zoom

Stil

2024-a do të sjellë dashuri dhe para për këto dy shenja të horoskopit

 Demi dhe Binjakët do të jenë shenjat më të favorizuara në dashuri dhe para për vitin 2024.

DEMI

Ju vazhdoni të keni Jupiterin në shenjën tuaj në vitin 2024. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga universi? Gjithë të mirat për ju do të jenë! Ju do të keni vetëbesim, do ndiheni ndryshe dhe madje do ndjeni se fati po ju troket në derë. Por gjërat e mira nuk ndalen këtu për ju. Sapo Jupiteri të zhvendoset në Binjakët, që për ju është shtëpia juaj e dytë, do të shihni portofolin tuaj duke u mbushur. Do ju sjellë shumë mundësi në financat dhe do ndiheni… shpenzues i madh, thjesht sepse do keni para për të shpenzuar. Dhe do t’ju sjellë dashuri. Në pjesën seksuale do të jeni mirë dhe vetëbesimi juaj do të ngrihet në qiell!

BINJAKËT

Flasim për Jupiterin, i cili do të hyjë në shenjën tuaj në maj dhe do të qëndrojë aty për gjithë vitin 2024! Pra gëzim dhe festë për ju që i përkisni dhjetëditëshit të parë dhe të dytë të shenjës suaj të horoskopit! Hapni pak shampanjë dhe hapni tapetin e kuq! Sepse me kaq dhurata që do t’ju sjellë, edhe ju duhet ta mirëprisni si “mbret”. Do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Do t’ju japë shumë frymëmarrje. Jupiteri do t’ju shërojë plagët dhe do t’ju tregojë se si është jeta kur është gjithmonë me diell. Do t’ju bëjë të shkëlqeni, të jeni të sigurt. Të shikohesh në pasqyrë dhe të mos e njohësh veten me kaq shumë përmirësim. Do të keni favore në shumë fusha, por sidomos në gjithçka që ka të bëjë me veten tuaj. Përfitoni nga Jupiteri derisa e keni atë dhe merrni aq sa mund t’ju japë. Bëni përmirësime në jetën tuaj, por edhe në psikologjinë tuaj dhe gjithçka do të jetë mire.