zoom

Day Archive“De Biasi s’më ka uruar”/ Sylvinho flet si asnjëherë më parë, rrëfehet për djalin dhe vajzën

Sylvinho po shkruan historinë, duke i dërguar për herë të dytë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Evropian.

Gjatë një interviste në “Ora Sport”, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.

Sa i përket familjes, Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin. Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.

Mesazhet kanë qenë të shumta për Sylvinho-n, pasi e dërgoi Shqipërinë në Euro 2024.

Ndër ata që e kanë komplimentuar ishte Mancini dhe Tite, por jo Gianni De Biasi, ish-trajneri i kuqezinjve.

Gazetari Altin Sulçe: Komunikimi me djalin dhe vajzën tuaj? Flisni me djalin të ketë më shumë kujdes dhe të ketë këtë lloj disipline në jetë.

Sylvinho: Jo, ata nuk janë me mua më. Vajza ime është 21 vjeç dhe jeton në Madrid.

Sulçe: Është arkitekte?

Sylvinho: Nuk e di se çfarë bën, mbase biznes, diçka e tillë nuk e di.

Sulçe: Nuk e di?

Sylvinho: Jo nuk e di. Ky është faji im.

Sulçe: Nuk e di çfarë po ndodh me të?

Sylvinho: Është faji im. Ajo më kupton. E dua, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por kur më pyesin se çfarë studion në Madrid, unë i them më fal, mbase biznes.

Sulçe: Po djali, luan futboll?

Sylvinho: Po, ai luan futboll. Ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, 4 muaj më parë. Pati një mundësi të mirë për të shkuar në një universitet në Evropë. Gjithashtu, kishte edhe një shans për të luajtur në SHBA dhe qëndroi atje duke bërë edhe universitetin gjithashtu.

Sulçe: Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëmë për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?

Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.

Sulçe: Të gjithë të lumtur…

Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.

Sulçe: A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?

Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi

Sulçe: Nuk të dërgoi?

Sylvinho: Jo./ Zoom.al

“Epokë e re” për Argjentinën, betohet presidenti i ri! Kush është Javier Milei, krahasohet me Trump

Javier Milei premtoi një “epokë të re” për Argjentinën teksa u betua si presidenti i ri i vendit të dielën.

Milei është një ekonomist dhe ish-komentator politik, i cili filloi të përdorte një sharrë elektrike në fushatë për të simbolizuar qëllimin e tij për të ulur shpenzimet.

Ngritja e tij befasoi establishmentin politik të Argjentinës, duke bërë krahasime me ish-presidentin e SHBA Donald Trump.

Ceremonia e betimit u kryesua nga paraardhësi i Mileit, Alberto Fernandez, përpara kongresit të vendit në Buenos Aires.

Milei bëri betimin përpara se të mbante fjalimin e tij të parë si president, duke u zotuar të prezantojë ndryshime gjithëpërfshirëse.

“Sot, është fillimi i një epoke të re për Argjentinën, sot ne mbyllim një histori të gjatë dhe të trishtuar të dekadencës dhe rënies, dhe marrim rrugën e rindërtimit të vendit tonë”, tha ai ndërsa iu drejtua një turme nga shkallët e mëdha jashtë Kongresit në Buenos Aires.

“Argjentinasit kishin shprehur në masë dërrmuese dëshirën e tyre për ndryshim që nuk ka kthim prapa”.

Disa figura të shquara ishin të pranishëm në ceremoni, duke përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Jair Bolsonaro, ish-presidentin e Brazilit.

Milei, 53 vjeç, u zgjodh president në balotazhin e 19 nëntorit me 55.9% të votave, kundër 44% të marrë nga Sergio Massa, ministri aktual i financave.

Ai mori rëndësi kombëtare pasi fitoi zgjedhjet, duke premtuar reforma radikale si dollarizimi dhe masat shtrënguese për të adresuar sfidat ekonomike të Argjentinës.

Ai tashmë është takuar me zyrtarë të lartë të SHBA-së në Uashington dhe ekipi i tij ekonomik ka bashkëpunuar me oficerët e FMN-së për të formuluar një plan që synon riformësimin e politikës së jashtme të vendit dhe udhëheqjen e ekonomisë së tij nga kriza aktuale.

Premtimi i tij i fushatës për të dollarizuar, nëse zbatohet, mund ta shtyjë vendin në një territor të ri: asnjë vend me madhësinë e Argjentinës nuk i ka dorëzuar më parë frenat e politikës së tij monetare tek vendimmarrësit e Uashingtonit.

Milei, një konservator social me lidhje me të djathtën amerikane, kundërshton të drejtat e abortit dhe e ka quajtur ndryshimin e klimës një “gënjeshtër të socializmit”.

Ai ka premtuar të ulë shpenzimet e qeverisë duke mbyllur ministritë e kulturës, arsimit dhe diversitetit të Argjentinës dhe duke eliminuar subvencionet publike.

Si po ndikon euro rënien e eksporteve shqiptare, kush është sektori më i goditur

Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin Prençi, tregon se këtë vit rënia e nivelit të monedhës euro me rreth 16 përqind kundrejt lekut shqiptar, ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rënien e eksporteve. Ai shton se, që nga viti 2016 deri sot, euroja është zhvlerësuar në masën 35 përqind dhe kjo reflekton tek bizneset, që kontratat i kanë në monedhën europiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, dhjetëmujori i këtij viti shënoi një rënie të eksporteve në masën minus 8.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënien më të madhe e kanë grupmallrat tekstil dhe këpucë, prodhime druri dhe letre si dhe prodhime kimike e plastike.

“Besoj që kursi i këmbimit të euros është një problematikë ekonomike e të gjithë eksportuesve shqiptarë. Një luhatje kaq e frikshme dhe kaq drastike patjetër që ka sjellur ngërç dhe ka humbur konkurueshmërinë e të gjithë bizneseve eksportuese. Kemi një luhatje rreth 16-20 % të kursit të këmbimit dhe kjo çon në limitin e mbijetesës së shumë bizneseve. Por, nga ana tjetër ka ndikuar në rënien e porosive të ardhura nga vendet e tjera duke humbur konkurueshmërinë”.

Vetëm sektori fason, që punon me material porositës nga jashtë, ka rreth 75 mijë të punësuar dhe zë rreth 40 përqind të eksporteve shqiptare. Administratorja e një kompanie të prodhimit të këpucëve, Anila Golemi, thotë se për shkak të zhvlerësimit të madh të euros kompanitë shqiptare, që punojnë me material porositësi, po bëhen gjithnjë e më pak të konkurueshëm në tregjet e huaja.

“Ne nuk mund të ruajmë një stabilitet financiar dhe operacione të vazhdueshme, nuk mund të shpërblejmë ose të rrisim pagesat e punonjësve dhe bëhemi më pak konkurues. Kjo lokalisht por patjetër edhe në tregun ndërkombëtar. Në sektorin e prodhimit të këpucëve kemi vënë re se shumë kompani, që kanë punu prej dekadash në Shqipëri, po spostohen drejt tregjeve më kompetitive”

Nëse rënia e eksporteve do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, thotë zoti Prençi, kjo do të shoqërohet me efekte sociale si shkurtimi i vendeve të punës dhe mbyllja e bizneseve më pak konkurues.

“Përtej impaktit ekonomik, ajo më e frikshmja është se ne po shkojmë drejt impaktit social me njerëz që do të dalin nga sistemi i punës, gjë që është e vështirë për t’i integruar më pas në sektorë të tjerë”.

Përfaqësues të biznesit fason kanë mendime të ndryshme përsa i përket daljes nga situata e vështirë ku kanë rënë muajt e fundit. Kontratat e tyre me kompanitë e huaja janë në euro, ndërsa pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e brendshme në monedhën vendase.

Pas më shumë se 30 vitesh nga krijimi i tyre, bizneset që punojnë me material porositësi për kompanitë më të njohura europiane tashmë po rrezikojnë të mbyllin ciklin e tyre, çka po i shtyn të kërkojnë rrugë të tjera për t’u berë konkurues në tregjet e huaja. /VOA

Talat Xhaferi në krye të qeverisë teknike të RMV, por e paqartë përbërja! VMRO me kritika

Më 28 janar pritet të formohet qeveria teknike me në krye Talat Xhaferin. Por përbërja e saj aktualisht është e paqartë.

Ajo që dihet është se në postin e kryeparlamentarit, Xhaferi me gjasë do të zëvendësohet nga koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski. Votimi për kryetarin e ri të Kuvendit, siç bëjnë të ditur socialdemokratët, do të bëhet muajin e ardhshëm. Ndërkohë nuk dihet nëse VMRO-DPMNE do të pranojë të marrë pjesë në Qeverinë teknike.

Partia opozitare njoftoi se organet e partisë do të vendosin për këtë temë në periudhën e ardhshme. Por, shtrohet pyetja se sa ka gjasa që të pranojnë të marrin pjesë në një Qeveri në të cilën kryetar do të ishte Xhaferi, duke pasur parasysh akuzat e përditshme për kandidatin e BDI-së. VMRO-DPMNE do të kishte pozitat ministrore për punë të brendshme, punë dhe politikës sociale si dhe disa zëvendësministra.

“LSD dhe Kovacevski pranojnë dhe mbështesin kryeministrin të jetë person që shkel procedurat parlamentare, Rregulloren e Kuvendit, dhe përdor flamurin evropian vetëm kur duhet të miratohet një ligj që është vetëm në interes të një grupi të vogël, njerëz të afërt me BDI-në. BDI është kriminalizuar plotësisht në gjashtë vitet e fundit. BDI i dëboi edhe maqedonasit edhe shqiptarët nga Maqedonia”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas LSDM-së, mospjesëmarrja eventuale e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike do të ishte për alibi për, siç thonë humbjen në zgjedhje.

“Ne nuk do të lejojmë që Mickoski të gjejë alibi për humbjet zgjedhore që e presin”, deklaroi Darko Kaevski – zëdhënës i LSDM-së.

Nga ana tjetër LSDM i është përgjigjur deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, se misioni i radhës i partisë së tij është presidenti shqiptar. Socialdemokratët presin që kandidati i tyre në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të mbështetet nga i gjithë koalicioni.

“Sa i përket deklaratës, qytetarët në radhë të parë vendosin në zgjedhje se kujt do t’ia japin besimin, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër. Në shumë raste kemi thënë se kandidati i propozuar nga LSDM, në zgjedhjet e ardhshme, bashkë me gjithë koalicionin, gjegjësisht i përkrahur nga i gjithë koalicioni, do të jetë fitues i atyre zgjedhjeve”, tha Darko Kaevski – zëdhënës i LSDM-së.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj. Në të njëjtën ditë do të votohet edhe për zgjedhjen e përbërjes së re parlamentare. Paraprakisht, Xhaferi ka theksuar se 8 maji është datë kritike, sepse inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më 12 maj dhe në ndërkohë do të mbyllet afati për ankesa të mundshme për procesin zgjedhor. Nëse për këtë arsye inaugurimi i presidentit të ri vonohet, detyrën e tij do ta marrë personi i parë i Kuvendit. Sipas planit të koalicionit qeverisës, do të ishte deputeti aktual, Jovan Mitreski. /Alsat.mk

Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit, si ta përgatisni

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.

Një prej kombinimeve më efikase të produkteve natyrale është ai i hudhrës, rrikës pikante, uthullës, qepës dhe xhenxhefilit.

Toniku i formuar nga këto përbërës konsiderohet një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, mykut dhe virozave.

Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, forcon imunitetin, detoksifikon organizmin dhe besohet të ketë ndihmuar miliona njerëz për t’i shpëtuar sëmundjeve më vdekjeprurëse.

Përbërësit:

Përgatitja:

Merrni një enë të thellë dhe fusni në të të gjithë përbërësit e lartpërmendur përveç uthullës së mollës.

Përziejini mirë dhe më pas hidhini në një kavanoz qelqi.

Shtoni uthullën e mollës deri sa përbërësit të mbulohen tërësisht.

Mbylleni kapakun dhe tundeni e më pas vendoseni në një vend të freskët e të thatë ku duhet ta mbani për 2 javë.

Çdo ditë, kavanozi duhet tundur disa herë dhe pas dy javësh duhet ta kulloni lëngun nëpërmjet një nape ose kullese plastike.

Nëse zgjidhni napën, shtrydheni atë mirë që të lëshojë të gjithë lëngun.

Toniku nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer dhe mund të konsumohet gjatë.

Përveç përfitimeve të konsumit të këtij toniku, ekspertët thonë se atë mund ta përdorni edhe në kuzhinë duke e përzier me vaj ulliri dhe përdorur në sallata apo gjellëra të ndryshme.

Si të përdorni tonikun për shëndet të mirë

Ekspertët këshillojnë konsumin e një luge gjelle çdo ditë për të luftuar të ftohurën dhe forcuar imunitetin.

Kjo sasi duhet rritur gradualisht deri sa të arrini të konsumoni një gotë të vogël çdo ditë.

Nëse vuani nga një infeksion apo sëmundje e rëndë mund të merrni nga një lugë gjelle çdo 5-6 herë në ditë./AgroWeb.org

Puthja me Borën dhe tradhtia me Beatrix, ç’ndodhi pas BBV? Donaldi: Kishim sherre, debate e “bomba”

Donald Veshaj është shprehur se pas përfundimit të Big Brother Vip nuk është kthyer pas për të parë momentet e tij brenda shtëpisë dhe as puthjen me Bora Zemanin, që bëri xhiron e rrjetit, emocion që ia la vendin tradhtisë së tij me Beatrix Ramosajn.

Ai u shpreh se nuk ka pasur guximin që t’i shikojë, duke shtuar se ka pasur frikë t’i kthehet atyre emocioneve.

Aktori theksoi se në lidhje me ngjarjet e ndodhur në BBV, ka pasur sherre e debate me Bora Zemanin, por theksoi se tashmë kanë kaluar.

“Një nga ato emocione që s’do të largohen kurrë nga mendja dhe nuk kanë për tu harruar kollaj.

ishte një emocion i vërtetë, i sinqertë, një situatë e komplikuar. Diskutime ka pasur, debate, sherre, bomba, mina, të gjitha, por kanë kaluar.

Unë vetë të futem ta shikoj nuk kam pasur guximin. Nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam pasur me frikë”, tha Donald Veshaj.

Sa i përket planeve për dasmë me moderatoren, u shpreh: “Martesa është një moment kur nis një etapë tjetër në jetën tënde, që është familja.

Dasma është një moment që pse jo, e kam qejf ta përjetoj. Në plane konkrete akoma jo. Afatgjatë po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë. Filmi, angazhimet kanë qene impeniative. E mendoj si diçka që edhe nëse do bëjmë dasmë do jetë shumë intime.

Dasma është një moment që duhet të gëzosh për dashurinë dhe të jetë sa më e natyrshme dhe e sinqertë.”

Binjakët e aktivistes iraniane të burgosur pranojnë çmimin e saj Nobel për Paqen

Binjakët adoleshentë të aktivistes iraniane të burgosur Narges Mohammadi kanë pranuar Çmimin Nobel për Paqen në emër të saj.

Mohammadi, e cila po vuan një dënim 10-vjeçar në Teheran, fitoi çmimin e këtij viti për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran.

Në një fjalim të nxjerrë kontrabandë nga burgu dhe të lexuar nga fëmijët e saj, ajo denoncoi qeverinë “tirane” të Iranit.

“Populli iranian, me këmbëngulje, do të kapërcejë represionin dhe autoritarizmin“, tha Mohammadi. “Mos kini dyshim, kjo është e sigurt.”

Çmimi prestigjioz i paqes u nda në Oslo të dielën, së bashku me çmimet e tjera Nobel për letërsinë, shkencën dhe ekonominë.

Mohammadi ka qenë prej vitesh një figurë e shquar e të drejtave të njeriut në Iran. 51-vjeçarja ka qenë pothuajse vazhdimisht në burg që nga viti 2010 dhe në total është arrestuar 13 herë, është dënuar pesë herë dhe është dënuar me gjithsej 31 vite burg.

Aktualisht ajo ndodhet në burg për “përhapje propagande”. Bashkëshorti i saj, aktivisti politik Taghi Rahmani, jeton në mërgim në Paris me dy fëmijët e tyre dhe nuk janë parë prej vitesh.

Në një fjalim të nxjerrë nga Irani dhe mbajtur nga fëmijët e saj 17-vjeçarë Kiana dhe Ali Rahmani në frëngjisht, Mohammadi tha: “Unë e shkruaj këtë mesazh nga prapa mureve të larta dhe të ftohta të një burgu”.

Ajo vlerësoi të rinjtë iranianë të cilët tha se kanë “transformuar rrugët dhe hapësirat publike në një vend të rezistencës së gjerë civile”, duke iu referuar protestave që filluan vitin e kaluar pas vdekjes së Mahsa Amini.

“Rezistenca është e gjallë dhe lufta nuk po dobësohet. Rezistenca dhe jo dhuna janë strategjitë tona më të mira – është e njëjta rrugë e vështirë që iranianët kanë ecur deri më sot, falë ndërgjegjes së tyre historike dhe vullnetit të tyre kolektiv.”

Binjakët e morën çmimin , i cili përfshin një çek rreth 1 milion dollarë në një ceremoni në Bashkinë e Oslos ku morën pjesë disa qindra të ftuar.

Mes fëmijëve të saj ishte një karrige bosh në podium, për të shënuar mungesën e saj.

“Ke probleme mendore”- Plas sherri mes dy banoreve të BBV: Je femër që shet veten

Një debat i ashpër ka plasur mes dy banoreve të Big Brother Vip Kosova, Shqipes dhe Santianës, brenda shtëpisë së famshme.

Gjatë sherrit mes dy vajzave, Shqipja iu drejtua Santianës duke i thënë se do të binte në depresion kur të ndahej nga i dashuri.

Por kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë se kjo gjë nuk do ndodhë, teksa e quajti rivalen e saj në lojë person me probleme mendore.

“Unë nuk kaloj në depresion dhe nuk ndahem, sepse ai e di kush jam unë. Kjo vajzë ka probleme, më dëgjoni kur them kjo ka problem me personalitet, ka probleme të personalitetit antisocial dhe histerionik. Kjo nuk është mirë, femër me probleme mendore”, tha Santiana.

Ndersa Shqipja iu kthyer: “Femër që e shet veten për një dorë, të sheh i dashuri që të fut duart tjetri. Ti që e shet veten për 200 mijë euro që dëshiron të bësh skandale”.

Adele zbulon arsyen pse zhduket me vite nga skena: Vuaj nga depresioni

Adele ka deklaruar se vuan nga depresioni sezonal. Këngëtarja e ‘Rolling in the Deep’, tha se vuan nga gjendja SAD, ku depresioni shfaqet kur moti është i zymtë.

35 vjeçarja tha në një intervistë të rrallë për The Hollywood Reporter: “Kam depresion të keq sezonal, kështu që moti (në Amerikë) është i mirë për mua. Është e çuditshme ndonjëherë, sepse unë jam shumë britanike. Ajo që më pëlqen më shumë në LA është që të gjithë shkojnë në shtëpitë e njëri-tjetrit. Më pëlqen kjo.”

Në 15 vitet e saj të karrierës, Adele publikoi vetëm katër albume. 

Duke shpjeguar arsyen e shkëputjeve të gjata nga karriera muzikore, këngëtarja britanike tregoi se shtatzënia e saj e parë ka të bëjë shumë me këtë.

 “Por arsyeja e vërtetë që unë kam pasur vetëm katër albume dhe nuk mendoj se shumë njerëz e dinë këtë – ata e dinë që unë kam një fëmijë – djali im është 11 vjeç. Pra, nëse bëni llogaritë, Kjo do të thotë se në kulmin e albumit ’21’… mbeta shtatzënë. Për shumë, kjo do të konsiderohej si vetëvrasje në karrierë”, tha ajo.

“S’më pëlqen fare”- Xhemi Shehu e imiton në “Portokalli”, Valbona Selimllari: Tallje

Valbona Selimllari është shprehur se nuk i pëlqen aspak mënyra se si Xhemi Shehu e imiton në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Ajo theksoi se i pëlqen t’i imitojnë lëvizjen, zërin apo gjuhën e trupit, por jo t’i vendosin një pamje që nuk e ka.

Valbona Selimllari deklaroi se një pjesë e humorit i duket më shumë si tallje dhe se nuk e përjeton mirë.

“Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer.  Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, tha ajo në Fun Club.