Aplikacion
Thonjtë e fortë e të shëndetshëm janë tregues të shëndetit të mirë, por nuk janë të pakta rastet kur ato dëmtohen.
Burimi i thonjve të brishtë që thyhen dhe marrin forma e ngjyra të çuditshme mund të jenë disa zakone të përditshme.
Përdorimi i manikyrit
Megjithëse mund të duhet një proces i padëmshëm lënia e manikyrit për një kohë të gjatë në thonj mund t’i dëmtojë ata. Kjo për shkaks e nuk marrin ajër dhe janë gjatë gjithë kohës nën kontakt me kimikatet e manikyrit.
Nëse shikoni që po marrin ngjyrë të verdhë e ju thyhen shpejt, hiqni dorë për disa kohë nga rregullimi i tyre me manikyr apo materiale të ngjashme.
Moslarja
Tashmë këshilla e larjes së duarve disa herë në ditë është një rutinë thuajse e detyruar. Megjithatë shpesh njerëzit nuk i lajnë në mënyrën e duhur, duke përjashtur thonjtë nga ky proces.
Është e rëndësishme të fërokni dhe lani mirë edhe thonjtë kur lani duart në mënyrë që të largoni të gjithë bakteret që mund të jenë mbledhur nën to.
Keqtrajtimi
I keni parasysh të gjitha momentet kur keni përdorur thonjtë për te hapur një kanaçe, për të kapur sende të forta apo procese të tilla të ngjashme?!
Të gjitha së bashku dëmtojnë dhe dobësojnë thellësisht thonjtë tuaj, ndaj ju këshillojmë të ndaloni.
Larja e enëve
Padyshim që është një proces i domosdoshëm, por teksa lani enët kujdesuni që të mbroni edhe thonjtë. Kimikatet e ilaçit të enëve dhe qëndrimi i gjatë në ujë do t’i bëjë më të brishtë dhe të dëmtuar ata.
Ndaj para se të nisni këtë process vendosni gjithnjë një palë doreza llastiku.
Pastrimi pa doreza
Sërish ekspertët e vënë theksin tek dorezat sidomos kur bëhet fjalë për kontaktin e duarve drejtpërdrejtë me kimikatet.
Ato jo vetëm jo dëmtojnë thonjtë, por edhe lëkurën rreth tyre, kështu sa herë që të pastroni shtëpinë përdorni doreza.
I ftohti në dimër
I ftohti i acartë dhe ajri i thatë ka tendencën t’i dobësojë thonjtë tuaj, ndaj mbajini sa më të hidratuara dhe të mbrojtura me doreza leshi.
Më shumë perime
E sigurisht në këtë listë nuk mund të linim pa përmendur mundësën e mundëshme të vitaminave. Nëse keni mungesa në trup, thonjtë janë të parët që dëmtohen e bëhet të brishtë.
Ndaj kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime në mënyrë që të qëndroni të hidratuar e të shëndetshëm./ Agroweb
Zara nën presion, heq reklamën pas akuzave se po përdorte vdekjet në GazaThirrjet në rrjetet sociale “Bojkotoni Zarën” duket se dhanë efekt.
Pas qindra postimeve kundër fushatës së fundit të marketingut, Zara u detyrua të heqë reklamën nga website. Megjithatë, drejtuesit nuk komentuan drejtpëdrejt akuzat se Zara kishte përdorur për reklamë vdekjet në Gaza, për shkak se modelja pozonte me manekinë të mbuluar me një qese të bardhë, pamje që të kujton trupat e pajetë në Gaza.
Inditex, i cili zotëron Zara, tha se ndryshimi ishte pjesë e procedurës së tij normale të rifreskimit të përmbajtjes.
Ai nuk komentoi thirrjet për bojkot, por tha se koleksioni “Atelier” ishte konceptuar në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pas 7 tetorit.
Paralajmërimi “bombë” i Currit: Gati arrestimi i 3 ministraveAnalisti Arjan Curri bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e kësaj të hëne nga studioja e “Top Story”.
Duke biseduar për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe hetimet e fundit të SPAK, sipas Currit, po bëhet gati arrestimi i tre ministrave, vetëm që kryeministri Edi Rama të mos preket.
Curri kërkon që para përgjegjësisë penale plr inceneratorin të vihen edhe Edi Rama dhe Erion Veliaj, si personat që kanë emëruar në detyra të larta ata që sot rrezikojnë burgun për aferën me djegësin e Tiranës.
“Flet për zgjedhje të parakohshme dhe i kërcënon amerikanët me këtë. E bëri një kryeministër tjetër në Ballkan dhe i erdhi një përgjigje nga amerikanët që “shiko, mund të bësh zgjedhje të parakohshme, por ne mund të të shpallim edhe non grata ty”. Rama të njëjtën lojë bën me amerikanët. Pyetja është kjo: Derisa Rama tha nuk ka të paprekshëm, si ka mundësi që treçerku i qeverisë ty të bie për arsye korruptive? Sepse vetëm një paprekshmëri i intereson Ramës, vetja e tij. Fakti që ty treçereku i qeverisë të bie nga korrupsioni dhe ky treçereku është i zgjedhur nga Rama, si ka mundësi që Rama nuk preket? Po bëhet gati arrestimi i tre minidtrave, vetëm që Rama të mos preket.
Erion Veliaj duhet të pyetet për zgjedhjet e bëra. Ata që po shkojnë në burg nuk erdhën nga qielli, as nga rruga. I zgjodhi Erioni. Edhe qeveria nuk i erdhi nga qielli, as nga rruga. I zgjodhi Rama”, tha Arjan Curri.
SHIFRAT/ Papunësia bie në nivele minimale historikeShkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,5%, në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rekord historik minimal.
Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,03 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2022, dhe me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,1% dhe për gratë 11,1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është rritur me 0,2 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 0,2 pikë përqindje për gratë.
Ndonëse papunësia ka rënë në shkallë kombëtare, ajo është rritur tek të rinjtë. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1,6 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, ky tregues është ulur me 0,3 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,6 %. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një ulje me 0,1 pikë përqindje.
Punësimi bie në industri, rritet në shërbime
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,7%.
Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2022 në tremujorin e tretë 2023, është rritur me 1,2%. Në terma vjetorë, punësimi ulet me 3,0% në sektorin e bujqësisë dhe me 2,0% në sektorin e industrisë, ndërsa u rrit me 6,1% në sektorin e shërbimeve.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2023, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 1,1%. Punësimi ulet me 2,5% në sektorin e industrisë dhe me 1,3 në sektorin e shërbimeve, ndërsa u rrit me 7,3 në sektorin e bujqësisë.
Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 73,4 %, ndërsa për gratë është 62,2%.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,7 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 2,7 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë të vitit 2023 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8%.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 1,1 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e dytë 2023 ështe rritur me 0,7 pikë përqindje. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2023, shkalla e punësimit është 78,2%.
Shkalla e punësimit
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2023, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67,7%. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 1,6%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, dhe është rritur me 0,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.
Në tremujorin e tretë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 10.5%, duke pësuar rënie me 0,03 pikë përqind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022 dhe është ulur me 0,2 pikë përqind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në tremujorin e tretë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 76,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2,7 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,3 pikë përqindje.
Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,2%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,1 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 2,8 pikë përqindje dhe për burrat me 2,5 pikë përqindje
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 57,5%.
Ky tregues është rritur me 2,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022, dhe është rritur me 0,8 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 84.6%./ Monitor
3 vite në burg për një krim të pakryer, lirohet Fatmir HoxhaLirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.
54-vjecari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut të Fierit me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështjeje dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet, etj.), që rrëzonin akuzat për autorësinë e tij dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.
Fatmir Hoxha u arrestua në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, duke u kthyer nga Italia, ku kishte udhëtuar bashkë me bashkëshorten, ndërsa sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.
Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa po shoqëronte bashkëshorten për në punë.
Një person i maskuar iu afrua dhe e qëlloi me një plumb në kokë.
Pamjet filmike dhe gjurmët e barutit në veshje ishin provat e prokurorisë, e cila pas shqyrtimit, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fatmir Hoxhës, të akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toska në sy të bashkëshortes më 26 tetor 2020 në Fier.
52-vjecari teksa i drejtohej qelisë, deklaroi para gazetarëve se ishte i pafajshëm, duke argumentuar se atë mëngjes ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa krimi në fshatin Sheq i Madh, ishte shënuar dy orë më herët.
“Pse e përdredh gojën?” – Ndjekësja ofendon Kiarën, i përgjigjet moderatorja: Sa gjynah!Moderatorja Kiara Tito është përplasur me një ndjekëse në “Instagram”.
Një ndjekëse e ofendon atë, duke i shkruar në mesazh se nuk di të moderojë, për shkak të mimikave që bën sa herë shikon kamerën.
“Nuk të shkon asgjë, po fytyrën dhe gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit dhe kamerës. E ke problem ti s’bëhesh se s’bëhesh”, i shkruan ndjekësja.
Përgjigjen Kiara ia ktheu duke i publikuar mesazhin, ndërsa shkruan se njerëz të tillë duhet të përpiqen të shpenzojnë më shumë energji për veten e tyre dhe jo të ndërhyjnë dhe komentojnë të tjerët.
“Sikur inati i këtyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte shumë më e mirë. Por ndërkohë harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjetet sociale, sa gjynah”, tha Kiara Tito.
VIDEO/ Xhami i thyer nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit me vdekje në LushnjëDalin pamjet e aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Golem të Lushnjës.
Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, mjeti tip “Volkswagen” është i dëmtuar në pjesën e përparme të tij, me xhamin të krisur, si pasojë e përplasjes së këmbësorit.
Ky i fundit, ende i paidentifikuar nga policia, humbi jetën për shkak të përplasjes.
Drejtuesi i mjetit, një 64-vjeçar, u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Zhduket rivali i Putin? 6 ditë pa asnjë lajm nga NavalnyAleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny lëshuan alarmin të hënën, duke thënë se as ata dhe as avokatët e politikanit nuk kanë dëgjuar prej tij prej gjashtë ditësh.
Navalny, i cili po vuan një dënim 19-vjeçar me burg lidhur me akuzat për ekstremizëm, duhej të paraqitej në gjykatë të hënën me video lidhje, por kjo nuk ndodhi, tha zëdhënësja Kira Yarmysh. Ajo tha se zyrtarët e burgut thanë se lidhja me video nuk ishte e mundur për shkak të problemeve të energjisë elektrike. Avokatët ditët e fundit gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me zotin Navalny, sipas zonjës Yarmysh.
“Tashmë është dita e gjashtë radhazi që ne nuk e dimë se ku është Alexei dhe çfarë po ndodh me të”, shkroi Yarmysh në platformën X.
Departmanti Amerikan i Shtetit tha të hënën se nuk ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
“Jemi shumë të shqetësuar për mirëqenien e zotit Navalny pas njoftimit të avokatëve të tij se nuk kanë kontaktuar me të që gati një javë dhe pasi që nuk doli para gjyqit sot siç ishte planifikuar,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.
Navalny, 47 vjeç, është pas hekurave që nga janari i vitit 2021. Si armiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ai bëri fushatë kundër korrupsionit dhe organizoi protesta të mëdha kundër Kremlinit. Ai u arrestua pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor, për të cilin ai e fajësoi Kremlinin.
Navalny që atëherë ka marrë tre dënime me burg dhe ka kaluar muaj në izolim në një koloni penale në rajonin e Vladimirit në lindje të Moskës për shkelje të vogla. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht.
Javën e kaluar, zonja Yarmysh tha se për tre ditë me radhë avokatët e zotit Navalny kaluan orë të tëra në koloninë penale, duke pritur për leje për ta vizituar atë. Letrat drejtuar politikanit nuk po i shkonin atij dhe ai nuk u paraqit në seancat e planifikuara gjyqësore me video lidhje.
Zonja Yarmysh tha të premten se zhvillimet ishin shqetësuese duke patur parasysh se Navalni së fundmi u sëmur. “Ai ndjeu trullosje dhe u shtri në dysheme. Zyrtarët e burgut nxituan drejt tij, shpalosën shtratin, e vunë Alexein mbi të dhe i dhanë ndihmën e parë. Nuk e dimë se çfarë e shkaktoi rrëzimin në dysheme, por duke patur parasysh se ai ka kufizime në ushqim, po mbahet në një qeli pa ventilim dhe me kohë minimale në natyrë, duket se i kishte rënë të fikët nga uria.”
Ajo shtoi se avokatët e vizituan atë pas incidentit dhe ai dukej “pak a shumë mirë”.
Zoti Navalny ishte planifikuar të transferohej në një koloni tjetër penale të “sigurisë së posaçme”, një strukturë me nivelin më të lartë të sigurisë në sistemin rus të burgjeve.
Transferimet e burgjeve ruse njihen për kohën e gjatë që marrin, ndonjëherë edhe me javë, gjatë të cilave nuk ka qasje tek të burgosurit dhe informacioni rreth vendndodhjes së tyre është i kufizuar, ose i padisponueshëm./ Zëri i Amerikës
Ditëlindje e përçarë për demokratët – Berisha feston me Argitën dhe Topallin. Basha i sulmonAs raste të tilla si ditëlindja e partisë nuk i bëjnë bashkë demokratët.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha e shfrytëzuan 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike për të treguar se kush është kryetari i partisë.
Berisha festoi me vajzën, Argita Malltezi dhe disa prej të vjetërve demokratë si Jozefina Topalli, Arben Imami apo Besnik Mustafaraj.
Në urimin e tij për partinë, Sali Berisha përcolli mesazhin se demokratët do të vijojnë betejën e tyre pa kthim me qeverinë.
“Sot jemi 33-vjeçarë që të gjithë, jemi në moshën më të fuqishme të betejës pa kthim.
Sot jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionarë, më të vendosur, për të ecur të sigurt drejt fitores. Sot ne e duam Shqipërinë 33 herë më shumë se ç’e kemi dashur në vitin 1990.
Sot e duam lirinë 33 herë më shumë se në vitin ’90, kur nuk e njihnim.
Kështu që sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim.
Por sot, ne të gjithë demokratë dhe demokrate, kudo që jemi, jemi 33-vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20-vjeçarët, me 22-vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë”, tha Sali Berisha.
Festa e Bashës
I veçuar nga Sali Berisha dhe të tijët, festoi edhe Lulzim Basha.
Ai i mblodhi mbështetësit e tij demokratë në Pallatin e Kogreseve, nga ku përcolli mesazhet e tij politike, duke sulmuar ata që ndjekin Sali Berishën.
Ndërsa për SPAK, Basha shprehu mbështetje të plotë që të vijojë hetimet për çdokënd dhe për çdo dosje të hapur.
“Në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë për këdo që pyet.
As Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet të ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin. Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.
Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë. Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë. Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.
Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar”, deklaroi Lulzim Basha.
Fredi Beleri sulmon Ramën nga salla e gjyqit, e pranishme edhe ambasadorja grekeKëtë të hënë u mbajt seanca e radhës për çështjen “Beleri”, këtë herë trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shprehej për kërkesën e Fredi Belerit për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
Gjatë seancës, avokatët e Belerit u shprehën se kjo e drejtë i është garantuar nga Kushtetuta kryetarit që u zgjodh në Bashkinë e Himarës më 14 maj.
Por kjo kërkesë Fredi Belerit iu rrëzua, duke u bazuar tek argumenti i prokurorëve të SPAK se nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim.
Veç avokatëve, Fredi Beleri e mbrojti edhe vetë veten, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po ushtron presion politik, duke i mohuar të drejtën e betimit.
Ai akuzoi edhe socialistin Jorgo Goro, që aktualisht drejton Bashkinë e Himarës, se po i shfrytëzon këto ditë në karrigen e kryetarit për të dhënë tendera.
Seancën e ndoqi nga afër edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri.
Deklarata e plotë e Fredi Belerit:
Bazuar në nenin 358 të Kodit të Procedurës Penale dua të deklaroj se zgjatja, shtyrja, përcjellja gjykatë më gjykatë, veprimet tuaja për shtyrjen e seancës duke ju lutur përfaqësuesit të burgut të verifikonte një shkresë që nuk e kishte, janë jashtë misionit dhe detyrës se Gjykatës për dhënien e drejtësisë dhe po shkaktojnë dëme jo vetem në nderin dhe personalitetin tim si Kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe në aspektin personal dhe familjar. Po shkaktoni një reagim të përgjithshëm armiqësor, po i detyroni njerëzit të ndahen në grekë e jo grekë, duke dëgjuar Kryeministrin dhe shpurën e tij çdo ditë, që e banalizojnë reagimin e Greqisë si personal.Unë Fredi Beleri me ndërgjegje mora përsipër të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë, pasi kisha testuar më parë besimin e bashkëqytetarëve të mi. Nuk e kisha parashikuar reagimin e Kryeministrit dhe nuk kisha asnjë përgatitje shpirtërore as unë, as familja ime, për të përballuar fjalorin e tij denigrues ndaj meje. Megjithatë mbështetja e bashkëqytetarëve të mi më dha forcë për të vazhduar. Janë një grup të rinjsh me besim te e ardhmja, që më kanë dhënë mbështetje gjatë fushatës dhe aktualisht, që jam i paraburgosur, është mbështetja e bashkëqytetarëve të mi, që më jep forcë të duroj qetësisht. Por, këto që po ndodhin në këtë gjykim vetëm po mbajnë me bukë analistë dhe të paditur por çakenj, dhe nuk i shërbejnë drejtësisë apo të përditshmes së shqiptarëve.
Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe drejtësia duhet të duket se po bëhet, parime që ju i dini më mirë por nuk po i zbatoni. Që prej shtatorit po dëgjojmë çudira në këtë gjyq dhe gjyqtarët e reformuar që më kanë rastisur kanë frikë të shprehen për kërkesat e mia dhe gjejnë ca justifikime që po bëhen barcaleta. Një gjyqtare e posaçme shpiku nje dispozitë dhe e dërgoi në Durrës këtë çeshtje. Gjyqtar Bekteshi në Durrës jep doreheqjen se ka gjykuar shumë grekë dhe ky gjyqtar kam dëgjuar që do të shkojë në Gjykatë të Lartë. Ky gjyqtar i ndan njerëzit që gjykon në grekë dhe shqiptarë, në shekullin e 21-të, dhe e shkruan këtë mendim publikisht pa turp. Meqë ka gjykuar shumë “grekë” nuk gjykon çështjen time, por meqë ka gjykuar shumëshqiptarë, ky zoti Bekteshi pse nuk jep dorëheqjen nga detyra?! Gjyqtarja Garxenaj jep dorëheqjen për ndjenjat personale të saj për një ngjarje që ka ndodhur kur ajo ose nuk kishte lindur ose ka qënë motake, dhe nuk ka lidhje me gjykimin e kësaj çështjeje. Gjykata e lartë mezi e nxori datën e kësaj çështjeje pas disa kërkesave dhe nxori një vendim që nuk është shqip. Më në fund pas 4 muajsh xhiro nëpër gjykatat e reformuara, Juve i luteni drejtorit të burgut të shtyjë seancën të verifikojë në Postë kur ia kanë dhënë avokatit shkresën, kur ai vetë thotë që nuk ka si ta gjejë se nuk punon në Postë po në burg. Avokati thotë që keni zarfin në dosje ku jane vulat e postës. Po pse me procedurë doni të shpëtoni nga kjo dosje???Jeni gjykatë e posaçme, por nuk keni rregulla të posacme, ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk kam kërkuar votën tuaj, por të banorëve të bashkisë Himarë dhe ata vendosin kush do t’i qeverisi, jo Kryeministri, jo juve. Duke e zvarritur çështjen vetem shtoni komentet, vetëm mbushni lajmet e ditës, por nga dhënia e vendimit nuk do të shpëtoni me zvarritjet tuaja. Tregoni kurajo si banorët e Himarës që nuk iu nënshtruan presionit, ju arrestuan kandidatin dhe e votuan, nuk u trembën. Kanë kaluar 8 muaj dhe në Himarë nuk po respektohet vullneti i zgjedhësve. Nuk e duan Jorgo Goron, por ju nuk jeni dakort, se Goron e do Kryeministri.Nuk kërkoj përjashtimin tuaj, jo se kam besim tek ju, por të gjithë ju dhe ata që mund t`ju zëvendësojnë ju, jeni njëlloj. Gjyqtarja Davidhi e dërgoi në Durrës këtë çështje, për të mos dhënë vendim, gjyqtarja Gjoka e jep dorëheqjen nga një tjetër çështje e imja pas dy muajsh, kur duhet të jepte vendim brenda nje muaji, gjyqtari i posaçëm Kalaja, flet per vëllanë e tij që është patriot në një vendim timin, por se çfarë lidhje kam unë me patriotizimin e tij nuk e ka shkruar. Ky gjyqtar shpiku rrethanë rënduese, më bën funksionar publik, duke e ditur qe nuk marr rrogë në shtet dhe nuk ka guxim Gjykata e Lartë t`i thojë që e ka gabim. Gjyqtari Pëllumbi e thote hapur ne vendim, ne paragrafin 30, 31, nuk ia zëvendësoj masën se po doli do behet kryetar bashkie, sikur punon në Kryeministri, jo në gjykatë. Ky gjyqtar ka dy muaj që mban zvarrë një kërkesë tjetër timen, që duhet të kishte dhënë vendim për 15 ditë. Gjeti mekanizmin ta cojë në Gjykatë Kushtetuese, t`ju japë juve të posaçmëve imunitet.Nuk e di pse ky gjyqtar dhe gjyqtari Kalaja kanë pritur kërkesat e mia të kujtohen për të dërguar dosje në Gjykatën Kushtetuese, se edhe ai e filloi një rrugë të tillë.
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, që gjykimi po zhvillohet nën kërcënimet dhe direktivat publike të Kryeministrit. Fjalitë e tij.. “qe provat aty jane”, “i thashë drejtorit te policise do jete problem i madh nëqoftëse nuk dalin ashtu si thoni juarsyet e arrestimit”, janë presion për Gjykatën Kushtetuese, fjalët “e si mundet dot te betohet Beleri kur ligji s`e lejon?” janë presion për juve. Nuk harron asnjë, nuk ka asnjë punë tjetër ky vend për Kryeministrin, vetëm të merret dhe të ndjekë seancat e mia dhe te jape vendimet për kërkesat e mia. Kryeministri e tha vendimin, ju duhet ta firmosni tashmë.Kam pritur reagim nga Këshilli i Larte Gjyqësor, si ne raste te tjera, por siç duket nuk ka television ai institucion. Jepni një vendim të nderuar gjyqtarë, tregoni integritet, megjithëse shumë me vonesë.