zoom

Day ArchiveUshqimet që luftojnë infeksionet vaginale dhe ndihmojnë vajzat për seks më të mirë

Nëse doni që të keni një shëndet të mirë seksual, duhet të konsumoni disa ushqime të caktuara.

Jo vetëm që do të keni një jetë më të kënaqshme seksuale, por në të njëjtën kohë do të gëzoni një shëndet më të mirë në përgjithësi dhe do të jeni në një formë më të admirueshme fizike.

Peshk për dhimbjet menstruale

Dhimbjet menstruale mund të bëjnë që të ndiheni pa fuqi. Përfshirja e peshkut në dietën tuaj, të paktën gjatë ciklit, është një mënyrë e mirë për të përballuar dhimbjen. Acidet yndyrore omega-3 të peshkut kanë përbërës antiinflamatorë që zbusin dhimbjet.

Avokado për thatësinë vaginale

Thatësia është një nga shkaqet kryesore të kruarjes. Mungesa e estrogjenit, që është përgjegjës për mbajtjen e indeve elastike dhe të lubrifikuara mirë, shkakton thatësinë vaginale. Avokadot janë plot vitamina E, që ndihmojnë në lubrifikim dhe parandalojnë thatësinë vaginale.

Çaj të gjelbër për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare

Çaji jeshil është shumë i mirë për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare. Katekinat në këtë çaj ndihmojnë në vrasjen e baktereve që shkaktojnë infeksionet. Duke qenë se nuk përmban sheqer, nuk keni pse shqetësoheni se shtoni në peshë.

Çokollatë e zezë për seks më të mirë

Çokollata e zezë është plot antioksidantë dhe ndihmon në çlirimin e kimikateve të ndjesisë së mirë që quhen dopaminë. Të hash çdo ditë çokollatë të zezë ka një efekt të madh në dëshirën seksuale dhe përmirëson jetën në shtrat./ Living

Paralajmërime për “katastrofë humanitare” në Rafah

Para një sulmi të pritshëm izraelit në Rafah, Gjermania dhe BE paralajmërojnë nga një katastrofë humanitare. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu premton një korridor të sigurtë për civilët.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar me ngulm nga një ofensivë izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës duke sjellë në mendje vuajtjen e civilëve. Baerbock ka bërë të ditur edhe një udhëtim të ri në Izrael javën e ardhshme. “Një ofensivë e ushtrisë izraelite në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare me shpallje”, ka shkruar politikanja e Gjelbër në shërbimin e mesazheve, X.

“Njerëzit në Gaza nuk mund të shkrihen në ajër.” Ministrja e Jashtme gjermane kujtoi, se që tani vuajtja në Rafah është e papërfytyrueshme dhe aty 1,3 milionë vetë kërkojnë mbrojtje nga luftimet në Rripin e Gazës. Baerbock theksoi, se Izraeli duhet të mbrohet ndaj terrorit të Hamasit, por duhet të zbusë në masën më të madhe të mundshme vuajtjen e popullsisë. Baerbock ka theksuar edhe njëherë ndalimin e luftimeve që të lirohen pengje të tjerë. “Këtë do ta diskutoj në Izrael javën e ardhshme”, ka thënë Baerbock.

Edhe i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një “katastrofë humanitare”. “I bashkohem paralajmërimeve të disa vendeve anëtare”, deklaroi Borrell në shërbimin X. “Një ofensivë izraelite në Rafah do të sillte një katastrofë të papërshkrueshme humanitare.” Borrell paralajmëroi, se kjo do të shkaktonte “tensione të forta me Egjiptin”. Borrell ka shtuar më tej se “rifillimi i bisedimeve për lirimin e pengjeve dhe një ndalim i armiqësive janë mjeti i vetëm për të penguar masakrën.”

Edhe Arabia Saudite ka paralajmëruar nga një ofensivë ushtarake në jugun e Rripit të Gazës. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Riad theksohet, se refuzohet kategorikisht zhvendosja e detyruar e qindra mijëra civilëve. Riadi ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit “për të penguar Izraelin të shkaktojë një katastrofë kërcënuese humanitare”.

Netanjahu premton korridor të sigurtë

Para një sulmi të pritshëm në Rafah, kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu u ka premtuar civilëve që kanë shkuar aty një korridor të sigurtë.”Ne do t’i mundësojmë popullsisë civile një rrugë të sigurtë për të dalë nga qyteti”, tha Netanjahu, sipas deklaratave paraprake të publikuara nga një intervistë që e transmenton të plotë të dielën televizioni amerikan, ABC News. Izraeli ndërkohë ka bëtë të ditur zbulimin e një tuneli të Hamasit nën shtabin qendror të organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i kishte dhënë ushtrisë të premten urdhrin për përgatitjen e një ofensive në Rafah duke theksuar se aty është i nevojshëm një mision ushtarak i gjerë. Dëshmitare okularë kanë njoftuar sipas agjencisë së lajmeve, AFP, se ka pasur sulme ajrore në Rafah./ DW

“Mos më prek me dorë, e dështuar!” – Përplasje e ashpër mes Ledjonës dhe Eglës. I ndan Meritoni

Egla dhe Ledjona u përplasën këtë të diel në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke sharë dhe ofenduar njëra-tjetrën.

Ato fillimisht “ngacmuan” njëra-tjetrën me fjalë, por situata më pas agravoi.

Ledjona nisi të kërcente fare pranë Eglës, në mënyrë provokative.

Në këtë moment Egla i bën shenjë me dorë që të largohet, ndërsa Ledjona bërtet “Mos më prek me dorë”.

Për të qetësuar Eglën dhe Ledjonën u fut në mes Meritoni.

Debati mes tyre:

Egla: Deri dje kam qenë më ilaçe unë, i mbarova. Doktoreshë je ti?

Ledjona: Kur të dalësh jashtë do ta marrësh vesh çfarë jam unë.

Egla: Do që të kesh ndonjë hall të më ndihmosh, se vetëm atëherë aktivizohesh ti. Ti je gjynah. Ti je një peshk pa bisht, që nuk di të notosh.

Ledjona: Më gjynah se ty nuk ka. Pi një kafe pi. Lus Zotin që njerëzve t’ua bëj jetën siç e kanë shpirtin.

Egla: O grua që mallkon. Nuk të duroj se e ke zërin shumë të bezdisshëm.

Ledjona fillon të kërcejë pranë saj, ndërsa Egla e lëviz me dorë duke i thënë që je në hapësirën time.

Egla: Je në hapësirën time.

Ledjona: Mos më prek me dorë.

Egla: Shtyhu se je në hapësirën time, o gjë e ulët. (Ndërhyn Meritoni për t’i ndarë)

Ledjona: Nuk duhet të prekesh.

Egla: Po po kërcejmë, hajde se më ftove në vallëzim. Kur do me kërcy mbaroje deri në fund, frikacake.

Ledjona: O e dështuar, hipokrite!

“Prisnin që të bëja seks me Gazin, e pështirë” – Meri Shehu reagon keq ndaj komenteve

Meri Shehu u shpreh e revoltuar ndaj disa prej komenteve të bëra për të gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Meri u ndal veçanërisht te pritshmëria e krijuar që ajo dhe Gazi do të kryenin marrëdhënie seksuale.

Ajo i quajti këto komente të pështira dhe të ulëta, duke shtuar se gazetarët që e kanë shprehur diçka të tillë, duhet të spastrohen nga media.

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere.

Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë. Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

“Luftë” mes shiut dhe diellit – Si parashikohet moti për ditët e javës

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “përplasje” e qarkullimit anticiklonar me masa ajrore të lagështa veriperëndimore me qarkullimin ciklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta jugperëndimore.

Ditën e hënë moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave në pothuajse të gjithë territorin, referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët përgjatë maleve në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.

Ditën e martë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në lindje të vendit.

Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte moti parashikohet i qëndrueshëm me mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Era në pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri 16m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Mjegulla dhe mjegullina do të jenë prezente gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Sekrete shokuese në BB – Sara rrëfen se ka humbur një fëmijë, Bardhi flet për një vajzë jashtë

Njëri pas tjetrit, banorët në shtëpinë e “Big Brother Vip” rrëfyen një prej sekreteve të tyre, që shumë pak njerëz i dinë.

Sekretet që shokuan banorët dhe shkaktuan tek ata habi ishin ato të Sarës dhe Bardhit.

Sara rrëfeu se ka humbur një fëmijë, një ngjarje që sipas saj, e dinë vetëm mamaja e saj dhe ish-patneri.

“Dëshira ime më e madhe në jetë ka qenë që unë të bëhem mami. Dhe Zoti para një viti më la përgjysmë një udhëtim që unë e nisa me shumë dashuri. Unë kam humbur një fëmijë para disa muajsh. Dhe kjo ka ndikuar shumë tek unë. Ka qenë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Kjo më ka bërë këtë Sarën që jam sot, që dukem pak më arrogante”, tregoi Sara.

Ndërsa Bardhi nga ana tjetër foli për një njohje që ka lënë pezull jashtë, para se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

“Kam lënë pezull diçka atje jashtë. Kam qenë në një njohje me një vajzë, prej gati 3 javësh. Isha në kontakt, isha takuar nja dy herë. Kishim pëlqime, por jo një lidhje”, u shpreh Bardhi.

“Shpërthen” Meri pas eliminimit: Ilnisa më përdori

Meri Shehu bëri komentet e para për lojën dhe banorët brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” pas eliminimit mbrëmjen e djeshme.

E ftuar në “Fun Club”, ajo akuzoi Ilnisën se e ka përdorur për lojën e saj, duke shpjeguar se mbajti anën e saj vetëm për të mos e tradhtuar.

“Ilnisës nuk jam frikacake për t’i thënë që më përdore. Ia kam sqaruar që bëra lojën time ashtu siç doja ynë. Mua nuk më ka fryrë Ilnisa. Ajo bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është për temperamentin tim.

Meqë e konsiderova shoqe, mbajta anën e një shoqërie, për të mos tradhtuar edhe unë Ilnisën siç e tradhtuan të gjithë banorët, nëse do e kisha tradhtua he unë mbase Ilnisa nuk do të ishte aty por mund të ishte edhe këtu. Qëllimet e mija nuk ishin aq të gjata në Big Brother”, tha Meri Shehu.

Detaje nga aksidenti në Belsh – Nëna dhe vajza e saj e mitur në gjendje të rëndë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë, që u regjistrua në dalje të Belshit.

Të katërt anëtarët e familjes Metaj, që udhëtonin me mjetin që doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë, kanë marrë goditje dhe plagë të shumta në kokë.

Në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Beratit janë nëna dhe një nga vajzat e saj binjake

Ata do t’i nënshtrohen një skaneri për të vlerësuar dëmtimet që kanë marrë.

Mjeti del nga rruga dhe shpërthen në flakë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në dalje të Belshit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka marrë flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina katër anëtarët e një familjeje, që po udhëtonin.

Një prej të miturve, një vajzë 8-vjeçare mori plagë të lehta, sipas policisë, dhe po kurohet në spital.

FOTO/ Kush është 40-vjeçarja që humbi jetën në aksident, bashkëshorti i saj në gjendje kritike

Zbardhet identiteti i 40-vjeçares, që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Ajo është identifikuar si Dhoksi Mango, e cila ishte pasagjere në një prej makinave të përfshira në aksident.

40-vjeçarja punonte si specialiste në zyrën e gjendjes civile ne Njësinë Administrative Petran, në Përmet.

I plagosur rëndë nga aksidenti i trefishtë mbeti edhe bashkëshorti i saj, Ledian Brahimi. Ai ndodhet në spital në gjendje të kritike për jetën.