Aplikacion
Nuk është “darka e gabuar” e Ismail Kadaresë. Mund të jetë “darka e gabuar” e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Nacionale ka marrë vesh se ajo po darkon me hiç më pak se kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i shndërruar në një nga personat më të padashur për kryeministrin Albin Kurti sidomos në këto kohë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka pësuar rëndë me shumë e shumë komente të ashpra nga vartësit e kryeministrit Albin Kurti së fundmi. Ai është shprehur thellësisht i shqetësuar në lidhje me zhvillimet në veri dhe me masat ndëshkuese ndaj Kosovës nga partnerët më të mëdhenj të saj dhe e ka anuluar një mbledhje qeveritare më 14 qershor.
Presidentja Vjosa Osmani po ashtu është shprehur e shqetësuar, por duke qëndruar publikisht në vijë publikisht me politikën e kryeministrit të Kosovës.
Por, duket se darka e sotme vetëm sa do të rrisë
Osmani është parë duke darkuar në Ulqin të Malit të Zi, pikërisht me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë që vazhdon të jetë i shënjestruar nga ana e mbështetësve të kryeministrit Kurti.
Nuk dihet nëse një darkim i tillë do të përkthehet edhe në zhvillime politike në Kosovë, por është e qartë se nuk besohet që këtë darkë do ta shohë me sy të mirë kryeministri Kurti.
Raportet Rama-Osmani
Deri tash, raportet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kishin qenë mjaft të vështira.
Rama ka bërë një fushatë të madhe për të dëshmuar padrejtësinë me të cilën po përballej në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi, një nga kundërshtarët më të mëdhenj politikë të Osmanit. Ai madje në disa raste i është referuar Thaçit si “president” dhe jo si “ish-president”.
Në anën tjetër, ‘vështirësisë’ në raporte besohet t’i kenë kontribuuar edhe problemet e Ramës me kryeministrin Kurti.
Dhe se raporti Rama-Osmani nuk ishte shëndoshur e dëshmoi edhe fillimi i muajit qershor. Të dy ishin pjesëmarrës në samitin e Moldavisë dhe zhvilluan një numër të madh takimesh, por asnjëri e as tjetri nuk e postuan ndonjë fotografi të përbashkët.
Pikërisht në atë kohë, kryeministri shqiptar e kishte informuar publikun për dorëzimin e një draft-statuti të Asociacionit në Bruksel, çka kishte rritur kritikat nga mbështetësit e VV-së për të.
Në një nga kritikat më të ashpra të saj ndaj Edi Ramës, presidentja Osmani kishte thënë edhe se nuk duhej t’i shpëtohej fytyra Serbisë.
“…unë e përmenda se cilat janë dallimet tona, unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve” – kishte thënë ajo.
Pse kjo fotografi ka rëndësi?
Presidentja Osmani ka shprehur vetëm tërthorazi ndonjë kritikë për Kurtin. Ta zëmë, kishte thënë se ishte “absolutisht zhgënjyese” mungesa e njohjes në marrëveshjen e Brukselit/Ohrit. Por, tashmë – kur Kosova haptas po ndëshkohet nga partnerët e saj – koha po kërkon përcaktim të qartë.
Dhe një shenjë se përcaktimi në fjalë tashmë mund të jetë bërë, dhe jo në favor të Kurtit, mund të jetë edhe kjo fotografi me njeriun që mban anën tjetër./ Marrë nga “Nacionale”
Nisin trazirat në Francë, protestuesit hedhin predha drejt policisëPredha të hedhura në drejtim të automjeteve të policisë, gaz lotsjellës, grupe të rinjsh me fytyrë të maskuar dhe disa skutera të djegur…
Kjo është panorama e Francës këtë mbrëmje, ku për të katërtën natë radhazi u rikthyen trazirat, pas vrasjes nga policia të 17-vjeçarit.
Në kundërpërgjigje, për të mbajtur turmën nën kontroll, policia njoftoi për 49 arrestime, mes disa grupeve të vogla të protestuesve që lëviznin në zona të ndryshme të vendit me synimin e plaçkitjes.
Siç raportojnë mediat në Francë, nga përplasjet dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë.
Loftus-Cheek bëhet “Djall”, zbuloni detajet e marrëveshjes dhe koston e transferimitRuben Loftus-Cheek është zyrtarisht një lojtar i Milanit.
Mesfushori, pasi kaloi ditën e parë si kuqezi të enjten me vizita mjekësore në Madonnina dhe më pas kaloi në Qendrën Ambrosiano ku përfundoi procedurën për marrjen e të drejtës sportive, më pas u transferua në klub për të nënshkruar për marrëveshjen e bërë zyrtare në orët e fundit.
Një kontratë 4 milionë euro në sezon për mesfushorin që do ta mbajë te Milani deri në vitin 2027.
Loftus-Cheek vjen nga Chelsea për 18.5 milionë paund përfshirë bonuset (rreth 21.5 milionë euro): asnjë huazim me detyrim për ta blerë në fund të sezonit, siç do të kishte preferuar Milani.
Transferimi te kuqezinjtë është i përhershëm. Cheek mund të luajë si mesfushor, por edhe si mesfushor sulmues.
Ai do të zërë një vend jashtë BE-së që dukej i destinuar për Kamada japoneze.
Ndërkohë Loftus-Cheek përshëndeti Chelsean në rrjetet sociale.
“As nuk di nga t’ia filloj. Unë kam qenë në Chelsea që në moshën 8-vjeçare, jam rritur dhe kam luajtur si futbollist profesionist në këtë klub. Kam kaluar si djalë në këtë klub dhe është e vështirë t’u them lamtumirë kaq shumë njerëzve që më ndihmuan të bëhem personi dhe lojtari që jam sot. Është koha që unë të filloj një aventurë të re në futboll, të jetoj në një vend të ri dhe të përjetojmë një kulturë të re, por me të vërtetë shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në të ardhmen. Faleminderit për gjithçka”, tha mesfushori anglez. /zoom.al/
Noizy përmend emra, a është Stresi shoku i tij?Në një rrëfim për sakrificat e të shkuarës, projektet e reja dhe planet e të ardhmes, reperi Noizy u ndal edhe te shoqëria e tij.
Ai përmendi emrat e atyre që i konsideron miq të vërtetë, ndërsa foli edhe për raportin me Stresin dhe Blerim Destanin.
“Yllin dhe Varrosin e kam shok. Stresin dhe Blerim Destanin nuk e kam shok hiç”, tha Noizy duke qeshur.
Krijohen dorezat “smart”! Mësojnë pacientët t’i bien pianosShkencëtarët kanë krijuar doreza smart të cilat iu mundësojnë pacientëve me probleme gjymtyrësh të luajnë në piano.
Ekzoskeleti përdor inteligjencën artificiale dhe përmban sensorë prekjeje që i ndihmon pacientët të mësojnë aftësitë manuale që mund t’iu jenë dobësuar ose të kenë humbur në pjesën e duarve, te gishtat apo kyçet.
Doreza e ‘mëson’ personin që e vesh si t’i bjerë pianos duke ‘ndierë’ lëvizjet e duhura dhe të gabuara. Kjo mund të jetë një mundësi për rehabilitimin e personalizuar të njerëzve që duan të mësojnë sërish si të luajnë muzikë.
Trombozat i lënë pacientët me probleme në shikim, komunikim dhe gjymtyrë të dobët. Ekzoskeleti i dorezës imiton lëvizjet natyrale të dorës. Secili gisht përmban 16 sensorë që lejon të perceptohet objekti që preket.
Shkencëtarët janë shprehur se nevojitet edhe më shumë punë për të përmirësuar pajisjen dhe për ta bërë më të përshtatshme. Ata shpresojnë që në të ardhmen të mund të përdoret nga pacientët me trombozë apo aftësi të kufizuara për të rifituar lëvizshmërinë e krahut
Drejtuesi humb kontrollin, makina përmbyset në rrugëNjë makinë u përmbys mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se aksidenti u regjistrua në zonën e ish-parkut të autobusave, si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Siç raportohet, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe fillimisht u përplas me bordurën anësore, ndërsa më pas u përmbys në rrugë.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur dhe gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit.
“Blindohet” Franca, Macron nxjerr blindat në rrugë, njerëzit nisin plaçkitjenFranca po kalon orë të vështira, mes trazirave dhe dhunës. Njerëzit kanë dalë sërish në rrugë për të protestuar, të nxitur nga vrasja e një 17-vjeçari franko-algjerian nga një polic.
Teksa po hyn në natën e katërt të protestave, mbrëmjen e kësaj të premteje u regjistrua edhe viktima e parë mes protestuesve.
Referuar mediave franceze, një 50-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia e një supermarket. Sipas autoriteteve franceze, viktima nuk kishte lidhje me protestuesit, por u qëllua nga një plumb qorr.
Ndërkohë, njerëzit kanë nisur plaçkitjen dhe shkatërrimet në të gjithë vendin.
Për të përballuar një tjetër natë të dhunshme, qeveria e Francës ka “blinduar” vendin.
Plot 45 mijë policë, 5 mijë më shumë se dje janë dislokuar sot në mbrëmje, ndërsa në rrugë kanë dalë mjetet e blinduara me urdhrin që të ndalohen autobusët dhe tramvajet pas orës 21.00 në të gjithë vendin.
Qeveria franceze ka vendosur të anulojë aktivitetet, koncertet që kërkojnë mobilizimin e policsië dhe që mund të paraqesin rreziqe për sigurinë në gjëndjen aktuale në të cilën ndodhet Franca
Pas këtij studimi për jastëkun, nuk do të flini më kurrë njëllojNuk do të flini mirë pas kësaj! Një këllëf jastëku i palarë mund të strehojë 3 milionë baktere pas vetëm një jave ose rreth 17,000 herë më shumë se tualeti. Ky është raporti i fundit i publikuar nga Amerisleep.
Analiza përfshinte të dhëna për pastërtinë për dyshekët, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve, si dhe një analizë të patogjenëve të mundshëm që fshihen midis çarçafëve ku flemë.
Në këtë kushte, ekspertët paralajmërojnë se këllëfët e jastëkëve, në veçanti, duhet të ndryshohen rregullisht – dhe jo vetëm një herë në javë (ose muaj).
“Kur shtriheni në shtrat, ju po i ndotni çarçafët me qeliza të vdekura të lëkurës (rreth 50 milionë në ditë), djersë, grim, locione, flokë dhe çdo gjë tjetër që keni marrë gjatë ditës. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe djersa sigurojnë ushqim për bakteret duke i tërhequr ato në shtratin tuaj dhe duke i ndihmuar ato të shumohen”, thotë studimi.
Prandaj ndërroni këllëfët sa më shpesh dhe mos shkoni kurrë në krevat pa larë fytyrën.
Kosova i kthen “borxhin” Shqipërisë, depoziton në KESH energjinë e tepërtNë bazë të marrëveshjes së KEK-KESH, Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur të dërgojë një sasi të rrymës gjatë orëve të natës në Shqipëri.
E gjithë kjo pasi në periudhën e muajve të vjeshtës dhe të këtij dimri, Kosova ka marrë diku rreth 220 mijë megavatë-orë energji elektrike nga Shqipëria. Kjo sasi e rrymës, që i jepet Shqipërisë, është si kthim i borxhit.
Korporata Energjetike e Kosovës ka dy-tre ditë që tepricat e prodhuara të energjisë elektrike po ia dërgon Shqipërisë.
Më konkretisht, konsumimi i “reduktuar” shumë i rrymës që nga prilli, e sidomos që nga fillimi i majit, ka bërë që me gjithë tërheqjen e bllokut B1 të Kosovës B nga prodhimi për shkak të punëve remontuese të planifikuara në turbinën e kësaj njësie, të mjaftojë energjia e prodhuar në njësitë e tjera për të plotësuar nevojat e Kosovës.
KEK-u gjatë muajit maj dhe qershor, përkohësisht e ka tërhequr nga prodhimi (e ka vendosë në “pushim”) edhe njërin nga blloqet e termocentraleve Kosova A (herë bllokun A3, herë A4), me kapacitet 130 megavatësh, pasi që, siç kanë vlerësuar në KEK, prodhimi i energjisë elektrike në njësitë e tjera që gjenden në operim, ka mjaftuar për të plotësuar nevojat e konsumit të Kosovës me energji elektrike.
Më konkretisht, prodhimi nga blloku B2 i termocentraleve Kosova B (260 megavatë-orë) dhe nga A3-shi (130 megavatë) e A5-shi (130 megavatë) dhe dhjetëra megavatë nga kapacitetet e energjisë së rinovueshme (në raste kur kishte erëra të mjaftueshme dhe në saje të të reshurave thuaja të vazhdueshme në këta muaj), edhe 100 megavatë-orë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme, (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës), pak a shumë është thuaja se i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e konsumit të zvogëluar ndjeshëm krahasuar me periudhën dimërore.
Sipas të dhënave të distribucionit, konsumi këtyre ditëve sillet 600-650 megavatë-orë, që është pak a shumë është i barabartë me rrymën e prodhuar këtyre ditëve në stabilimentet e angazhuara aktualisht. Gjatë natës konsumi bie ndjeshëm edhe nën këto shifra të sipërpërmendura.
Në KEK, tërheqjen nga prodhimi të bllokut A4 (130 megavatë), përkundër gjendjes së mirë teknike të këtij blloku, e arsyetojnë me faktin se gjatë majit dhe qershorit konsumi i vendit nuk kishte nevojë edhe për sasinë sa prodhon njësia A4, ndërsa në anën tjetër, siç theksojnë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në këtë kohë nuk është shumë e leverdishme për të prodhuar për eksport të rrymës, për shkak të çmimeve shumë të ulëta të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.
Sipas një llogarie del që edhe pse jashtë prodhimit aktualisht gjenden gati gjysma e termocentraleve të KEK-ut (B1 dhe A4, ndërsa në prodhim gjenden B2 dhe A3 e A5).
Situata elektroenergjetike në Kosovë, nga fillimi i majit, qëkur është rikthyer në prodhim blloku A5 i termocentraleve Kosova A, është relativisht të qëndrueshme, sado që aktualisht nga termocentralet e vendit shpenzohet ndjeshëm më pak rrymë se sa në sezonin e dimrit.
Të gjitha termocentralet e KEK-ut që aktualisht janë në punë, prodhojnë 520 megavatë. Kësaj sasie duhet shtuar edhe energjia elektrike nga impiantet e rinovueshme.
Tepricat, KEK-u është detyruar t’i eksportojë edhe për shkak se në sistemin elektroenergjetik të Shqipërisë, deri këto ditë, praktikisht, për shkak të situatës së volitshme me ujëra në liqenet akumuluese të Kaskadës së Drinit dhe plotësimit qind për qind të nevojave nga prodhimi vetanak të konsumit shqiptar, nuk kanë pasur nevojë për energjinë elektrike nga Kosova.
Në bazë të marrëveshjes së kahershme KEK-KESH, Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur të dërgojë një sasi të rrymës gjatë orëve të natës në Shqipëri.
Tani për tani, kjo sasi e rrymës që i jepet Shqipërisë si kthim i borxhit, nuk është aq e madhe, por në ditët në vazhdim pritet të rritet kjo sasi. Siç dihet, në periudhën e muajve të vjeshtës së vonë dhe të këtij dimri, Kosova ka marrë diku rreth 220 mijë megavatë-orë energji elektrike si kthim borxhi, por edhe si huazim, ose borxh i krijuar ndaj KESH-it.
Më saktësisht, Kosova, pas kthimit të tërësishëm të borxhit nga sistemi elektroenergjetik shqiptar, ka huazuar nga Shqipëria diku rreth 34 mijë megavatë-orë si borxh, të cilin do të kthejë gjatë muajve të kësaj vere, kur në Kosovë rëndom pritet të ketë teprica, ndërsa në Shqipëri ka nevojë për më shumë energji elektrike edhe për shkak të turizmit veror.
Megjithatë, siç kanë njoftuar në KEK, që nga 28 shkurti i këtij viti, Kosova nuk ka marrë më fare energji elektrike nga Shqipëria./ Monitor
Ylli portugez dhe Blind i japin lamtumirën Bayern MunichJoao Cancelo dhe Daley Blind nuk do të jenë pjesë e ekipit të Bayern Munich sezonin e ardhshëm.
Këtë lajm e kanë bërë publik vetë kampionët e Gjermanisë në rrjetet sociale.
Të dy lojtarët nuk do të jetë pjesë e ekipit të trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ardhshëm, pasi nuk janë në planet e tij.
Daley Blind është tashmë lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë lehtësisht ekipin e së ardhmes.
Ndërkohë mbrojtësi portugez pas përfundimit të huazimit te bavarezët rikthehet te Manchester City, klubi që ka pronësinë e kartonit të tij. /zoom.al/