Aplikacion
Në Shqipëri, në këtë fundvit, një numër i madh familjesh gjenden në varfëri dhe pamundësi për të festuar si pjesa tjetër e familjeve shqiptare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në bashkinë malore të Pukës, me mbështetjen financiare të shqiptarëve të Amerikës, një grup të rinjësh vullnetarë po shpërdajnë pako me ushqime për familjet e varfëra, që edhe ato të festojnë Krishtlindjen dhe Vitit e Ri.
Ndërsa qendrat e qyteteve shkëlqejnë nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike dhe në fshatrat malore në veri të Shqipërisë ditët janë të zakonshme për familjet e varfëra dhe ato në varfëri ekstreme. Në Bashkinë e Pukës, një nga më të varfërat në veri të vendit, një grup të rinjsh, të mbështetur për të tetin vit radhazi nga artisti pukjan me banim ne SHBA, Fran Gjoka, prej disa ditësh po shpërndajnë pako ushqimore për familjet e varfëra, në Pukë dhe Fushë-Arrës, që edhe ato të festojnë në këtë fundviti.
“Numri i familjeve që janë në vështirësi sa vjen e po shtohet, kryesisht në zonat rurale. Njerëzit që kanë mbetur në këto zona përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe, nisur nga ideja jonë që askush të mos mbetej pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ne nisëm këtë aksion me ndihmën financiare të Fran Gjokës”.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa, sipas Bankës Botërore, varfëria është e përhapur në rreth 38% të popullatës në Shqipëri.
Në periferi të qytetit të Pukës, në një banesë plot lagështi dhe gati për tu shembur, jeton mes varfërisë dhe shpresës se dikush do ta ndihmojë Qamile Demushi Murataj, gruaja e dyte në Shqipëri që ushtroi profesionin e shoferes.
“28 vjet kam punu shofere. Kam pasë katër fëmijë dhe i kam rritë si të thuash jetima, me halle dhe vuajtje. Kena arritë me 5 mijë lekë pension. Koha dhe vendi duket si janë këtu. Këto janë mundësitë tona”.
Ndër përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar” është edhe Mark Bardhoshi, një person me aftësi të kufizuar që drejton shoqatën e paratetraplegjikëve në Pukë. Ai thotë se vështirësitë e tyre janë të shumta dhe se kanë nevojë për më shumë mbështetje.
“Barrierat e infrastrukturës, barrierat shëndetësore, barrierat shpesh here edhe paragjykuese. Por ajo që mendoj, prap se prap jetën duhet me e jetu sa ma denjësisht, sa ma bukur. Edhe se je në karrige me rrota”.
Ashtu si dhe bashkitë e tjera të zonës veriore të Shqipërisë, Puka ka pasuri të shumta natyrore, me pyje, miniera dhe burime ujore që vënë në punë hidrocentralet e Kaskadës se Drinit. Megjithatë, niveli i varfërisë këtu është më i madh se në pjesën tjetër të vendit, kontrast ky që vërehet nga vullnetarët e nismës “Askush ndër ne pa festuar”.
Koordinatori i nismës Armir Mehaj thotë se, përveç shqiptaro-amerikanit Fran Gjoka, edhe bashkëvendas të tjerë po mbështesin nismën e tyre që asnjë familje e varfër në Pukë dhe Fushë-Arrës të mos mbetet pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
“Këtë vit kemi planifikuar që aksioni jonë “Askush ndër ne pa festuar” të trokasë në dyert e rreth 250 familjeve të varfëra në territoret e bashkive Pukë dhe Fushë-Arrës. Dhe, Fran Gjoka është donatori kryesor dhe nismëtari i financimeve të aksionit që ne ndërmarrim. Por, vitet e fundit, është rritur edhe ndihma dhe zemërgjerësia e të tjerë shqiptarëve që jetojnë në SHBA”.
Ashtu si të gjithë përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar”, edhe Mark Bardhoshi e ka një urim për personat që i mbështetën në këtë fundviti./ Zëri i Amerikës
Java e fundit e dhjetorit do të jetë e ngrohtë, temperatura të pazakontaGjatë javës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell, edhe pse s’do të mungojnë vranësirat për ditën e martë dhe atë të premte, të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell, temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa grad më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.
Gjithashtu në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore dhe jo vetëm parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.
VIDEO/ Protestë e dhunshme në Beograd, opozita tenton të futet brenda në bashki. Reagon VuçiçOpozita serbe vijon të jetë në rrugë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, që nxorën fitimtare sërish partinë e presidentit Aleksandër Vuçiç.
Këtë të dielë, protestuesit u mblodhën në Bashkinë e Beogradit, ku u regjistruan edhe akte dhune.
Disa prej qytetarëve thyen xhamin e derës kryesore të bashkisë, duke tentuar të futen brenda godinës, por u ndaluan nga policia, të cilët kanë përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.
🇷🇸 Serbian pro-opposition protestors tried to storm the Belgrade City Hall.
President Vucic held a press conference stating: "There is no revolution going on. There are 1,840 people protesting. We will arrest those who resort to violence". pic.twitter.com/F7dgVQjqbi
— kos_data (@kos_data) December 24, 2023
Pas protestës, reagoi presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili bëri të qartë se me akte të tilla, asgjë nuk do të ndryshojë.
“Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë.
Disa treguan fytyrën e tyre sonte, dhe se dhuna është mënyra e tyre e vetme për të luftuar. Prej ditësh kemi thënë se po përgatiten për këtë, sepse e dinë se nuk mund ta fitojnë besimin e popullit.
Ata që betohen për të luftuar dhunën kanë treguar se janë ngacmuesit e vërtetë. Ata duan të shkatërrojnë qytetet dhe vendin tonë”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.
Pse çmimet e banesave janë rritur edhe një herëNë të gjitha vendet e pasura, tregjet nuk janë ndikuar nga normat më të larta. A mund të zgjasë kjo?
Në disa pjesë të San Franciskos, tregu i banesave është në një gjendje të vështirë. Në vitin 2019, një apartament luksoz në zonën City Hall, me tavane kuarci dhe tarracë, shitej për rreth 1.25 milionë dollarë. Jo më.
Pas kaosit të pandemisë Covid-19, zona City Hall është kthyer në një vatër të krimeve të drogës në qytet. Çdo natë, në këtë zonë ka skena të shkeljes së ligjit dhe vuajtjesh njerëzore.
Apartamenti në fjalë tani është boshatisur dhe shitet për 769,000 dollarë. Ende nuk është blerë, shkruan The Economist.
Megjithatë, larg rretheve të trazuara, tregu i banesave në San Francisko mbetet i fuqishëm. Çmimet janë rritur me 3% që nga niveli i ulët në fillim të këtij viti.
Pronat që ndodhen në zonat më të mira të qytetit, shiten me një çmim shumë më të lartë se shifra fillestare. Në San Jose, pranë Silicon Valley, çmimet e shtëpive janë rritur me 8%.
Historia e tregut të pronave është e ngjashme në të gjitha vendet e pasura: ka pika dobësie, por në përgjithësi, tregu po shfaq një fuqi befasuese.
Shifrat nga dega e Dallasit të Rezervës Federale, tregojnë se çmimet globale të banesave u rritën me 1.3% midis tremujorëve të parë dhe të dytë të vitit 2023.
Vlerësimet për muajt e fundit, tregojnë se do të ketë një rritje të mëtejshme. Në këtë mënyrë, mund të arrijnë kulmin e vitit 2022. Duke bërë përshtatjen me inflacionin, çmimet kanë rënë me më pak se 5%.
Kjo nuk është një shifër e lartë në krahasim me rënien kulmore prej 13% që pasoi krizën financiare të viteve 2007-09 dhe që zgjati gjithashtu shumë më gjatë.
Edhe në shtetet ku tregu i banesave mori të tatëpjetën gjatë pandemisë, duke bërë që njerëzit të prisnin ndonjë fundosje, çmimet tani janë më të larta se sa pritej.
Në Britani, një tregues i çmimeve të banesave i përpiluar nga shoqëria e ndërtimit Halifax, u rrit me 1.1% në tetor, duke sfiduar pritshmëritë e ekonomistëve për një rënie mujore prej 0.4% (megjithëse numri i transaksioneve është jashtëzakonisht i ulët).
Të dhënat nga faqja online Zillow tregojnë se çmimet e banesave amerikane janë gati 2% më të larta se një vit më parë. Një studim i fundit nga firma e të dhënave financiare Bloomberg, tregon se çmimet australiane të banesave mund të rriten me 7.7% këtë vit.
E gjithë kjo dukuri ka habitur shumicën e ekonomistëve. Që nga fillimi i vitit 2022, bankat qendrore të vendeve të pasura kanë rritur normat e interesit me një mesatare prej pesë pikë përqindje.
Ekonomistët mendonin se çmimet e banesave do të rrëzoheshin pasi fuqia blerëse e konsumatorëve u ul, pronarët e hipotekave nuk po shlyenin dot borxhet dhe ekonomia u ngadalësua.
Megjithatë, tre faktorë shpjegojnë pse tregjet e banesave deri tani nuk janë ndikuar nga normat më të larta. I pari është një ndryshim në preferenca.
Pandemia duket se i ka bërë njerëzit më të mësuar me vetminë: ata punojnë nga shtëpia më shumë dhe kalojnë më tepër kohë duke u argëtuar në shtëpi sesa jashtë. Kështu, njerëzit vendosin një vlerë më të madhe në hapësirën e jetesës, duke rritur edhe kërkesën për strehim. Kjo ndalon rënien e çmimeve.
Faktori i dytë është ndryshimi i tregut të hipotekave. Në disa vende, si Amerika dhe Danimarka, ka qenë prej kohësh e zakonshme të merret hua me norma fikse, duke i lejuar njerëzit të mbrohen nga rritja e normës së bankës qendrore.
Para vitit 2022, familjet në vendet e tjera u zhvendosën në të njëjtin drejtim.
Midis viteve 2011 dhe 2021, pjesa e hipotekave në vendet e BE-së me norma të ndryshueshme, ra nga gati 40%, në më pak se 15%. Efekti ka qenë vonimi i ndikimit të rritjes së normave. Që nga viti 2021, norma mesatare e hipotekës në të gjitha vendet e pasura, është rritur vetëm me gjysmën e normës mesatare të bankës qendrore.
Financat e familjeve gjithashtu e bëjnë rritjen e normave të interesit më të përballueshme; ky është faktori i tretë që mbështet çmimet e banesave.
Pas krizës së pronave që filloi në vitin 2007, shumë qeveri vendosën rregulla më të ashpra, duke mos pranuar huamarrësit më pak të denjë për kredi.
Njerëzit më të pasur e kanë më të lehtë të përballojnë faturat më të larta të interesit. Për më tepër, shumë huamarrës kanë ruajtur ende “kursime të tepërta” të grumbulluara gjatë pandemisë, të cilat mund t’i përdorin për të shlyer detyrimet.
Vlerësimet e fundit tregojnë se në një vend mesatar të pasur jashtë Amerikës, këto kursime ende arrijnë në 14% të të ardhurave vjetore të disponueshme.
A mund të vonohet goditja e dhimbshme e tregut të banesave? Hipotekat me rregullime afatshkurtra do të skadojnë së shpejti. Më pas, familjet do të kenë nevojë të rifinancohen, ndoshta me normat e sotme të larta.
Dhe nëse inflacioni mbetet i qëndrueshëm, bankat qendrore mund të duhet të rrisin edhe më tej normat. Herët a vonë, kursimet e tepërta do të mbarojnë dhe një rritje e papunësisë, e lidhur me ekonominë e dobësuar, do të rrezikonte gjithashtu disa pronarë shtëpish.
Por tani për tani, tregjet e banesave në vendet e pasura, janë ende në një gjendje mjaft të mirë, që nuk i ngjason aspak zonës City Hall në San Francisko.
A do të ketë goditje
A mund të vonohet goditja e dhimbshme e tregut të banesave? Hipotekat me rregullime afatshkurtra do të skadojnë së shpejti. Më pas, familjet do të kenë nevojë të rifinancohen, ndoshta me normat e sotme të larta. Dhe nëse inflacioni mbetet i qëndrueshëm, bankat qendrore mund të duhet të rrisin edhe më tej normat. Herët a vonë, kursimet e tepërta do të mbarojnë dhe një rritje e papunësisë, e lidhur me ekonominë e dobësuar, do të rrezikonte gjithashtu disa pronarë shtëpish. Por tani për tani, tregjet e banesave në vendet e pasura, janë ende në një gjendje mjaft të mirë, që nuk i ngjason aspak zonës City Hall në San Francisko./ Monitor
Shuhet në moshën 70-vjeçare një prej ikonave të muzikës greke, Vassilis Karras, një këngëtar mjaft i njohur edhe për shqiptarët.
Ai u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin, ndërsa ditët e fundit të jetës i kaloi në spital në terapi intensive sepse ishte i prekur nga koronavirusi.
Pasditen e kësaj të diele, këngëtari pësoi goditje në tru.
Karrierën e tij në muzikë Vassilis Karras e nisi që në moshën 16-vjeçare në Selanik, ku bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas”.
Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke, kryesosht tek ndjekësit.
Më vonë disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca.
Ai do të mbahet mend për duete me shumë këngëtarë si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Angela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinu, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis si dhe me George Kakosao.
70-vjeçari ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues dhe kishte shkruar këngë për shumë këngëtarë grekë.
Suksesi i tij më i madh komercial ishte disku “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180,000 kopje, me tekst dhe muzikë të Michalis Rakintzis.
“E ka çuar batutën në ekstrem” – Kriset miqësia mes Oltës dhe Enit?Eni Shehu është pak qejfmbetur me anëtaren e jurisë së “Dancing with the stars”, Olta Gixhari, me të cilën ka edhe miqësi jashtë programit.
Prej disa komenteve që për Eni Shehun ishin të tepërta, ai ka kritika për Olta Gixharin.
“Jam përpjekur të bëj një analizë se çfarë ka ndodhur me Oltën. Ajo nga vetë natyra si aktore, i jep një dramacitet batutës, përpiqet ta ngrejë, t’i japë një kulm, ta çojë në ekstrem një koment dhe këtë gjë e ka bërë me mua, njeriun më të afërt nga i gjithë kasti.
Të tjerët i ka ruajtur goxha. Këtë gjë e ka thënë edhe ajo vetë, ‘e kam më të lehtë të kritikoj Enin sepse e kam të afërt sesa të gjithë të tjerët’. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer në lidhje me Oltën, Eni është Eni dhe Odeta është Odeta. Mendoj që me Odetën e ka tejkaluar pak kritikën, pozicionin e saj si një anëtare jurie për të mos vënë re anën profesionale”, tha Eni Shehu.
Të shtëna me armë në Fier, 30-vjeçari qëllon drejt biznesitTë shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditen e kësaj të diele në fshatin Fermë Çlirim të Fierit
Sipas policisë, një 30-vjeçar i identifikuar si Geraldo Mahmuti qëlloi me armë zjarri në drejtim të berberanës së një 33 vjeçari.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat Shqiponja për të kapur autorin Geraldo Mahmuti, por ai ende nuk është vënë në pranga.
Motivet që e shtynë 30-vjeçarin të qëllonte me armë drejt biznesit të 33-vjeçarit nuk janë zbardhur ende nga policia.
Wizz Air lë udhëtarët në baltë, 6 orë vonesë për të fluturuarKompania e fluturimeve ajrore Wizz Air nuk zhgënjen kur është fjala për vonesa dhe anulime.
Këtë të dielë, udhëtarët e Dortmundit që kishin zgjedhur Wizz Air u përballën me një vonesë prej së paku 6 orësh.
Fluturimi i tyre ishte planifikuar të niste në orën 11:20, por siç duket nga fotoja më poshtë, deri në orën 18:30, avioni ende nuk është nisur.
Pak minuta vonesë do të kenë edhe udhëtarët e Mulhouse si edhe ata të Berlinit.
Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht problematikat e kësaj kompanie fluturimesh.
Kompania Wizz Air regjistron një sërë problemesh prej kohësh, përfshirë këtu vonesa, anulime fluturimesh, braktisje pasagjerësh dhe mosrimbursim, por askush nuk ka marrë asnjë masë.
“Pse xhiron gomat?”/ Vëllezërit dalin për t’u sqaruar, 33-vjeçari qëllon me armë në KamëzNjë sherr mes dy vëllezërve dhe një 33-vjeçari u regjistrua këtë të dielë në Kamëz, për një motiv banal.
Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për t’u sqaruar me Jetmir Kolecin, pasi ky i fundit po xhironte gomat e makinës pranë tyre.
Në moment, Koleci ka dalë nga makina tip “Golf” duke qëlluar me armë.
Vëllezërit Halili pretendojnë se 33-vjeçari qëlloi drejt tyre, por policia dyshon se ai ka shtënë në ajër nga frika sepse ata ishin shumë pranë njëri-tjetrit, rreth 1 metër.
Më pas, 33-vjeçari Jetmir Koleci u largua me shpejtësi në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa “Golfi” u sekuestrua si provë materiale.
VIDEO/ Adeyemi nuk përmbahet në dasmën shqiptare, i dashuri i Loredanës e djeg me ‘Valle Kosovare’Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti gjerman i Borusia Dortmund, Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre para disa muajsh.
Lidhja e tyre duket se vijon të jetë e konsoliduar, teksa së bashku kanë marrë pjesë në një dasmë shqiptare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet Adeyemi, duke kërcyer së bashku me dasmorët e tjerë një ndër këngët më të preferuara në dasmat shqiptare, ‘Valle Kosovare”.
@loredanaxfanss 😍😍 @loredana @Karim.Adeyemi #loredana #loredanazefi #kinglori #kingloritour #wifeytour #wifeytour2023loredana #fyp #fypage #foryoupage #viral #viralvideos #loredanakarim ♬ original sound – loredanaxfanss
Kujtojmë që Loredana, më parë ka qenë e martuar me reperin shqptar Mozzik, dhe së bashku kanë një vajzë, Hanën.
Po ashtu në momentin kur këngëtarja bëri publike lidhjen me futbollistin, Mozzik e thumboi hapur Adeyemi, teksa postoi një foto me fanellën e rivalit kryesor të Dortmund, Bayern Muchen.