guida turistike në pika të veçanta të rajonit, të cilat janë një vlerë e shtuar.

“Zona përreth ka 2-3 vende shumë interesante të cilat shërbejnë për të ofruar diçka shtesë për vizitorët. Për shembull, një nga mundësitë është vizita në Masivin e Gështenjave, ku duke ndjekur shtigjet që janë të hapura mund të bësh ecje.

Një tjetër pasuri e zonës është Shpella e Pëllumbave, që realisht është shumë e bukur. Po kështu janë edhe rrënojat e Kishës së Shën Elisë dhe për ata që kanë interes, ne i çojmë edhe aty.

Madje në këtë zonë ka edhe maja malesh, që të huajt i parapëlqejnë shumë për t’i eksploruar dhe për t’i ngjitur” shprehet z. Maleci.

Agroturizmi zhvillon zonat e thella, por potenciali kufizohet nga mungesa e investimeve

Agroturizmet e ndërtuara afër me zonat urbane, përveç ushqimit, kanë si pikë të fortë aksesin e lehtë për klientët.

Ndërkohë, ato në zonat më të thella, pavarësisht se ofrojnë përveç ushqimit edhe një natyrë të jashtëzakonshme, kufizohen nga aksesi i vështirë në infrastrukturë, energji apo ujë.

Znj. Xhebro pohon se të paktën për zonën ku ndodhet bujtina e familjes, rruga është një nga faktorët kufizues.

“Mendoj se ka mundësi për rritje, por na kufizon infrastruktura. Për hir të së vërtetës, na është premtuar që shumë shpejt do të nisë rregullimi i saj dhe kjo do t’i japë një tjetër nxitje zonës, e cila ka nisur të zhvillohet edhe me projekte të tjera.

Edhe familjet e zonës kanë nisur t’i kthejnë banesat në bujtina, duke parë këtë si një mundësi që po vjen nga turizmi. Zona ka potencial, që vjen nga një natyrë e jashtëzakonshme, pasi ndodhet në kufi me Vlorën dhe në rrëzë të malit të Këndrevicës, pesë kilometra nga fshati Nivicë në Tepelenë”, – shprehet ajo.

Ndërkohë në disa rajone, teksa infrastruktura ka përparuar, duket se ka ende aspekte ku duhet të investohet që lidhen direkt me ofrimin e një shërbimi cilësor në këto struktura agroturistike.

“Rruga është bërë nga Bashkia para një viti e gjysmë dhe është në gjendje shumë të mirë. Furnizimi me energji elektrike realisht është shumë keq.

Kam një gjenerator të madh, që më sjell një kosto shumë të lartë, por s’kam çfarë bëj, duhet për të përmbushur nevojat që kemi si strukturë agroturistike. Pavarësisht kësaj, problemi ynë real është uji.

Ne kemi një ujësjellës që sjell ujin, por nuk është i organizuar. Duke qenë jashtë kontrollit të institucioneve, shpesh bëhet shkak për konflikte.

Ndodh që uji i pijshëm merret për vaditje të tokës dhe në këto raste, mbeten pa ujë familjet. Gjatë verës, kjo është një situatë shumë shqetësuese”, – shprehet z. Maleci.

Tkurrja e bujqësisë dhe blegtorisë vështirëson rritjen e agroturizmit

Bujqësia dhe blegtoria, si dy sektorë të lidhur drejtpërdrejt me agroturizmin, mund të vështirësojnë ose lehtësojnë rritjen e tij.

Në vendin tonë, tkurrja e dy sektorëve të parë ka krijuar një mjedis më sfidues për sipërmarrjet agroturistike, duke rritur së pari kostot për produktet lokale që u duhet të sigurojnë, por edhe për investimet e shpejta që u duhet të bëjnë për të kompensuar ndryshimet drastike të prodhimit në rajonet ku funksionojnë.

Haxhi Maleci, i cili më herët e siguronte qumështin falë marrëdhënies së bashkëpunimit që kishte me blegtorë të zonës, tashmë i duhet të ndërtojë vetë një stallë ku të rrisë dhitë.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të sigurosh prodhime lokale, pasi ka një ulje interesi për bujqësinë dhe blegtorinë në fshat. Për shembull, unë e merrja qumështin nga një i afërm i imi që kishte tufën e vet të dhive.

Por tani, ai po heq dorë dhe kjo po më detyron të investoj vetë në një stallë, duke rritur dhi. Nuk kam asnjë rrugë tjetër. Në zonën tonë, kanë qenë 10 tufa, sot janë 2-3 të tilla”, – thotë ai.

Përpos faktit që një pjesë e banorëve në zonat rurale, kryesisht të rinjtë, nuk duan të merren më me bujqësi dhe blegtori, efekti negativ në prodhimet lokale është theksuar edhe nga emigracioni.

“Prodhimet e produkteve të qumështit janë kryesorët, duke pasur parasysh që kemi baxhon tonë nga ku ka nisur dhe u zhvillua edhe bujtina që kemi sot. Mishin, që është gjithashtu i rëndësishëm, marrim nga barinjtë e zonës, por tufat kanë rënë shumë pasi një pjesë e banorëve kanë emigruar dhe i kanë shitur.

Kjo na ka sjellë rritje të çmimit të mishit, qumështit e për rrjedhojë, edhe djathit. Për shembull, çmimi i qumështit të deles ka shkuar nga 80 lekë/litri në 160 lekë/litri”, – nënvizon znj. Xhebro.

Sipas saj, sot është e vështirë të gjesh edhe një punonjës të përkohshëm në këto zona, ku shërbimi nuk është pjesë e kulturës së zonave rurales si model biznesi./ Monitor

VIDEO/ Heidit i dalin pjesët intime, Romeo çohet ta mbulojë dhe i kërkon të ndërrohet

Heidit i ndodhi një situatë e sikletshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo kishte veshur minifund dhe kur çohet nga divani, i dalin pjesët intime.

Në këtë moment çohet Romeo për ta mbuluar dhe, i nervozuar, i kërkon që të ndërrohet.

Heidi refuzon, duke shtuar se fundi që ka veshur është i freskët.

Romeo: O zemër ça po bën moj, ik ndërroje atë…

Heidi: Nuk dua. Lëre se është i freskët. Çfarë problem ka, çfarë doli?

Nesër bllokohen disa rrugë në Tiranë, njoftim i rëndësishëm nga policia

Në disa rrugë të kryeqytetit ditën e nesërme (e diel) do të jetë i kufizuar qarkullimi i automjeteve.

Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës kanë marrë masa për të organizuar eventin sportiv “Tiranathalon”, që rikthehet nesër për të katërtin vit radhazi.

Ky event i madh sportiv bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Masat e policisë për garën e nesërme:

I. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 26.05.2024, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datat 24-25 Maj 2024 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit) sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve- me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën “Panorama e Liqenit),

– Rruga “Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga “Daxhit” me rrugën -Shaqir Palushi”, deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

– Rruga “Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”), .

– Rruga “Panorama e Liqenit” (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Ligenit” me rrugën “Diga e Ligenit”).
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)

– Blv “Zhan D’Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a) Linja Nr. 1/A “Selit-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias”,devijon në njërin drejtim, në Sheshin Ëillson” tjetri në qendër
b) Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”, devijon te sheshi “Ëillson”.
c) Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
d) Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

e) Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti—Jordan Misja” devijon në qendër.
f) Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri—Qendër—Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
g) Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër
h) Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërme.

Pse i fshiu mesazhet i dashuri i polices që u vetëvra? Zbardhet dëshmia. Kishin 3 muaj të lidhur

Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e efektives së policisë, Aldorjana Loshi.

21-vjeçarja i dha fund jetës me armën e shërbimit pasditen e të premtes në banesën e saj, pas një debati me të dashurin e saj, Endri Nika, 28 vjeç.

Ky i fundit u vu në pranga nga policia gjatë orëve të natës sepse akuzohet se ka penguar zbulimin e të vërtetës.

28-vjeçari ka fshirë mesazhet në telefon me Aldorjana Loshin, pasi e ka parë të pajetë në banesë, dhe më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Para grupit hetimor, ai ka shpjeguar se mesazhit i ka fshirë nga paniku dhe se nuk donte që lidhja e tyre të zbulohej.

Endri Nika dhe Aldorjana Loshi kishin vetëm tre muaj që ishin të lidhur bashkë.

“Plas” te Pallati i Sportit në Durrës. Lojtarë e tifozë përleshen me njëri-tjetrin

Lojtarë dhe tifozë u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin këtë të shtunë, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Në përfundim të ndeshjes U-16 Teuta-Partizani, ku në finale të kampionatit shkoi Teuta, një prej lojtarëve të Partizanit nxiti sherrin duke ofenduar një prej kundërshtarëve të tij.

Në këtë moment, ata u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas në sherr u përfshinë edhe lojtarë të tjerë, ndërsa pjesë u bënë edhe tifozët.

Efektivët ndërhynë për t’i dhënë fund sherrit.

https://streamin.one/v/df1648be

Goditi gruan 3 herë me thikë – 52-vjeçari qan para gjyqtarëve: Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim

52-vjeçari Jakup Shahu është penduar pasi qëlloi disa herë me thikë gruan e tij.

Ai doli këtë të shtunë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Para gjyqtarëve, Jakup Shahu tregoi se e qëlloi gruajne tij, Edlira Shahun, në çaste gjaknxehtësie.

“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova, por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha i dyshuari, i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.

Ai u la në masën e sigurisë “Arrest në burg” nga trupa gjykuese, pasi u dëgjuan pretendimet e të dyja palëve.