Aplikacion
Pasi Lulzim Basha dhe grupimi i Sali Berishës e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës së nesërme plenare.
Kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën e Çuçit pritet ta lexojë nesër në nisje të seancës Nikolla.
PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme. Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuar në protestat e opozitës.
Por përplasja ndodhi pas një amendamenti “të fshehtë” të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.
Në një kohë kur nuk i ka 84 votat, socialistët e kanë shtyrë votimin e Amnistisë për një moment të dytë, në një kohë të pacaktuar.
SPAK gjen mijëra euro cash në banesën e kreut të ARRSH, Evis BerberiHetuesit e BKH kanë mësyrë në mënyrë të befasishme në banesën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi këtë të martë. Burime konfidenciale thonë se gjatë kontrollit në banesë, zotit Berberi i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash cash.
Burimet thonë se bëhet fjalë për një shumë mbi 50 mijë euro. Ndonese gjetja e parave cash në vetvete nuk përbën automatikisht vepër penale, ky fakt rëndon pozitat e kreut të ARRSH në hetim, pasi zoti Berberi duhet të justifikojë origjinën e parave.
Por parate nuk jane problemi i vetem i kreut te ARRSH, me sa duket. Veç kontrollit në banesë, hetuesit e BKH kanë sekuestruar edhe telefonin e ish ortakut të tij, Valter Begaj, me të cilin kreu i ARRSH-së ka patur marrëdhënie të ngushta financiare, jo vetëm në pozita private.
Karuzeli DAAM
Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.
Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019 kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shiti kompaninë tek një person tjetër për plot 500 mijë euro.
Pak kohë më vonë kompania u ble sërish nga zoti Begaj, këtë herë për 1.7 milionë euro. Karuzel i parave me kompaninë DAAM ishte indicia që vuri nën hetim kreun e ARRSH-së. Por tashmë ai duhet të përgjigjet dhe për fakte të tjera që prokurorët e SPAK kanë gjetur nga hetimet.
Evis Berberi është një nga drejtorët më të rëndësishëm të shtetit duke menaxhuar buxhetin e madh të investimeve në infrastrukturë. Shpesh këto investime janë përfolur për korrupsion galopant dhe kosto të fryra në kurriz të taksapaguesve. Rasti më i fundit ishte ai i rrugës Korçë-Ersekë, e cila edhe pse ka marrë miliona euro shtesë mbi vleren e prokururar ne tender u shemb duke shkaktuar një dëm të madh, jo vetëm financiar.
Evis Berberi konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sapo zonja Balluku mori postin e ministres së infrastrukturës e emeroi zotin Berberi si këshilltar të saj dhe më pas e katapultoi atë fillimisht në krye të Agjencisë së Energjisë dhe më pas në drejtor të ARRSH-së, një nga portofolet më të rënda financiare të qeverisë./kapitali.al
10 ide për t’ia shtuar listës tënde të seksitNëse ke nevojë ta bësh jetën seksuale me partnerin pak më interesante këtu do gjesh të listuara 10 ide që mund t’i zbatosh ose jo sipas dëshirës. Por mos harro se sa shumë rëndësi ka për marrëdhënien jeta e mirë seksuale, sidomos nëse gjërat ndihen pak të ftohta ose të largëta. Seksi zgjidh shumë probleme (jo të gjitha ama).
Eksperimento me përfshirjen e lodrave dhe veshjeve: Lodra seksi, veshje provokuese lateksi, ose ndonjë gjë të ngjashme.
Mund të tentosh të bësh seks me role të ndara: Vendosni çfarë doni të bëni dhe kthejeni seksin në një lojë.
Bëj seks në një plazh pa njerëz: Nëse të pëlqen rreziku, mbase kjo mënyrë do të të japë shumë entuziazëm.
Përdor ushqim si pjesë të lojës seksuale: Këtu bëni çfarë ndjeni, nuk po e zgjasim me sugjerime.
Bëj seks mbi lavatriçe.
Luaj strip-poker: Fundi do jetë me seks.
Grisni rrobat e njëri-tjetrit.
Provo të bësh ushtrime fizike lakuriq me partnerin.
Luani me dominimin në shtrat.
Del drafti për zonat e mbrojtura / Lejohet ndërtimi, bashkitë do miratojnë projektetMe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, që priten të votohen nesër në seancën plenare, në disa prej territoreve të klasifikuara si të tilla, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por me kushtin që të mbahet një ekuilibër mes natyrës dhe aktiviteteve të zhvilluara.
Në projektligj shkruhet se pjesë e menaxhimit të zonave të mbrojtura do të përfshihen edhe bashkitë përkatëse të cilat do të miratojnë investimet që do kryhen.
“Kjo shtesë lind si nevojë e përfshirjes së bashkive dhe popullatës vendase në procesin e menaxhimit të tyre”, shkruhet në draft.
Gjithashtu, një ndryshim tjetër që pritet të miratohet është edhe përcaktimi qartësisht i aktiviteteve të lejuara apo të ndaluara në zonën e mbrojtur, me përjashtim të rasteve kur KKT, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse miratojnë investimin në një zonë të caktuar.
Më tej, parashikohet të shtohen dhe dhënia e mundësisë së zhvillimit të veprimtarive ekonomike nga banorët e zonës, veprimtari që si fillim do të marrin miratimin paraprak nga bashkia.
Investimet tashmë do mund të bëhen edhe në rastet kur monumenti i natyrës nuk është në zonë të banuar dhe nuk aplikohet përcaktimi i zonës së saj buferike. (Zonat buferike janë hapësira të krijuara rreth zonës së mbrojtur për të përforcuar ruajtjen e saj).
Po ashtu, do lejohet ndërhyrje urbane, rekreacionit apo industriale brenda zonës por duke ruajtur karakterin e saj sipas parashikimeve.
Me ligjin e ri, AKZM-ja dhe pushteti lokal duhet të nxisin nisma apo veprimtari të cilat kanë efekte pozitive në zonat e mbrojtura. AKZM-ja dhe ADZM-të përkatëse propozohet të hartojnë rregullore të cilat duhet të shpallen në vende të dukshme për vizitorët.
Këto ndryshime erdhën si propozime të një grupi deputetësh socialistë edhe të propozimeve nga qeveria dhe ministria e Mjedisit. Në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku u miratuan ndryshimet, ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro garantoi se propozimet e qeverisë janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian duke rritur njëkohësisht edhe aktivitetin ekonomik të këtyre zonave.
Ekspertë dhe përfaqësues të Organizatave të mjedisit janë kundra këtij projektligji, të cilët shprehen se do e kundërshtojnë edhe nëse miratohet në Parlament.
“Do e kundërshtojmë të enjten dhe në vazhdim. Ky projektligj nuk vendos asnjë kufi ndaj veprimtarive shkatërruese”, thotë Lavdosh Ferruni, ekspert mjedisi.
Ekspertët kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e BE dhe konventave ndërkombëtare.
Në një konferencë për shtyp, Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës EcoAlbania tha se janë vënë në dijeni edhe konventat ndërkombëtare: Konventa e Bernës, por edhe Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe ata kanë shprehur shqetësimin për ligjin.
Vdekja e Navalnit në burg, “The Times”: U vra me një goditje grushti në zemërAlexei Navalny “u vra me një grusht në zemër, një teknikë e përdorur nga ish-agjentët e forcave speciale të KGB-së, pasi u ekspozua ndaj kushteve të ngrirjes për disa orë”.
Kështu shkruan gazeta britanike “The Times”, duke cituar Vladimir Osechkin, themeluesin e grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net.
Ndërkohë, nëna e disidentit, e cila nuk lejohet të shohë trupin e djalit të saj, ka vendosur të padisë Moskën: një gjykatë në veriun e largët të vendit do të shqyrtojë ankesën e saj për “veprime të paligjshme”.
Sipas Osechkin, i cili citoi një burim që punonte në koloninë penale të Arktikut, ku Navalni vdiq të premten, mavijosjet e gjetura në trup janë në përputhje me teknikën e “grushtit të vetëm”.
Para vdekjes së tij, kundërshtari i Putinit ishte detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë jashtë, në një hapësirë izolimi, ku temperatura mund të bjerë në 27 gradë nën zero, tha Osechkin. Si rregull, të burgosurit e kësaj kolonie penale të Arktikut nuk mbahen jashtë për më shumë se një orë.
Menjëherë pas vdekjes, Lyudmila Navalnaya, nëna e Alekseit, arriti në burgun e largët IK-3, por nga e shtuna, kur ajo ndodhet aty, është penguar të shihte trupin.
Agjencia e lajmeve ruse “Tass”, raporton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura: gjykata në qytetin arktik të Salekhard do të shqyrtojë çështjen më 4 mars, raportojnë bashkëpunëtorët e nënës së disidentit të ndjerë rus.
Ndërkohë, qeveria britanike e Rishi Sunak, ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e Navalnit në burg.
Shfaqën probleme shëndetësore gjatë orarit të punës, punonjësit në Fier shoqërohen me ambulancëDisa punonjës të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike në qytetin e Fierit kanë shfaqur probleme me shëndetin gjatë mbrëmjes së sotme.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Lajmi i fundit/ 23-vjeçarja në Shkodër vdes pasi konsumoi fotoksinëNë Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fotoksinë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Pas kunjave me vëllain e Jul Dedës, Donald Veshaj thumbon dhe Arbër Hajdarin: Qenkan kot..Familjarët e banorëve të Big Brother bëjnë paralelisht një tjetër lojë jashtë shtëpisë, ku reagojnë mbi situatat që ndodhin brenda BBVA 3. Së fundmi ka qenë binjaku tjetër Veshaj, Donaldi, i cili pas disa përplasjeve me vëllain e Jul Dedës, ka reaguar dhe ndaj Arbër Hajdarit,
Donaldi ka thumbuar opinionistin e “Big Brother VIP”, pasi i tha Romeos se nuk do ngelet pa bukë në shtëpi.
“Aman o Romeo Veshaj se ke plot bukë në atë shtëpi, mos i merr kaq seriozisht provat e buxhetit se qenkan kot. Pa bukë nuk qenkeni. Mirë mirë, goxha mirë”- ka shkruar Donaldi.
Moderatori debatoi ashpër me Meritonin pasi konkurrenti prishi sfidën e “Vëllit të Madh” duke u futur në pishinë dhe për pasojë la pa buxhet të gjithë banorët në shtëpi. Gjatë prime- t, Arbri injoroi Romeon duke i thënë atij që të gjithë debatin nuk e krijoi për buxhet sepse nuk do ngelet pa bukë.
(VIDEO) Ilnisa dhe Meritoni, s*ks në Big Brother? Pamjet që po qarkullojnë kudoNjë video e Ilnisës dhe Meritonit po qarkullon në rrjet dhe të gjithë po aludojnë se çifti ka kryer marrëdhënie brenda shtëpisë së BBVA 3.
Situata është vënë re dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë, Egla, Albi dhe Juli
Ky i fundit ka hedhur dyshimet se çifti po kryejnë marrëdhënie seksuale.
Egla e revoltuar i është përgjigjur se nuk e beson një gjë të tillë, pasi është shumë e shëmtuar që të ndodhë brenda BBV. Juli ka vazhduar duke i kujtuar banorëve pyetjen që i ka bërë pak më parë Meritonit nëse do kryente marrëdhënie për të shkuar në finale.
Egla: Ajo pyetja ishte e vlefshme pra.
Juli:Kot u mërzita. Kur të dalin pamjet duhet t’i them kjo pyetje paska qenë fiks.
Dokumentarët e “Netflix”-it për Aleksandrin e Madh janë sulmuar në Greqi për një puthje: atë mes udhëheqësit të madh dhe gjeneralit të tij besnik, Hephaestion.
Debati arriti në Parlamentin e Athinës, me ministren e Kulturës, Lina Mendoni në një interpelancë të kërkuar nga presidenti i partisë ortodokse ortodokse, Niki të ekstremit të djathtë, Dimitris Natsiou, i cili akuzoi produksionin “Alexander, krijimi i një perëndie”, duke qenë “antihistorik”.
Mendoni, gjithmonë në linjë me socialistët e Pasok-ut, nga të cilët megjithatë refuzoi postet në Parlament, e zhvlerësuar nga socialistët kur u zgjodh nga kryeministri konservator Mitsotakis në qeverinë e tij të qendrës së djathtë për aftësitë e saj të pamohueshme, njohu lirinë artistike të serialit, por kritikoi përshkrimin e Aleksandrit të Madh si pa besnikëri historike.
“Një trillim me cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe përmbajtje të tmerrshme, plot pasaktësi historike”, janë fjalët e saj.
Ministrja, arkeologe, foli për “shkatërrim regjisorial” dhe “varfëri skenografike” të produksionit, duke e akuzuar atë se u drejtohet “komenteve djallëzore të maskuara si fakte” për emocione të lira.
Sa i përket përshkrimit të marrëdhënies së Aleksandrit me Hephaestionin, të cilin seriali sugjeron se është homoseksual, Mendoni – ndërsa pranoi kompleksitetin e dashurisë në Greqinë e lashtë – këmbënguli që burimet historike nuk ofrojnë asnjë provë për një dimension përtej miqësisë së ngushtë.
Dhe ajo nënvizoi rëndësinë e interpretimit të figurave historike si Aleksandri i Madh brenda kontekstit të tyre, duke shmangur imponimin e vlerave dhe modeleve moderne.
Për drejtuesin e Niki-t, “objektivi subkoshient i serialit është të japë një ide të homoseksualitetit si diçka plotësisht e pranueshme në kohët e lashta, një tezë pa bazë”.
Një këndvështrim që nuk ndahet nga shumë historianë: “Marrëdhëniet e të njëjtit seks ishin padyshim normë në botën greke”, thotë profesor Lloyd Llewellyn-Jones, profesor i historisë së lashtë në Universitetin e Cardiff-it, në episodin e parë të doku-dramës.
“Sigurisht, grekët nuk kishin asnjë fjalë për të treguar homoseksualitetin, sepse ai nuk ekzistonte në fjalorin e tyre. E gjitha ishte pjesë e seksualitetit”.
Një gjë është e sigurt: lidhja midis Aleksandrit dhe gjeneralit ishte shumë e fortë, e përshkruar nga bashkëkohësit e tij si “dy shpirtra në të njëjtin trup” dhe e konfirmuar nga dhimbja e madhe e udhëheqësit për vdekjen e Hephaestionit, të cilit ai do të kishte dashur t’i bënte nderime të njëjta me ato të rezervuara për perënditë.
Kështu, ministrja hodhi poshtë kërkesën për të marrë masa kundër kompanisë “Netflix”: “Nuk është detyrë e qeverisë të censurojë, të gjithë mund të kenë mendime të ndryshme për artin”, tha ajo, e cila gjithashtu pranoi se, “koncepti i dashurisë në kohët e lashta ishte shumëdimensional”.
Por ajo theksoi: “Ne nuk mund të interpretojmë marrëdhëniet dhe njerëzit që kanë ekzistuar 2300 vjet më parë bazuar në kriteret e sotme”.