zoom

Day ArchiveNga parandalimi i thinjave tek largimi i stresit, pse duhet të hani më shumë mandarina

Mandarinat janë ndër agrumet më të shëndetshme dhe më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar.Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Mandarinat janë shumë të pasura me fibra dhe stimulojnë rënien në peshë.Përveç mbipeshës, konsumi i rregullt i mandarinave ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut.

Vitamina C tek mandarinat ndihmon kundër të ftohurës dhe forcon imunitetin. Vitamina C luan shumë role në trupin e njeriut dhe një prej tyre është parandalimi i thinjave.

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në ushqyerje

Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori genetik

Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore

Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani

Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi

Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.

Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Si ndihmojnë mandarinat kundër thinjave

Së pari, duhet të dini që thinjat shfaqen kur në organizëm mungojnë ushqyesit kryesorë, pra vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Një prej vitaminave kryesore kundër thinjave është ajo B12 që gjendet me shumicë tek mandarinat.

Kjo vitaminë e rëndësishme ndihmon duke ngadalësuar gjithë procesin e thinjave.

Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

Vitamina A, e cila gjithashtu gjendet tek mandarinat, ndihmon flokun të jetë më i hidratuar./AgroWeb.org

Ukraina do të mobilizojë meshkujt që jetojnë jashtë

Humbjet në luftime janë të larta, shumë luftëtarë në betejën për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë janë në kufijtë e rraskapitjes. Ushtrisë ukrainase i mungojnë ushtarë. Në kërkim për ata që mund të shërbejnë në ushtrinë e vendit, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umjerov do të marrë në shërbim edhe meshkuj ukrainas që jetojnë jashtë. Ukrainasve nga mosha 25 deri në 60 vjeç që jetojnë në Gjermani dhe vende të tjera do t’u kërkohet që të regjistrohen në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura. Këtë e bëri të ditur ministri Umjerov në një intervistë me gazetën gjermane, “Bild”, “Welt TV” dhe “Politico”.

Umjerov bëri fjalë për një ftesë, por nga ana tjetër bëri të qartë, se mund të ketë sanksione, nëse dikush nuk i përgjigjet thirrjes. “Ne po e diskutojmë ende, se çfarë mund të ndodhë, nëse ata nuk vijnë vullnetarisht”, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës.

Ushtria: Nevojë për deri në 500.000 ushtarë

Ushtria ukrainase synon të mobilizojë 450.000 deri në 500.000 ushtarë për të përballuar invazionin rus. Kushtet financiare dhe politike të mobilizimit ende nuk janë zgjidhur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski e kishte cilësuar më parë mobilizimin “një çështje shumë të ndjeshme”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Umjerov është shprehur, se rëndësi ka drejtësia. Në të ardhmen për të prekurit duhet të jetë e qartë, se si duhet të trajnohen dhe të pajisen, ku dhe kur do të shërbejnë dhe kur do të lirohen nga shërbimi.

Arrati dhe korrupsion

Mijëra meshkuj ukrainas i kanë ikur shërbimit ushtarak në vend. Megjithëse kontrollet në kufi janë të rrepta, pasi policia kontrollon automjetet dhe trenat. Rregullisht në kufirin e gjelbër kapen meshkuj në arrati. Po ashtu në vend janë bërë të njohura edhe shumë raste, kur meshkuj në moshë të shërbimit ushtarak paguajnë para për të marrë ekspertiza që të lirohen nga shërbimi ushtarak./ DW

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur autori i horrorit në Pragë del në ballkon dhe qëllon (VIDEO)

Del videoja e momentit kur 24-vjeçari David Kozak shkakton masakrën në Universitetin e Pragës.

Në pamjet e postuara në rrjetin social “X”, duket çasti kur Kozak del në ballkonin e universitetit me armë në dorë dhe qëllon edhe në rrugë, jo vetëm brenda në shkollë.

Për shkak të sulmit të tij humbën jetën 15 persona, ndërsa të tjerë u plagosën, disa në gjendje kritike për jetën.

‼️Newly released video footage of CZECH SHOOTER in Prague‼️

The shooter was standing up, hiding behind a fence, shooting not only people inside the university but also down the street

He was using gun ZEV 308 Win AR10 pic.twitter.com/v77XL5Y4KS

— Lenka Houskova White (@white_lenka) December 21, 2023

Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë

Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet. Zoti Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat tha se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta – të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ndërkohë studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare që sipas tyre ka ndryshuar relievin etnik në këtë rajon dhe po lë gjurmë të thella te përfaqësimi politik i shqiptarëve në Serbi.

Për shqiptarët që jetojnë në Serbi, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Serbi nuk sollën ndryshime. Me një rezultat të pritshëm politik, të fitores së Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës tani po vëzhgojnë se çfarë drejtimi do të marrin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të Serbisë.

Rreth 58,000 shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, i rizgjedhur deputet në këtë legjislaturë të re me rreth 13,500 vota.

Kamberi thotë se zhvillimet e fundit që po përcjellin procesin zgjedhor në Serbi, ku opozita po proteston rezultatet e zgjedhjeve në kryeqytetin serb dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e vendas po kritikojnë autoritetet për një mori parregullsish që kanë minuar votimin e lirë, janë paralajmërim për një vazhdim të politikës aktuale të Serbisë, siç thotë ai, të vonesës së qëllimshme, për t’iu dhënë një epilog çështjeve që rëndojnë mbi rajonin, përfshirë atyre që lidhen me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi.

“Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai.

Sipas zotit Kamberi, nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe dialogut me Kosovën, nuk do të ketë ndryshim as në qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Këto gjëra janë të ndërlidhura. Nëse Vuçiçi vendos përfundimisht të shkojë drejt zbatimit të marrëveshjes me Kosovën, besoj që do të ndryshojë edhe qasja ndaj Luginës. Por, nëse ai vendos ta shtyjë këtë, të vazhdojë retorikën armiqësore, luftënxitëse, është vështirë të pritet që ai të do ketë ndonjë politikë më të mirë ndaj Luginës së Preshevës,” thotë zoti Kamberi.

Studiuesit thonë se vështirësitë, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe i ashtuquajturi proces i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve që jetojnë në tre komunat në Serbinë jugore, tashmë kanë ndryshuar bilancin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd në një studim të vitit 2021 që dokumentonte fenomenin e pasivizimit, e quajti atë “një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.” Në raportin “Minoriteti shqiptar në pritje” kjo organizatë theksoi që shqiptarët në këtë rajon kanë treguar vullnet për t’u integruar, por Beogradi nuk ka treguar të njejtin vullnet politik.

Autoritetet e Serbisë i mohojnë këto akuza.

“Eshtë një lloj diskriminimi i pabesueshëm për të cilin flitet shumë pak. Shqiptarët janë bërë objekt i politikës së pasivizimit, një metodë shpopulluese nga qeveria serbe, kryesisht nga qeveria aktuale e Presidentit Vuçiç. Prandaj rizgjedhja e tij, e partisë së tij është një lajm i keq, që do të thotë vazhdimësi e këtyre politikave sepse nuk shihet realisht ndonjë vullnet për t’i zgjidhur këto probleme,” sipas Flora Ferati-Saschenmaier pranë Universitetit të Gottingen-it.

Studiuesja Ferati-Saschenmaier thotë se fshirja sistematike e shqiptarëve nga regjistrat civilë nën pretekstin e verifikimit të adresave, në veçanti në komunën e Medvegjës ka ndikuar në uljen drastike të numrit të votuesve shqiptarë dhe si rrjedhojë në këtë komunë, ku partia e Presidentit Vuçiç fitoi 90 për qind të votave, përfaqësimi i shqiptarëve në nivel komunal tashmë është bërë i papërfillshëm.

“Në regjistrat zgjedhorë në komunën e Medvegjës, në Bujanoc, mungojnë me mijëra shqiptarë që edhe po të kishin vullnet të votonin në Serbi në zgjedhjet e 17 dhjetorit, nuk do të mund të shprehnin vullnetin e tyre politik për shkak se janë hequr nga listat në mënyrë arbitrare, me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike. Do të thotë faktikisht nuk ekziston më edhe pse jeton, edhe pse ke lidhje me vendin, ke pronë, ti nuk je qytetar i atij vendi dhe nuk mund ta gëzosh një nga të drejtat themelore politike qyetetare ose demokratike të atij vendi,” thotë ajo.

Studiuesja Ferati-Saschenmaier thotë se fshirja sistematike e shqiptarëve nga regjistrat civilë nën pretekstin e verifikimit të adresave, në veçanti në komunën e Medvegjës ka ndikuar në uljen drastike të numrit të votuesve shqiptarë dhe si rrjedhojë në këtë komunë, ku partia e Presidentit Vuçiç fitoi 90 për qind të votave, përfaqësimi i shqiptarëve në nivel komunal tashmë është bërë i papërfillshëm.

“Në regjistrat zgjedhorë në komunën e Medvegjës, në Bujanoc, mungojnë me mijëra shqiptarë që edhe po të kishin vullnet të votonin në Serbi në zgjedhjet e 17 dhjetorit, nuk do të mund të shprehnin vullnetin e tyre politik për shkak se janë hequr nga listat në mënyrë arbitrare, me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike. Do të thotë faktikisht nuk ekziston më edhe pse jeton, edhe pse ke lidhje me vendin, ke pronë, ti nuk je qytetar i atij vendi dhe nuk mund ta gëzosh një nga të drejtat themelore politike qyetetare ose demokratike të atij vendi,” thotë ajo.

Sipas zotit Kamberi, në Medvegjë nga 8 këshilltarë që kanë përfaqësuar shqiptarët në nivelin lokal, ky numër tani ka zbritur në 2 mandate në kuvendin komunal, ndërkohë që nga 1000 votat e dikurshme në zgjedhjet parlamentare tani janë vetëm 220 të tilla. Por përkundër migrimit dhe pasivizimit dhe një vullneti të ulët për të votuar në zgjedhjet e treta brenda tri vitesh, zoti Kamberi thotë se dalja e shqiptarëve në zgjedhje në këtë rajon ishte ndjeshëm më e lartë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ndonëse e pamjaftueshme të sigurojë më shumë se një mandat në Kuvendin e Serbisë.

“Beteja jonë është e njejta prej një kohe të gjatë mjerisht, sepse në asnjë moment ne nuk po arrijmë të gjejmë bashkëbisedues korrekt në Beograd për të diskutuar për problemet tona dhe për të gjetur zgjidhjet për ato probleme. Roli im do të vazhdojë të jetë në sensibilizimin e problematikave të shqiptarëve, në paraqitjen e iniciativave, e sidomos kontaktet me trupin diplomatik, bashkësinë ndërkombëtare, që të senzibilizohet ajo për problemet e shumta me të cilat shqiptarët këtu ballafaqohen,” thotë zoti Kamberi.

Studiues si zonja Ferati-Saschenmaier thonë se zhvillimet në Luginën e Preshevës nuk janë të ndara nga zhvillimet në Kosovë. Ajo thotë se sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të trajtohen si pjesë e një diskutimi më të gjerë për minoritetet, të cilat nuk duhet të trajtohen me një standardi të dyfishtë./ Zëri i Amerikës

Policia ngatërroi auditorin ku ishte autori, detaje nga masakra e Pragës

Zbardhen të tjera detaje nga masakra e Pragës.

Mediat çeke kanë zbuluar se autori i sulmit në Universitetin e Pragës, David Kozak, 24 vjeç, duhet të ishte duke ndjekur mësimin në një auditor, sipas planit mësimor.

Por policia dështoi në planin e saj për ta arrestuar 24-vjeçarin në auditor pasi ai kishte ndryshuar sallë dhe nuk ishte bërë pjesë e mësimit.

Më pas ai është ngjitur në katin e katërt të godinës, ka hapur zjarr.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij pas njoftimit se Kozak kishte ekzekutuar babanë e tij brenda në banesë.

Por aksioni i policisë ishte i pamjaftueshëm për të ndaluar planin e tij për të shkaktuar masakër me 15 të vrarë në universitet.

Sulmin ai e kishte paralajmëruar 10 ditë më parë në rrjetin social Telegram, ku shkruante për dëshirën e tij për t’u bërë vrasës.

“Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një sulm në shkollë dhe më pas të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më frymëzoi shumë”, ka shkruar ai, teksa shton se është frymëzuar për gjithçka nga Ilnaz Galyaiev dhe një vajzë quajtur Alina.

“Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhesha maniak. Pastaj, kur Ilnaz Galyaiev qëlloi shkollën e tij, kuptova se ishte shumë më fitimprurëse të bësh vrasje masive sesa ato serike. U ula, prita, e pashë në ëndërr veprimin e Alinës dhe më dha shtytjen e fundit. Ishte sikur ajo të më kishte ardhur në ndihmë nga parajsa në kohën e duhur”, shkruante ai.

Berisha i trembet arrestimit? Vë në pikëpyetje pjesëmarrjen në protestën e radhës: Të shohim…

Opozita ka paralajmëruar se protestën e radhës do ta mbajë më datë 27 dhjetor në Gjykatën e Lartë.

Por kur pyetet nëse do të jetë i pranishëm, përgjigja e Sali Berishës tregon se ai është i pasigurtë për fatin e tij, pas heqjes së imunitetit të deputetit nga Parlamenti, duke i hapur rrugë arrestimit të tij nga SPAK.

Gazetari: A do të jeni ju tek Gjykata e Lartë?

Berisha: Ta shohim!

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se opozita do të vijojë mosbindjen e saj deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Gazetari: Zoti Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…

Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia është e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Gazetari: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim?

Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.

Masakra e Pragës/ 24-vjeçari e paralajmëroi sulmin 10 ditë më parë, çfarë shkruante në Telegram

Autori i masakrës në Pragë, 24-vjeçari David Kozak, e kishte paralajmëruar dhjetë ditë më parë sulmin në Universitetin e Pragës që tronditi qytetin, por edhe vendet e botës.

Në rrjetin social Telegram, Kozak ishte shprehur për dëshirat dhe planet e tij për t’u bërë vrasës, si një akt që i jepte kënaqësi.

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruante autori.

15 persona vdiqën nga të shtënat në fakultetin e Arteve në Pragë, duke përfshirë edhe autorin e ngjarjes.

Ndërkohë 24 të tjerë raportohet se janë plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas pamjeve të publikuara në korridorin e fakultetit shihet një burrë me armë zjarri.

Imazhet e tjera treguan njerëz që vraponin nga ndërtesa me duart e tyre të ngritura. Studentët e bllokuar brenda fakultetit thanë se kishin parë një vajzë e cila kishte rënë teksa tentoi të shpëtonte veten duke zbritur nga ballkoni.

Në pritje të arrestimit, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të shtunën

Teksa pritet lëvizja e SPAK për t’u drejtuar në gjykatë për të kërkuar arrest në burg ose arrest shtëpie për Sali Berishën, ish-kryeministri thërret mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Berisha ftoi demokratët të shtunën në Këshillin Kombëtar në orën 12:00, ndërsa të ftuar do të jenë edhe deputetët e Gazment Bardhit dhe ai vetë.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për riorganizimin e partisë, duke vendosur për krijimin e katër rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.

Po ashtu, lideri historik i opozitës përcolli te deputetët dhe strukturat mesazhin që të jenë sa më aktivë në rrjetet sociale dhe në studiot televizive, për të denoncuar regjimin e Edi Ramës.

“Ne jemi të vetëdijshëm, betejën pa kthim e nisëm ose e shpallëm pas përfundimit të dokumentimit të plotë shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të vjedhjes së votës nga Edi Rama në Shqipëri. Dhe ajo ishte e domosdoshme. Premtimi ynë ndaj shqiptarëve, detyrimi ynë ndaj shqiptarëve është që të mos i mashtrojmë, përkundrazi që ata të votojnë të lirë. Diktatura ka krijuar një propagandë të stërfuqishme.

Si kurrë ndonjëherë më parë janë zgjuar tellallë të Sigurimit të vjetër të Shtetit, që kalojnë nga një studio në një tjetër në mbrojtje të akteve diktatoriale. Lëpirës mjeranë që plaçkisin shqiptarët çdo ditë, nëpërmjet firmës së Edi Ramës dhe ministrave të tij. Por, e gjithë kjo propagandë nuk është e pakapërcyeshme. Kjo kërkon që ne të përdorim çdo mjet që kemi në dorë, dhe faktikisht nuk e kemi përdorur siç duhet, dhe këto janë rrjetet sociale. Ato duhet të jenë ekranet tona televizive, ato duhet të jenë debatet tona.

Ndaj dhe në këtë situatë ato bëhen më të rëndësishme, me rol më kritik se asnjëherë më parë. Në kushtet dhe rrethanat kur armiku ynë disponon apo ka nën urdhër të gjitha institucionet e narkoshtetit, ka në disponim apo kontrollon 80 apo 90 përqind të propagandës, ka në disponim apo kontrollon ekonominë në mënyrën më të pamëshirshme formale dhe informate, ky rend monist, ky sistem monist nuk ka në disponim qytetarët”, tha Sali Berisha.

SPAK heton pasurinë e Monika Kryemadhit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetim pasuror për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Këtë e pranoi vetë Kryemadhi në një intervistë në Report Tv.

Ajo shpjegoi se hetimi ka nisur pas denoncimeve të saj të shumta për aferën e inceneratorëve.

Monika Kryemadhi deklaroi se nuk do t’i shmanget përballjes me drejtësinë, duke shtuar se nuk ka asgjë për të fshehur sepse pasurinë e saj e njeh kushdo.

“Me dokumentet që unë i kam çuar SPAK për çështjen e inceneratorëve, ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me këtë çështje jo vetëm SPAK, por edhe antidroga gjejnë paratë e drogës që janë hedhur.

Kanë mundësi të gjejnë ku janë injektuar paratë e drogës. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën… nga maja e saj dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë… është ideatori.

Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të ishim në hetim pasuror dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur. Dihet se çfarë shtëpie ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët”, tha Monika Kryemadhi.

Studenti vrau 14 persona e më pas veten, Rama: Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit me armë në Fakultetin e Arteve në Pragë, ku studenti 24-vjeçar pasi vrau të atin në shtëpinë e tij, qëlloi për vdekje 14 persona të tjerë dhe më pas vrau veten.

Rama u shpreh se sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles i ka tronditur të gjithë.

Ai theksoi se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.