zoom

Day Archive5 ushqimet që zbehin dëshirën për seks

Ushqimi dhe seksi duket se kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Ashtu sikurse ka ushqime afrodiziake që nxisin epshin, po ashtu ka edhe ushqime të cilat ulin dëshirën seksuale.

Soja dhe nënproduket e saj: Burrat as që duhet ta çojnë në mendje të hanë nënproduktet e sojë para seksit, pasi jo vetëm ul nivelin e testosteronit, por zbeh dukshëm dëshirën për seks.

Alkooli: Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin, por negativisht në aftësinë seksuale. “Alkooli në fakt redukton nivelet e testosteronit dhe ndikon negativisht në funksionin seksual”, thonë mjekët.

Ushqimet e përpunuara dhe mielli i bardhë: Ushqimi i përpunuar dhe mielli i bardhë nuk përmbajnë pothuajse asnjë vlerë ushqyese – të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme janë larguar prej tyre. Për shembull, në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri në tri të katërtat më pak zink, që është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Konsumi i miellit të bardhë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabetit eventual që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disfunksionit erektil.

Frutat si boronica, luleshtrydhet dhe mjedrat përmbajnë sasi të mëdha të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë negativisht në dëshirën seksuale.
Uji i ndenjur në shishe: Ka shumë arsye pse duhet të shmangni ujin e ndenjur në shishe, pasi substancat e gjetura në shishet plastike janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore. Substancat e dëmshme kimike bisfenol A, e njohur si BPA, mund të çojë në mosfunksionim seksual, uljen e numrit të spermatozoideve te meshkujt dhe qelizat vezore te femra.

Flaka në Kuvend/ Flamur Noka tregon para kameras dorën e djegur

Protagonisti i seancës së sotme parlamentare ishte deputeti demokrat Flamur Noka, i cili jo vetëm ndezi tymuese dhe u përjashtua, por u vuri flakën edhe fasoletave në mes të Kuvendit.

Ky akt i fundit e la deputetin të lënduar. Vetë Flamur Noka mori djegie në dorë, ndërsa plagët i tregoi gjatë një interviste të dhënë në mbrëmje në studion e “Open”.

“Ja plagët e betejës me horrat e Gardës. Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por duhet t’ia vësh flakën qeverisë. Në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet”, tha Flamur Noka.

Milaim Zeka nxjerr gënjeshtrat e Naim Murselit, si i merrte lekë Behgjet Pacollit

Gazetari Milaim Zeka tregoi më shumë detaje për Naim Murselin dhe historinë e tij.

Sipas Zekës, Murseli njihej si gënjeshtar sepse më herët, kur ishte këshilltar i Behgjet Pacollit, i ka kërkuar para për tu kuruar në Suedi, duke gënjyer se ishte sëmurë.

Ai zbuloi se në vitin 2019 Liridona Ademaj kishte kërkuar të ndahej nga Naim Murseli, por procesi kishte mbetur në autoritetet suedeze.

“Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit. Naimi e ka gënjyer Behgjet Pacollin duke thënë se donte lek për t’u operuar në Suedi, si shtetas suedez që ishte, ndërkohë që në Suedi e ke shëndetësinë falas. Liridona u shkollua, u bë një femër e zonja, hapi një kompani të pastrimit dhe u bë e pavarur ekonomikisht. Në 2019, Liridona ka paraqitur një kërkesë për shkurorëzim me Naimin në Suedi. Është kërkesë zyrtare, gjykata ta kthen për t’u rimenduar, dhe nuk e kemi këtë shkresë”, tha gazetari.

Milaim Zeka ngriti dyshime edhe për pasurinë e majme të Naim Murselit, duke deklaruar se ai e ka fituar atë në të zezë dhe duke bërë punë të pista.

“Naimi ka qenë i papunë, në deklarimin e tij zyrtar për pasurinë ka deklaruar 0 lekë, vetëm një rrogë 15 euro në vit në Suedi që është baras me 0 lekë. Ai ka blerë vilë dhe ka pasur edhe restorant të Suedi me emrin e tij. Policia suedeze po merret me kërkimin se nga ka ardhur kjo pasuri. Ka mashtruar plot kompani”, u shpreh ai.

Tjetër ngjarje tronditëse në Kosovë – Burri dhunon gruan shtatzënë, fëmija lind para kohe

Ngjarjet tronditëse po i lënë vendin njëra-tjetrës brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas vrasjes së Liridona Ademajt, krim që shokoi opinionin publik sepse ishte organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë.

Këtë herë një 22-vjeçare shtatzënë u dhunua nga bashkëshorti. Prej dhunës barbare, e reja lindi para kohe në spital, siç raportojnë mediat në Kosovë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se gjendja e 22-vjeçares është e stabilizuar, duke shtuar se rasti është referuar në polici, ku po kryhen dhe veprimet proceduriale.

Kronikë e shkurtër për thagma që të këpusin shpirtin

Pjes e parë : Durimi i zotit Bernard soset.

Të gjithë e mbani mend atë perzhitje madheshtore që mbeshtolli Bernard Banushin kur Terminatori , daci i tij që mos i qoftë i rëndë dheu na la. Dhimbja po kalon caqe e kufinj si dikur vrapi i zorzopi sokaqeve e rrepirave ku lezeti çilte filiz.
Në të errur, sikur gjithësa të mos mjaftonte, Bernardit i vjen një telefonatë nga spitali i zonjes Edhit. Ata i kerkonin as më pak e as më shumë por plot 300 mijë lek për ditet kur ai ashik lebetitej mes jetes dhe shuarjes me hallatet në satër.

Aty Banushi , nuk mbajti, mori zjarr si rreshira e pishes.Ai e kaperceu melankolinë, vetëpermbajtjen madje edhe admirimin per kolegen ideologe, për mendimet e holla e plot thagem të vetë zonjes Edhit mbi PD-në e vertetë, qendrestaret, demokracinë, vatanin e Boten.

Siç di ai sokelliu. E kroi zërin dhe telit të tefonit prej ndezullisë i ra lekura si gjarpërit në pranverë.

Për nur të Allahut mos e thoni më atë fjalë , se ja çuat rininë dëm atij çarçifi u hakerrye ,më thyet zemren që ju bëfsha gjëmen. Do vij aty si dimri në kasollen pa derë e dritare nëse kjo zile bie prapë e lek më kerkoni kur unë ende vajtoj Terminatornë e gjorë.

Pjesa e dytë ! Kryezevendes Lideri ja bën fora !

Me keto lajme në krye mberrita në sallen e Kuvendit. Luftetaret e lirisë e kishin vënë dushmanin nën panik. Kudo ai ishte nën terheqje. Niko Nikoqiri kishte braktisur istikamin.Pa një pa dy ishte rrasur në mes të Tezes së murosur si Rozafati dhe Ogertes së dëlirë e cila me një shami të qendisur i fshinte çurgun herë pas here. Ulsiu foli me heshtje.

Kryezevendes Lideri Muli i frymezuar nga Kongresi i dates 2 Dhjetor vertitej si titan neper salle teksa zjarri e ndiqte nga pas. Doren ja hijeshonte një flakadan.

Muli para nesh shfaqej si statuja e lirisë. Dora gjakatare e Lindites e shnderroi perseri në deshmor. Kosta shkruante epitafet nga llozha si mehmur i palodhur i Tabirr Sarajt.

Pader Salianji i cili ka hyrë në një fazë të eperme purifikimi ekleziastik u gezua kur më në fund gjet mes nesh Agallinë të cilit ju lut përunjësisht të ndizte një qiri edhe per shpirtin politik të Lulit.

Diku degjohej zëri i gezuar i Doktorit që i kujtonte Petro debatikasit , vazhdo ti vazhdo se do të qethim perseri si dikur. Pashë nga Petro zefiri , ç’ti qethesh pakogjë i ka mbetur rreth veshit pos vrerit për ballistet. Inati i vjen nga lufta klasore se ata hanin pula dhe ai kothere e shellirë. Albana dhe Lideri në perspektivë Gazi ruanin krahet njëri-jatrit, tashmë si veteran nder beteja.

Po të vinë nga para i thoshte Albana , shiko anash e kujdesonte ai. Aty ke një kaçile me bumje e lajmeronte ajo, mos ndalo zjarrin e keshillonte ai. Ah sikur ti shihte Jorushi i gjorë do ti bëhej mal ajo zëmer e butë mbushur me miresi e travajë. Sajme Korreshi i binte borisë si borizani në Tenden e Qypit. Ismet Beqiri foli siç i ka hije, si të ishte Babo në sallë, të na rrojnë djemtë tha e armiqtë me kokë poshtë dhe brram nga xhepi nxorri një faqore dhe lagu gurmazin. Dash Sula hakerrehej “jeten e japim demokracinë kurrë”. Sa hije i kishte ai sllogan.

Tao i cili prej kohesh kerkon një fitore në sallë iken gjithnjë e më i zhgenjyer nga gardistet e tij të trembur nga Elda Hoti. Të enjten tjeter të marrin kufje se po i fryu Mondi bilbilit i shurrdhon per jetë e mot. i ha dreqi, mbeten batall per jetë e mot. Nuk do të kenë mundesi pastaj të shijojnë fjalimet e Tonit dhe të Pranveres.

Laerti ndien mall per ditet e bekuara kur koleget socialist i mbushnin plot me lot gezimi domixhanet e kujteses nga sukseset e Babos, tani të gjithë janë ngurtesuar, kanë shterrur si gjashtë milion lopet e Aniles në prag dimeri. Ndihej si i pushuar nga puna.

Arben Pellumbi fshihejh gjithë kohes pas kokes si barrikjadë të Nasipit e cila mbulonte mungesen e paperballueshme të Etildes. Majko i butë pi dy nëna. Ai qe më më fat nga të gjithë. Që të mos e ngante njeri u shoqerua nga Elisa kuq e zi për një copë rrugë të gjatë si i vetmi segment lirik i një dite zjarri. Në bese të saj nuk e prekem.Qerratai.

Ermua dukej e gezuar pas depozitimit të projektligjit kunder komisioneve hetimore. Në mengjes kishte ngrënë një tas me pershesh të ngrohtë, madje kesaj here nuk kishte thyer as pasqyren, në dalje. Sherri i jepte forcë si toka Anteut. Klotilda ferkonte duart si kasapi në thertore sa vetave do ju ndalonte rrogen. Çyrbja uroi Doktorin për rikonfirmimin e veshtirë teksa si mëz lozonjar fluturoi per kah dalja.

Në oborr u hap lajmi se në daten 8 dhjetor në Kongres Babo virani do të promovojë një “homo sovieticus” duke shkaktuar sakelldi të madhe tek të vetet. Ferdinand Xhaferri si Pilati mes Gaz Bardhit e Mulit perpiqej të ndante kush është Krishti e kush Baraba. E sigurova që Doktor Tritani nuk është Juda.

“Bomba” e Arjan Currit: Dyshohet se Naim Murseli kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri ka dhënë një deklaratë të bujshme në lidhje me rastin e vrasjes së 33-vjeçares në Kosovë.

Gjatë një interviste në studion e “Top Story”, duke analizuar arsyet se pse Naim Murseli dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes, Liridonës, Arjan Curri u shpreh se mes pistave po hetohet edhe për një lidhje jashtëmartesore që ai mund të ketë pasur me një burrë.

Sipas analistit, Liridona mund të ketë zbuluar këtë lidhje dhe për të mos dalë e vërteta e orientimit të tij seksual, mund të ketë planifikuar vrasjen e saj.

“Mua më ndihmon kriminologjia. Pse bëhet vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi edhe i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual. Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar. Nuk e kupton, thotë ç’është kjo. Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune se nuk janë meshkuj. Feminicidit këtë ka.

Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave. Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau. Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund t’ia ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e Liridonës. Kam një arsye pse, por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit,”- tha Arjan Curri./ Zoom.al

“Do iu prishen planet” – Meri Shehu tregon cilat shenja duhet të bëjnë kujdes për festa

Astrologia Meri Shehu paralajmëroi katër shenja të horoskopit që të tregohen të kujdesshëm me planet për festat e fundvitit sepse mund t’iu prishen.

Binjakët, Peshqit, Shigjetarët dhe Virgjëreshat do të ndikohen nga Mërkuri i kundërt, sipas Meri Shehut, që mund të sjellë ç’organizim për disa ditë në jetën e tyre.

“Në fund të vitit do ta shijojnë të kundërt Mërkurin Shigjetarët, Binjakët, Peshqit dhe Virgjëreshat. Këto katër shenja do bëjnë Vitin e Ri me Mërkur të kundërt. Çfarë do të thotë një Mërkur i kundërt në shenjën tënde, për shembull tek Shigjetarët. Një Mërkur i kundërt në Shigjetari ia përmbys planet, e çorienton në ndjenja, në marrje vendimesh. Nuk duhet të shkojnë në vende të reja që nuk kanë shkuar asnjëherë, sepse me Mërkur të kundërt del keq.

Vetëm nëse kanë lindur me Mërkur të kundërt vetë sepse njerëzit që lindin me Mërkur të kundërt, kur vjen Mërkuri i kundërt, i rregullon, bëhen dy Mërkurë të kundërt. Nga data 10 që duket sikur Mërkuri nuk lëviz, është i palëvizshëm, nga data 10 deri në 14 është si heshtje, shurdhmemec, nga data 14 deri në 25-26 dhjetor është në Bricjap. Mua më pëlqen Mërkuri në Bricjap sepse është analitik, është menaxhues, bën llogari, por një Mërkur i kundërt në Bricjap që është një shenjë shumë e përqendruar, i bën rregullat edhe më të forta. Do kemi rregulla të forta sociale, shtetërore, ligjore etj”, u shpreh Meri Shehu në një intervistë televizive.

Agron Shehaj me parti të re, nis takimet politike

Deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar së fundmi edhe nga grupimi i demokratëve që udhëhiqen nga ish-kryeministri Berisha, tha se ka nisur punën për një forcë të re politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se ka nisur komunikimin me qytetarët, për ndërtimin e asaj që e cilësoi një “alternativë e vërtetë, e ndershme dhe e pakorruptuar”, për vendin.

Zoti Shehaj tha se vendimin për t’u larguar nga PD-ja ia kishte bërë të ditur zotit Berisha në muajin qershor dhe se ishte nxitur nga mungesa e vullnetit për hapjen e partisë.

Kritikët e kanë akuzuar zotin Shehaj për qëndrime jo të qarta lidhur me disa zhvillime që kanë prekur të djathtën shqiptare, që nga bashkëpunimi me zotin Berisha edhe pse ai ishte shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, si dhe heshtja e tij mbi rezultatin e dobët zgjedhor të opozitës në dy gara lokale zgjedhore.

Zoti Shehaj tha se kishte shpresuar për ndryshim në PD, ndryshim që sipas tij nuk erdhi. “Shoh që të gjithë kritikojnë, por unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është veprimi. Unë i ftoj të më gjykojnë mbi faktet dhe jo mbi çfarë thonë të tjerët”.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, Kuvendi i Shqipërisë prej disa kohësh është jo funksional për shkak të protestave të deputetëve demokratë dhe kryesisht atyre deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, si kryetar të PD-së, të cilët kanë paralajmëruar së fundmi edhe një fushatë të mosbindjes civile. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë aksion politik të opozitës?

Agron Shehaj: Unë nuk kam qenë pjesë e vendimmarrjes për këtë aksion politik, por mund të them që gjëja më e rëndësishme, pavarësisht formës që zgjidhet, për të gjykuar çdo aksion politik, ajo që është më e rëndësishme është që të gjykojmë arsyet pse është ndërmarrë ky aksion politik. Opozitës po i mohohet për të ngritur komisionet hetimore, kjo është një e drejtë e parashikuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe është absolutisht një shkelje për të cilën opozita ka të drejtë të luftojë, pastaj format mbeten për t’u diskutuar. Siç thashë unë nuk kam qenë pjesë e kësaj vendimmarrje dhe nuk dua të gjykoj formën, por ajo që mua më intereson më shumë, është arsyeja që bëhet kjo protestë, apo përse është zgjedhur të protestohet.

Zëri i Amerikës: Megjithatë forma është ajo që është. A është kjo forma e duhur, pra me tymuese në Parlament, duke i vënë zjarrin karrigeve, apo çfarë paralajmërohet më tej që është mosbindja civile?

Agron Shehaj:
Nuk kam qenë pjesë e vendimmarrjes dhe nuk di nëse janë diskutuar forma të tjera proteste për të arritur në ngritjen e komisioneve hetimore. Do kisha preferuar ndonjë formë tjetër, por unë siç e thashë nuk kam qenë pjesë e mbledhjes dhe nuk kam patur mundësi ta diskutoj. Do kisha preferuar një formë tjetër.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ju mund ta bëni një vlerësim, ju përfaqësoni opozitën në parlament…

Agron Shehaj: Të gjykosh opozitën në një situatë kaq komplekse siç ndodhet opozita dhe Shqipëria në këtë moment vetëm nga mënyra si protestohet, flas gjithmonë për komisionet hetimore, do të ishte reduktive, besoj. Opozita e Shqipërisë është sigurisht në gjendje shumë të rendë, është në gjendje shumë të rëndë dhe kjo është arsyeja pse unë kam marrë vendimin për t’u larguar nga grupi i PD-së, i shumicës brenda PD-së. Disa thonë që arsyeja është sepse mazhoranca ka mbyllur çdo hapësirë, si në rastin konkret, për opozitën, nga ana tjetër, ka disa që thonë, se arsyeja përse opozita është në gjendje shumë të rëndë, është se opozita nuk ka ditur të rinovohet, të hapet dhe të afrojë njerëz nga shoqëria civile dhe qytetarë të tjerë. Të dyja janë të vërteta këto arsye që sapo përmenda. Është e vërtetë absolutisht që opozita ka një mungesë besueshmërie si pasojë e faktit që nuk arriti të rinovohej, nuk arriti të hapej, nuk arriti të bëhej e besueshme, jo për të mundur Edi Ramën por për t’iu ofruar shqiptarëve një alternativë, një alternativë të vërtetë, një qeveri që shqiptarët të mund të mendojnë se do jetë e korruptuar, një qeveri që shqiptarët të kenë besim se do të punojë për ta dhe jo për t’u pasuruar vetë.

Zëri i Amerikës: Ju e keni bërë të qartë edhe më përpara që jeni larguar edhe nga ajo pjesë e Partisë Demokratike që drejtohet nga zoti Berisha edhe për këto arsye që parathatë. Keni thënë se do të vazhdoni të bëni opozitë në parlament dhe se i takoni qendrës së djathtë. Pse u shkëputët nga zoti Berisha dhe pikërisht tani? Dhe keni paralajmëruar edhe më parë që do bëni një force të re politike. Jeni gati për të sot?

Agron Shehaj:
Unë jam shkëputur nga PD, i kam komunikuar kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Berisha, në qershor nëse nuk gaboj, menjëherë pas zgjedhjeve vendore, largimin tim nga PD-ja. Nuk kam qenë aktiv gjatë këtyre muajve dhe para një muaji pak a shumë e kam bërë publik si vendim. Arsyeja është ajo që sapo përmenda, që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë, shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që mund të kemi që të bëhemi të besueshëm me elektoratin, dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike?

Agron Shehaj:
Ajo që nuk pata mundësi të bëja apo të jepja kontributin tim për ta bërë brenda Partisë Demokratike është ajo mbi të cilën unë po punoj për ta bërë jashtë Partisë Demokratike. Jam duke punuar mbi një projekt politik, jam duke folur me njerëz. Sigurisht nuk është një gjë e lehtë, politika kërkon këmbëngulje, kërkon sakrifica, sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise dhe sidomos kur vjen nga sektorë ku kanë arritur… duhen njerëz, duhen profesionistë të aftë, që kanë arritur të kenë sukses në fushat e tyre dhe bashkë me ta të ndërtohet një alternativë e vërtetë dhe pse jo e ndershme, e pakorruptuar, për Shqipërinë. Mendoj se ëndrra e çdo shqiptari është që një ditë të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, zoti Shehaj, kritikët tuaj ju kanë përmendur disa momente kyçe që lidhen me opozitën. Kanë përmendur faktin që ju nuk keni patur një reagim të fortë kur Departamenti i Shtetit shpalli non grata zotin Berisha, por përkundrazi u bashkuat me zotin Berisha. Keni thënë se ai kishte shumicën. Tani ju shkëputeni nga zoti Berisha. Nuk keni bërë deklarata të forta për sa i takon rezultateve në zgjedhjet e opozitës. Fillimisht ato të marsit, që ishin të pjesshme. Më pas ato të muajit maj, që ishin një rezultat zhgënjyes duhet thënë për opozitën. Pse duhet shqiptarët t’ju besojnë juve sot, formacionit të ri që ju sapo paralajmëruat që do të ndodhë?

Agron Shehaj: Le t’i marrim me radhë. Për sa i takon shpalljes së zotit Berisha non grata. Unë kam thënë që ka shumicën. Kam thënë të vërtetën. Nuk kam gënjyer. Nuk kam gjetur një pretekst. Kam thënë thjesht një të vërtetë, që Sali Berisha, pavarësisht se ishte shpallur non grata, kishte shumicën brenda Partisë Demokratike. Dhe unë besoj që elektorati dhe aq më tepër mbështetësit e Partisë Demokratike duhen dëgjuar. Nuk mund të bëjmë sikur nuk i dëgjojmë. Kjo është një arsye për të më besuar dhe jo për të mos më besuar. Fakti që pavarësisht se për mua ishte shumë e lehtë të thosha që Berisha ishte shpallur non grata dhe nuk i takon lidershipi i Partisë Demokratike, unë thashë atë që realisht njerëzit donin. Shumica donte Berishën kryetar të Partisë Demokratike. Vendosa të qëndroj brenda Partisë Demokratike pavarësisht gjithçkaje, sepse shpresoja se do të vinte një ndryshim. Shpresoja, si shumë demokratë të tjerë besoj, që me kalimin e kohës do vinte një ndryshim që në fakt i cili nuk erdhi, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ku praktikisht rezultati ishte jashtëzakonisht shumë i dobët. Sigurisht aty ka shumë arsye pse ka qenë ai rezultat, sepse është e pamundur që në një palë zgjedhje demokratike, pushteti të fitojë mbi 90% të bashkive, se realisht kjo ka ndodhur. Mjafton ky rezultat për të kuptuar se për çfarë zgjedhjesh po flasim. Po ne nuk duhet të fshihemi pas këtij rezultati, për mos të parë se çfarë problemesh kishim dhe çfarë duhet të bënim dhe pse ne nuk kishim sidoqoftë besimin e shumicës.

Kam folur me akte. Kështu mendoj se duhet bërë. Gjithmonë, edhe kur kandidova kundër zotit Basha, nuk e përgatita daljen time, nuk e përgatita vendimin tim duke dalë kundër dhe duke kritikuar. Aq më tepër, jo sepse nuk mund të kritikoja. Sepse shoh që të gjithë kritikojnë, por unë mendoj që gjëja më e rëndësishme është veprimi. Sidomos kur nuk dëgjon njeri. Dhe është fakt që ka një mungesë dëgjimi, le të themi. Unë i ftoj të më gjykojnë mbi faktet, mbi çfarë kam bërë. Dhe jo mbi çfarë thonë të tjerët.

Rrëfehet babai i Naim Murselit: M’u vërsul, më tha mos jep deklarata

Flet për herë të parë babai i Naim Murselit, duke dhënë detaje si e mori vesh lajmin për vrasjen e Liridonës dhe më vonë, arrestimin e djalit të tij.

Ai tregoi për mediat në Kosovë se kur djali i tregoi për vdekjen e Liridonës, ishte në Suedi dhe menjëherë më pas është nisur drejt tyre.

Sipas tij, marrëdhënia mes tyre ishte shumë e mirë, duke shtuar se familja e tyre e donte Liridonën si vajzën e tyre.

“Sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirrë djali i dytë edhe veç më kanë thënë: “Babë, e kanë vra Liridonën”. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. “Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë”. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media,”- u shpreh ai.

Babai i Naimit tregoi se pas ceremonisë mortore, ai e ka porositur të mos japë asnjë dëshmi në polici.

“U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plot me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe m’u ka vërsul tha “mos jep deklarata se i prish hetimet’”. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova,”- u shpreh ai.

Ai ka mohuar të ketë biseduar më me Naimin pas arrestimit, duke u shprehur se është i tronditur për ngjarjen.

“Unë jam shumë i tronditur. Liridonën e kam dashtë më shumë se vajzat e mia. Ishin disa policë aty, kontrolluan, nuk kishte asgjë. Një polic kërkoi ta lirojmë dhomën. Jemi ulur në krevat unë e ai polici. Më tha “Zotëri po me vjen shumë keq, kemi prova të mjaftueshme që Naimi është kryersi i veprës.” Aty unë jam trondit, sepse me ma pas dhënë krejt botën nuk do të më shkonte as mendja që djali im e bën atë,”-  tha babai i Naim Murselit./ Zoom.al

“Më tërheqin gratë” – Billie Eilish pranon që është biseksuale

Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish ka pranuar se është biseksuale.

Gjatë eventit “Hitmakers 2023”, ajo u pyet për orientimin seksual, duke deklaruar se tashmë është e qartë se tërhiqet nga gratë.

“A nuk ishte e qartë? Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin. Unë them, pse nuk mund të ekzistojmë? Kam lidhje të thella me gratë në jetën time, miqtë, familjen. Unë tërhiqem fizikisht prej tyre, por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga bukuria dhe prania e tyre”, tha Billie Eilish.

Në vitin 2021, pas publikimit të klipit muzikor për këngën “Lost Cause”, nisën dyshimet për orientimin seksual të saj, sepse Billie gëzonte me një grup vajzash në një party të dremitur.

Videoklipin këngëtarja e shoqëroi me një postim në “Instagram” me mbishkrimin: “Unë i dua vajzat”.