Aplikacion
Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një sulm me thikë në një rrugë në qendër të Parisit.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se një autori kishte shënjestruar kalimtarët rreth Quai de Grenelle, afër Kullës Eiffel.
Ai shtoi se personi i dyshuar ishte arrestuar dhe i plagosuri është dërguar në spital.
Një operacion policor po vazhdon rreth stacionit të metrosë Bir-Hakeim dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën.
Avokado konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më mirëbërëse për organizmin e njeriut. Këtë e kanë provuar shkencëtarët sipas të cilëve ky frut ofron bazën kryesore të ushqyesve të nevojshëm për mbarëvajtjen e proceseve të trupit.
Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut.
Një avokado përmban më shumë kalium se një banane dhe kaliumi është shumë i rëndësishëm për zemrën dhe jo vetëm.
Vetëm gjysma e një avokadoje ofron sasinë më të lartë të fibrës që ofron një frut, 4.6 gramë.
Përvec vlerave fantastike, avokado është një ndër frutat më të fotografuar edhe në Instagram.
Për shembull, vetëm në vitin 2017, në këtë platformë janë publikuar plot 3 milionë fotografi avokadosh dhe gatimesh me të, në ditë.
Vaji i Avokados, arma sekrete e hollivudit
Prej avokados njeriu mund të përftojë edhe një vaj shumë të shëndetshëm me yndyrna të mira për trupin.
Në aspekt vlerash, ky vaj konkuron fort me vajin e ullirit dhe sidomos për lëkurën është me të vërtetë fantastik.
Vaji i avokados në formën e tij më të pastër, është plot e për plot me acidin oleik që penetron thellë në lëkurë dhe e ushqen atë.
Për shembull nëse vaji i arrës së kokosit përmban 5-10 përqind acid oleik, vaji i avokados ofron 63% acid oleik, një sasi domethënëse që bën ndryshim në shëndetin e lëkurës, hidratimin dhe ushqyerjen e saj.
Ky vaj është perfekt për lëkurat e ndjeshme sepse është i pasur me klorofil, që i jep lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm rinor.
Vaji i avokados njihet si arma sekrete e Hollivudit, sepse shumë njerëz të famshëm janë fanatikë të këtij produkti që përmban sasitë maksimale të vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.
Motrat e famshme Kardashian i thurin shumë shpesh lavde efekteve të mrekullueshme të vajit të avokados për shëndetin e lëkurës. Madje, Khloe Kardashian e ka përshkruar atë si një eliksir të bukurisë.
Aktorja Lupita Nyongo, përfaqësuese e firmës Lancome, u shpreh së fundmi se pasi e kishte provuar vajin e avokados në lëkurë, dëshmoi magjinë e tij dhe vendosi ta përdorte në flokë dhe në fytyrë.
Si ta përgatisni vajin e avokados në shtëpi
Në qershor të këtij viti, autoritetet amerikane zbuluan se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të tilla në treg ishin ose të prishura ose me përmbajtje të lartë të yndyrnave të tjera, pra gjithçka tjetër veç vaj avokadoje.
Duke marrë shkas nga ky studim, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë përgatitjen e vajit në kushtet e shtëpisë.
Blini disa avokado në treg, pastrojini dhe tulin e tyre punojeni në mikser deri sa të formoni një pure të butë dhe kremoze.
Purenë hidheni në një tenxhere mesatare dhe lëreni të ziejë në temperaturë po mesatare.
Kur ajo të marrë valë, do të vëreni në sipërfaqe një shtresë vaji.
E gjithë pureja e avokados duhet të marrë një ngjyrë të errët dhe duhet ta përzieni vazhdimisht.
Kur ngjyra të ndryshojë nga e gjelbra e çelët në kafe, atëherë uji ka avulluar plotësisht.
Merreni të gjithë masën e kafenjtë dhe kullojeni njësoj si në rastin e salcës së kosit duke vendosur një enë poshtë napës ku të pikojë ngadalë vaji i avokados.
Vajin hidheni në një enë qelqi dhe e keni gati për konsum.
Nëse pini nga një lugë vaji rregullisht do ta furnizoni organizmin me plot 11 lloje të ndryshme vitaminash e 14 minerale thelbësore për trupin.
Vaji mund të përfshihet në shumë ushqime dhe nuk tjetërson shijen e tyre./AgroWeb.org
FOTO/U qëllua me breshëri plumbash, ky është kushëriri i Ardian Nikulajt që u vra në atentat mafiozPersoni në foto është viktima i atentatit mafioz mbrëmjen e sotme ( 2 Dhjetor) në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
40-vjeçari, i cili është djali i xhaxhait të biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit të tip ML, nga një makinë në lëvizje.
Eno Nikulaj u dërgua në spitalin e Lezhës por nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Burime për Zoom.al raportojnë se atentatorët e Eno Nikulaj lëviznin me një automjet tip BMW me targa AB138HT.
Targat janë vjedhur në Tiranë më 29 nëntor 2023 pranë komisariatit nr.6. Ndërkohë një automjet është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.
Atentati ndaj Eno Nikulajt dyshohet se gjithashtu është kryer për gjakmarrje, e njëjta arsye pse u vra edhe biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ky i fundit u ekzekutua mesditën e 19 prillit 2023, orës 13:25, nga një grup personash me pagesë teksa po pinte kafe në biznesin e tij.
Edmond Haxhia akuzohet se ka porositi vrasjen e Ardian Nikulajt. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.
Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Gjakmarrja mes dy fiseve
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.
“Mamin e harruam në makinë”, kështu i kanë thënë fëmijët e Liridonës dajës së tyre pasi i ati, Naim Murseli, i nxorri nga automjeti në mënyrë që vrasësi që kishte paguar të ekzekutonte nënën e tyre.
Leonard Ademaj ka treguar se si nisën dyshimet për versionin e treguar nga Naim Murseki, i cili tentoi ta fshihte duke e inskenuar si grabitje.
Një ditë pas vrasjes, Leonard Ademaj tha se kunati i tij nuk i hapte telefonin. Ndërsa dyshimet e tjera lindën kur shkuan në morg dhe Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij të vrarë.
“Edhe Naimin e kam marrë edhe shkuam ta shohim. Po tha që ‘nëse keni probleme shëndetësore mos e shikoni Liridonën. Thashë ‘jo more unë jam rrit me të, dua ta shoh’. Ai nuk dëshironte të hynte ta shihte. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i xhaxhai ‘Ec Naim se s’bën kështu ke jetuar 13 vite me të”, tha ai për RTK.
Leonardi deklaroi se në ditën e varrimit e kishte telefonuar në të njëjtin numër, të cilin një ditë më parë Naimi i kishte thënë se ia kishin vjedhur grabitësi.
Dyshimi tjetër ishte te sendet me vlerë që kishte me vete Liridona, për të cilat kunati i kishte thënë se u grabitën nga hajdutët.
“Kur shkova në mjekësinë Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çfarë ka pasur Liridona i ke brenda. Nëse hajdutët e kanë vjedhur, Liridona ka pasur shumë ar, do ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu”, tregoi ai, duke shtuar se vrasja e së motrës ndodhi brenda mjetit.
Sa i përket arsyes së krimit, i vëllai i viktimës u shpreh se: “Na shkon mendja se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodh një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mundet që ka mbetur pa para, ka pas borxhe dhe të vriste motrën tonë që ti merrte paratë e sigurimit”.
Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.
Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë dy nipërit se cfarë ka ndodhur në momentin e vrasjes së inskenuar të nënës së tyre.
“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kishte shtrënguar dorën shumë. Kur kam shkuar në polici mu afrua, më përqafoi, dajë tha hajduti më kërkoi paratë, por unë nuk ia dhashë dhe ka hapur dorën i kishte pasur paratë aty”, rrëfen ai.
Atentati ndaj Eno Nikulajt, autorët u larguan me BMW! Targat u vodhën pak ditë më parë në TiranëAtentatorët e Eno Nikulaj mësohet se lëviznin me një automjet tip BMW me targa AB138HT.
Burime për Zoom.al informojnë se targat janë vjedhur në Tiranë më 29 nëntor 2023 pranë komisariatit nr.6
Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt automjetit në ecje ku udhëtonte viktima.
40-vjeçari, i cili është djali i xhaxhait të biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Lezhë, u dërgua në spitalin e Lezhës por nuk i mbijetoi plagëve.
Pas atentatit në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, vrasësit janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë një automjet është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.
Shkarkohet drejtori i burgut të Fushë-KrujësDrejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska është shkarkuar nga detyra.
Sharkimi i tij është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Ky vendim mësohet se është marrë bazuarf kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.
“Njoftim në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë!
Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.
Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.
Ministri Manja shpreh besimin në vazhdimin e punës dhe angazhimin për të siguruar një administratë të fuqishme dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.
Atentat kushëririt të Ardian Nikulajt, 40 vjeçari humb jetën në spitalKushëriri biznesmenit Ardian Nikulaj, të cilit iu bë atentat në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, ka ndërruar jetë në spital.
Policia informoi se 40 vjeçari Eno Nikulaj, u transportua në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Por Eni Nikulaj nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën.
Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës
Emri/ Breshëri pumbash drejt mjetit të kushëririt të Ardian Nikulajt, 40-vjeçari vdes në spitalKushëriri i Ardian Nikulajt është qëlluar me breshëri plumbash mbrëmjen e sotme (2 Dhjetor) teksa udhëtonte me automjet është aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
Shënjestra e atentatit është identifikuar si Eno Nikulaj dhe është djali i xhaxhait të biznesmenit, Ardian Nikulaj i cili u vra në një atentat mafioz disa muaj më parë brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Raportohet se 40 vjeçari, banues në Shëngjin, është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore. Por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën në spital.
“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, njoftoi policia.
Dyshohet se atentati u bë nga një makinë në lëvizje, nga ku u derdhën breshëri plumbash drejt 40-vjeçarit.
Mësohet se atentatorët lëviznin me një automjet tip BMW me targa AB138HT që është larguar në drejtim të Lezhës.
Burime për Zoom.al informojnë se targat janë vjedhur në Tiranë më 29 nëntor 2023 pranë komisariatit nr.6
Atentati ndaj Eno Nikulajt dyshohet se gjithashtu është kryer për gjakmarrje, e njëjta arsye pse u vra edhe biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ky i fundit u ekzekutua mesditën e 19 prillit 2023, orës 13:25, nga një grup personash me pagesë teksa po pinte kafe në biznesin e tij.
Edmond Haxhia akuzohet se ka porositi vrasjen e Ardian Nikulajt. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.
Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Gjakmarrja mes dy fiseve
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.
Aksident i rëndë në Belsh, 17-vjeçari përplas për vdekje këmbësorenNjë aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, ku një adoleshent duke drejtuar një motomjet ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 80 vjeçarja me iniciale R. L., ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu është dëmtuar edhe 17-vjeçari me iniciale B.A., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me adoleshentin, raportohet po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po kryhen hetime për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shqipëria në grupin e “ferrit”, Duka optimist, beson tek kualifikimi: Do bëjmë më të mirënShorti për EURO 2024 nuk qe i favorshëm për Shqipërinë, pasi Kombëtarja jonë ka rënë në grupin e “ferrit”.
Shqipëria do të jetë në grupin më të vështirë të kampionatit që do të luhet në Gjermani, ku do të përballet me kampionen në fuqi, Italinë, me Spanjën dhe me Kroacinë.
Por presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur optimist duke besuar tek kualifikimi i Kombëtares Kuqezi.
Ai u shpreh se fillimisht skuadra duhet të shijojë suksesin dhe më pas të përgatitet për finalen e Europianit, ku shtoi se do të bëjnë më të mirën.
“Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Silvinjo dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Europian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Europianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian.
Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Europianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja.
Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë nga tifozët, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë”, tha Duka.